Torte me molla.docx

14
Torte me molla PËR 4 PERSONA; 3 gota uji, 1 gotë uji vaj, 1 gotë uji lëng portokalli, 1 pako pluhur pjekjeje, 1 pako vanilje, 3 vezë, 1 gotë uji sheqer, 8 mollë të forta. Përgatitja; Qërojmë mollët dhe i presim në feta, i spërkasim me limon dhe i lëmë mënjanë. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë lëngun e portokallit dhe vajin. Pastaj hedhim miellin të cilin e kemi përzierë me pluhur pjekjeje dhe vaniljen dhe i përziejmë të gjitha me mikser elektrik. Shtrojmë një letër furre në tavën e sobës, pastaj në të hedhim brumin. Rreshtojmë sipër fetat e mollës dhe e pjekim në 180 gradë për 40-45 minuta. Tiramisu Përbërësit:

Transcript of Torte me molla.docx

Page 1: Torte me molla.docx

Torte me molla

PËR 4 PERSONA;

3 gota uji,

1 gotë uji vaj,

1 gotë uji lëng portokalli,

1 pako pluhur

pjekjeje,

1 pako vanilje,

3 vezë,

1 gotë uji sheqer,

8 mollë të forta.

Përgatitja;Qërojmë mollët dhe i presim në feta, i spërkasim me limon dhe i lëmë mënjanë. Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë lëngun e portokallit dhe vajin. Pastaj hedhim miellin të cilin e kemi përzierë me pluhur pjekjeje dhe vaniljen dhe i përziejmë të gjitha me mikser elektrik. Shtrojmë një letër furre në tavën e sobës, pastaj në të hedhim brumin. Rreshtojmë sipër fetat e mollës dhe e pjekim në 180 gradë për 40-45 minuta.

Tiramisu

Përbërësit:

 

Për biskotat:

150 g miell

130 g sheqer

3 vezë

Page 2: Torte me molla.docx

50 g niseshte

maja për ëmbëlsira

vanilje

 

Për kremin:

5 veze

150 g çokollatë në copëza

500 g maskarpone

200 ml kafe

120 g sheqer

100 g kakao

 

Përgatitja:Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe rrahim këto të fundit duke hedhur sheqerin pjesë pjesë. Vazhdojmë rrahjen e të bardhave derisa të arrihet një masë e fryrë. Më pas shtojmë të verdhat dhe vazhdojmë ti rrahim derisa të bëhet një masë kremoze.

 

Përziejmë përbërësit e thatë se bashku dhe i shtojmë tek vezët duke i situr dhe trazuar ngadalë, nga poshtë lartë. E hedhim masën e përgatitur në xhepin e pastiçerisë dhe e hapim në tavë. E pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 180 gradë celsius për rreth 10 minuta.

 

Përgatitja e kremit për tiramisu: 

Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe rrahim të bardhat derisa të arrijmë një masë të fryrë. Me pas i vendosim në frigorifer. 

 

Në rrahësin elektrik, hedhim të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin. I rrahim në shpejtësi mesatare. Duhet ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë. Shtojmë marskarponen dhe i përziejmë mirë së bashku. Me pas shtojmë dhe te bardhat e vezëve. I përziejmë me kujdes nga poshtë lart derisa të arrijmë një masë homogjene.

 

Në tavë fillojmë shtrojmë biskotat duke i lyer me parë me kafe. Vendosim një shtrese biskota dhe me pas hedhim një shtrese kremi. E hapim mire në të gjithë sipërfaqen e tavës. Sipër shtojmë kakao dhe copëza çokollate.

Page 3: Torte me molla.docx

Vazhdojmë kështu dhe me shtresën e dyte. Pasi e kemi përfunduar e vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë. Më pas e presim në copa dhe e shërbejmë

Torte me kokos

Përbërësit për shtresat me çokollatë:

- 4 vezë,– 230 gr miell,– 165 gr gjalpë i butë (e nxjerrim 2 orë më parë nga frigoriferi),– 165 gr sheqer,– 100 ml qumësht,– 1 pecivë,– 35 gr kakao.

 

Përbërësit për shtresën e kokosit:

- 100 ml panna,- 150 kokos,– 1 e bardhë vezë.

 

Përgatitja e bazës me çokollatë:

Në një tas të madh do të përziejmë mirë gjalpin me sheqerin, do të shtojmë 4 të verdhat e vezëve dhe do të vazhdojmë t’i përziejmë akoma. Shtojmë qumështin, miellin, pecivën dhe kakaon. Në një tas tjetër do të kalojmë më mikser 4 të bardhat e vezëve. Këto të fundit do t’i shtojmë me shumë kujdes tek tasi tjetër ku kemi bërë përzierjen.

 

Përgatitja e shtresës me arrë kokosi:

Përziejnë në mikser të bardhën e vezës, shtojmë sheqerin, arrën e kokosit dhe panën. I përziejmë mirë. Do të lyejmë tavën me pak gjalpë dhe pak miell. Do të hedhim në të gjysmën e brumit të parë me çokollatë, shtojmë brumin me arrë kokosi dhe përsëri do të shtojmë atë me çokollatë. Piqet në furrë me

Page 4: Torte me molla.docx

190 gradë C për 45-50 minuta. Kur të piqet, e lëmë të ftohet dhe e spërkasim me sheqer pluhur

Torte me qokollad

Përbërësit për 16 copa:

125 g margarinë

50 g sheqer ngjyrë kafe

2 vezë

200 g miell

2 Lugw gjellë kakao

1/2 pako pluhur pjekës

100 ml qumësht

 

Përbërësit për mbushjen:

300 ml qumësht

50 g griz (ermik)

80 g margarinë

80 g sheqer

100 g kokos

2 pako sheqer vanille

 

Përbërësit për krem çokollatën:

 

Nxehim furrën në180°. Lyejmë pjesën fundore tëtepsisëme diametër 26 cm me vaj. Rrahim margarinën, sheqerin dhe vezët nëmikser. Përziejmëmiellin, kakaon, pluhurin pjekës dhe qumështin dhe i hedhim nëmikser. E përziejmëtëtërë masën dhe mëpas e shtrojmënëtepsi për tu pjekur për 25 minuta. Pasi tëpiqet e nxjerrim nga furra dhe e lëmëtëftohet. Hedhim qumështin, margarinën dhe grizën (ermik) dhe i vendosim nëzjarr për tëvluar

Page 5: Torte me molla.docx

derisa tëbëhet qull grize. Shtojmësheqerin, kokosin dhe sheqerin vanilje. Këtëmasëe shtrojmëmbi tortën e ftohur duke mbuluar tëgjithësipërfaqen e saj. Çokollatën e shkrijmë(banjo mari) dhe me tëlyejmëtortën sipër. Tortën e lëmënëfrigorifer për disa orëtëftohet.

Torte e shpejt

Përbërësit e kësaj ëmbëlsire:

4 vezë,

 1 gotë sheqer,

 1 gotë vaj,

 1 gotë qumësht,

 1 gotë miell

 1 gotë kokos pluhur, 

 rrush i thatë, arra etj, 

 1 pako pluhur për fryrje

 1 lugë vanilje

 3 lugë kakao

 Përgatitja:

 Fillimisht fusim në mikser vezët dhe sheqerin rreth 10 minuta. Pastaj duke i përzier vazhdimisht shtojmë vajin, qumështin, kakaon, miellin dhe pluhurin për fryrje dhe vaniljen. Masës që formuam i shtojmë kokos, arra, rrush të thatë etj. Në tepsinë e lyer me vaj kthejmë masën dhe e pjekim në temperaturë 180o. Nëse dëshironi shtojini edhe sherbet, duke e përgatitur me 1 ½ l ujë dhe 3 gota sheqer.

 

Torte me rrush te thar zhele etje

Page 6: Torte me molla.docx

Përbërësit e kësaj ëmbëlsire:

3 kokrra vezë

7 kokrra fiq të thatë

10 kokrra kajsi të thata

80 g gjalpë

1 gotë kos

1 gotë sheqer

1 paketë pluhur vanilje

1 paketë pluhur për fryrje

2 gota me miell

Përgatitja:

Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Përziejmë me mikser të bardhat e vezëve derisa të bëhen shkumë, shtojmë sheqerin dhe e përziejmë sërish derisa sheqeri të shkrijë. Më pas shtojmë të verdhat e vezëve dhe i përziejmë sërish. Shtojmë kosin, vaniljen dhe pluhurin fryrës. Gjatë gjithë kohës i përziejmë dhe në fund hedhim gjalpin dhe miellin nga pak nga pak, në mënyrë që të mos krijojë kokrra.

Pasi është bërë një masë kremoze do të shtojmë kajsitë dhe fiqtë. Përbërjen e hedhim në tavë, të cilën e kemi lyer me gjalpë dhe e fusim në furrë në 180 gradë.

Qokollad aroamtike ose pudding

Përbërësit për 10 persona:

400 g çokollatë e zezë

2 filxhan të vegjël kafe e zezë

6 vezë

4 lugë vanilje

70 g sheqer

Përgatitja:

Page 7: Torte me molla.docx

Çokollata duhet copëtuar dhe bashkë me kafen shkrihen në avull. Të bardhat e vezëve ndahen dhe lihen anash, ndërsa të verdhat përzihen me vaniljen. Të bardhat e vezëve përzihen me sheqerin dhe nga miksimi përftohet shkuma. Të verdhat e rrahura të vezëve përzihen mirë me çokollatën, bashkë dhe me shkumën e të bardhave. Çokollata aromatike nxirret nëpër gota, por para se të shërbehet, gotat duhet të mbahen së paku 3 orë në frigorifer.

 

Kek me kakao dhe koka kolaKategoria: Ëmbëlsira

E mërkurë, 30 Nëntor

Përbërësit e kësaj ëmbëlsire:

240 gr miell 

200 gr gjalp 

125 gr kos

250 ml kola 

30 gr kakao

250 gr sheqer 

2 vezë

Page 8: Torte me molla.docx

Përgatitja:

Marrim një tas të madh, hedhim miellin, sheqerin, një lugë kafeje kripë, një lugë kafeje fryrës për ëmbëlsira, gjysmë luge kafeje sodë buke. Në një tenxhere hedhim gjalpin, kosin, kakaon dhe koka kolën. Këtë përzierje do e vëmë në zjarr të ulët, duke e përzier derisa të shkrijnë përbërësit dhe të bëhet një masë homogjene. Pasi të ketë shkrirë do e hedhim ngadalë në tasin me miell duke e përzier në mënyrë që mos krijohen kokrriza. Pasi të jetë përzierë mirë do të shtojmë dy vezët dhe e përziejmë sërish. Masën e vendosim në tavën që duam, të cilën e kemi lyer më parë me gjalpë dhe pak miell dhe e vendosim në furrë. Për kremin do të marrin një tavë, hedhim pak kola,100 gr gjalpë dhe i vëmë në zjarr derisa të shkrijë gjalpi, shtojmë 30 gr kakao dhe i përziejmë derisa të treten mirë dhe të krijohet si krem. Shtojmë pak kripë dhe e heqim nga zjarri. Pasi e heqim nga zjarri shtojmë 200 gr sheqer pluhur dhe i përziejmë mirë. Pasi të jetë pjekur baza e kekut e nxjerrim nga furra dhe i hedhim lart kremin e përgatitur. E lëmë në temperaturë ambienti për 2 orë dhe më pas e servirim.

Sallam çokollateKategoria: Ëmbëlsira

E mërkurë, 30 Nëntor

Page 9: Torte me molla.docx

Përbërësit për këtë ëmbëlsirë të thjeshtë:

150 g sheqer

3 të verdha veze

80 g gjalpë

4 lugë kakao e hidhur

200 g biskota “digestive”

Përgatitja:

Hedhim në gotën e mikserit sheqerin, të verdhat e vezëve, gjalpin e shkrirë e kakaon dhe i përziejmë. Shtojmë biskotat dhe vazhdojmë përzierjen derisa të bëhet brumë i ngjeshur, ku biskotat të mos humbasin fare, por vetëm të jenë grirë trashë. Hedhim brumin mbi tryezë për t’i dhënë formën e sallamit. E mbështjellim me letër varaku dhe e lëmë në frigorifer të paktën një natë

Kek me çokollatë të shkrirë në mes

Kategoria: Ëmbëlsira

E mërkurë, 30 Nëntor

Page 10: Torte me molla.docx

Përbërësit e kësaj ëmbëlsire:

120 g çokollatë për shkrirje 

100 g gjalpë 

1 filxhan sheqer pluhur 

2 vezë të plota dhe 2 të verdha vezësh 

6 lugë miell

Përgatitja:Në furrën e parangrohur vendosim 4 forma të cilat i kemi lyer pak me gjalpë. Në banjëmari shkrijmë çokollatën me gjalpin duke e trazuar derisa të bëhet një masë e ndritshme. Shtojmë sheqerin pluhur dhe e përziejmë derisa të bëhet njësh.Shtojmë 2 vezët dhe 2 të verdhat dhe i përziejmë sërish, pastaj shtojmë miellin, e përziejmë dhe e ndajmë nëpër format. E pjekim për 12 minuta. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet 2 minuta dhe pastaj e kthejmë përmbys në 1 pjatë duke e zbukuruar me sheqer pluhur

Krem i djegurKategoria: Ëmbëlsira

E mërkurë, 30 Nëntor

Page 11: Torte me molla.docx

Përbërësit për 6 persona:

 2 vezë të plota + 7 të verdha vezësh

160 g sheqer

600 ml ajkë

Sheqer panxhari për të djegur kremin

Përgatitja:

Rrihni vezët dhe të verdhat e vezëve me sheqer derisa të ngurtësohen dhe shkrijini me ajkë të nxehur më parë në zjarr. Ndajeni përzierjen në stampa duke e filtruar me një kulluese dhe sistemojeni në një tavë të veshur me letër kuzhine (për të evituar shpërbërjen gjatë pjekjes), pastaj piqeni në furrën tashmë të nxehtë në 180 gradë, në banjëmari për afro 1 orë. Kur kremi të jetë zier, lëreni të mpikset, pastaj futeni në frigorifer për 2 orë. Kur ta shërbeni, spërkateni me sheqer panxhari dhe vëreni në furrën e nxehtë, derisa sheqeri të bëhet si karamele. Shërbejeni kremin të ftohtë direkt në stampa.