Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005...

18
Redaktim: Giusy Di Pumpo – Daniela A. Lo Martire – Teodora Mariani Perkthimi nen kujdesin e: Dhurata Vreshtazi Perpunimi dixhital: Valter Messore Informacion: email: [email protected] tel: +390805402716 - fax: +390805402775 TREGUESI

Transcript of Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005...

Page 1: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Redaktim: Giusy Di Pumpo – Daniela A. Lo Martire – Teodora Mariani

Perkthimi nen kujdesin e:

Dhurata Vreshtazi

Perpunimi dixhital: Valter Messore

Informacion:

email: [email protected]: +390805402716 - fax: +390805402775

TREGUESI

Page 2: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Treguesi

Site në internet

Banka elektronike të dhënash

Revista

Monografi

Literatura Institucionale

Shtypi i përditshëm

Page 3: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Instituti për promovimin industrial http://www.ipi.it Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione Industriale) është agjensia qeveritare që synon promovimin e rritjes dhe të konkurrimit të sistemeve prodhuese dhe ekonomike të Vendit. Në një kontekst të karakterizuar nga një ndërkombëtarizim dhe globalizim në rritje i tregjeve, Instituti njeh në adoptimin e sistemeve novative të qeverisjes një mundësi për t’u lejuar ndërmarrjeve konkurrencën në tregje gjithnjë e më të gjera dhe më konkurruese, gjithashtu edhe për të vlerësuar veçoritë e territoreve kombëtare. Shërbime informative për administratat publike http://www.pubblicamente.it Pubblicamente është një shërbim informativ i Formez i cili ndihmon dhe orienton administratorët publikë në kërkim on line të informacionit, legjislacionit, proçedurave, best practices, etj. Pubblicamente mbledh dhe sistemon të gjitha informacionet që i përkasin Administratës Publike. Rrjeti për novacionin në Administratat Publike lokale http://www.direttorigenerali.it Interesi i qytetarëve në vend të parë: kjo është detyra kryesore në administrimin e një territori. Ndërgjegjësimi i një punësimi të tillë sjell përcaktimin e një roli të ri të funksionarëve publikë dhe në veçanti të atyre lokalë. Novacion i vazhdueshëm, revolucion burokratik gradual, shpirt iniciative, përgjegjësi. Burimet njerëzore ose më mirë kapitali njerëzor paraqet një nga levat strategjike më të rëndësishme të modernizimit të enteve lokale, e rëndësishme për garantimin e cilësisë së shërbimeve publike, në mënyrë elegante e në kohë duke patur si synim sadisfaksionin e përdoruesve/klientëve sesa kryerjen formale të shërbimeve publike. Drejtorët e përgjithshëm janë pika e kontaktit midis aktiviteteve politike dhe aktiviteteve administrative të Enteve dhe për këtë arsye ushtrojnë një rol qëndror në Komuna e Provinca. E-Government: shërbime integruese të administratave publike për modernizimin dhe për konkurrimin e Italisë http://www.saga.it Zgjidhja e-government i ofron çdo komune mundësinë e furnizimit me shërbime më efiçente nëpërmjet teknologjive informative më moderne, në gjendje të ofrojë lehtësi e thjeshtësi përdorimi për përdoruesit qofshin këta qytetarë, ndërmarrje apo operatorë lokalë. Me anë të internetit e-government afron qytetarin me administratën publike duke i ofruar mundësinë e ndërveprimit me makinën publike me shpejtësi të lartë dhe duke përfituar nga të gjitha shërbimet e ofruara nga komuniteti dixhital. Gjithashtu paraqet një integrim të spikatur me tipologji të ndryshme të sistemeve drejtuese egzistuese, si dhe një mundësi të lartë për të replikuar në çdo kontekst komunal. Kodi i ri i Administratës dixhitale http://www.innovazione.gov.it/ita/ Teknologjitë e reja të rrjetit dhe Interneti lejojnë të shkohet më tej se thjesht automatizimi i Administratave Publike, duke realizuar një model të ri operativ i karakterizuar nga një efiçencë më

Page 4: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

e lartë, thjeshtësim dhe transparencë e aktivitetit administrativ. Nevoja e mbështetjes së këtij transformimi duke i dhënë instrumentave të rinj dixhitalë siguri dhe vlerësim juridik është motivi për të cilin lind Kodi i Administrimit Dixhital. Italia është ndër vendet e para në botë që propozon një instrument të tillë normativ, frut i një ripërpunimi modern të ligjeve dhe normave të shumta që i përkasin përdorimit të teknologjive të reja si nga ana e zyrave publike në marrëdhënie me qytetarë dhe ndërmarrje, ashtu dhe në marrëdhënie juridike ndërmjet privatëve. Kodi është thelbi normativ i “reformës dixhitale” që mbështet një gjeneratë të re të drejtash të qytetarëve në shoqërinë moderne të njohurive, e bazuar në pluralizmin kulturor dhe në një Shtet që promovon ato vlera të prosperitetit, demokracisë dhe qytetërimit që teknologjitë dixhitale lejojnë të interpretohen dhe të shprehen në një mënyrë të re. Projekte formimi e-learning në administratat publike http://www.governo.it/GovernoInforma/Dossier/e_learning_formazione/index.html Administratat Publike në këto vite kanë shfaqur një interesim të lartë për teknologjitë e reja informative. Këto të fundit ofrojnë mundësi në përshpejtimin dhe realizimin e shpërndarjes së informacioneve dhe njohurive nëpërmjet zgjidhjeve virtuale, duke bërë të mundur eliminimin e vështirësive të shpërndarjes në kohë dhe në hapsirë. Cilat politika lokale dhe cilat shërbime novative për të favorizuar përfshirjen dixhitale të qytetarëve me aftësi fizike të kufizuar? http://www.handimatica.it/ Realizimi i shoqërisë së informacionit kërkon afirmimin e të drejtës për akses, për transparencë dhe privacy. Lidhjet pa kufi janë një mundësi e mirë jo vetëm për Administratat Publike dhe ndërmarrjet në territor, por dhe një mbështetje e vërtetë për politikat e përfshirjes dhe të mundësive të barabarta drejtuar të gjithë qytetarëve që ndodhen në situatë të vështirë dhe që rrezikojnë të mbeten jashtë shoqërisë për shkak të dallimit dixhital. Shoqëria e bazuar në teknologjitë e informacionit duhet të jetë e të gjithëve, do të ishte për t’u uruar një bashkëpunim midis përfaqësuesve të Institucioneve, ekspertëve dhe personave kryesorë që veprojnë në kuadrin e Welfare lokale, në mbështetje të proçeseve të integrimit social të personave me aftësi fizike të kufizuar dhe në shërbimet e screening dhe reabilitimit, në fakt të gjitha këto shpjegohen në Kodin e administrimit dixhital. Protokolli i marrëveshjes për përcaktimin e një rrjeti të vëzhguesve rreth bilanceve të enteve lokale http://www.bilancientilocali.it/ Gjatë takimeve midis Enteve të ndryshme është saktësuar rëndësia e kushteve bazë të nevojshme për ndarjen e të dhënave si dhe është manifestuar nevoja e realizimit të një plani të përbashkët pune rreth studimit të të dhënave të siguruara nga kontabiliteti i enteve lokale, në vazhdim të këtyre takimeve ka dalë dukshëm nevoja e një protokolli marrëveshjesh që formalizon institucionimin e "Network të Vëzhguesve rreth Bilanceve të Enteve Lokale” dhe që të rregullojë aktivitetin, synimet dhe mënyrën e aderimit. Objektivi kryesor i network është fuqizimi i kapaciteteve të studimeve të çdo pjesëtari falë mundësisë së aplikimit të përpunimeve rreth një kampioni më të gjerë në krahasim me një vëzhgues të vetëm. Përballë ndarjes së eksperiencave dhe mënyrave të analizimit kalohet në një përmirësim të kapaciteteve të analizimit të fenomeneve kryesore të financës lokale si dhe të menaxhimit të shërbimeve. Synohet të zhvillohen iniciativa duke nxitur aderimin e eksperiencave të tjera të ngjashme, egzistuese në territorin kombëtar me qëllim rritjen e shkallës së mbulimit.

kthehu tek treguesi

Page 5: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

De Agostini Professionale Bankë të dhënash juridike, e konsultueshme edhe on line në Internet (veç CD-Rom e DVD-Rom) vetëm nga zotëruesit e liçencës, me një axhornim të vazhdueshëm dhe në kohë reale. Kjo bankë të dhënash informon rreth :

• Il Diritto Comunitario e dell’Unione Europea (Të Drejtës Komunitare dhe të Bashkimit Europian), i klasifikuar në 25 sektorë të mëdhenj tematikë, të pajisur me komentim juridik;

• Le Leggi d’Italia (Ligjeve Italiane) me komentim juridik, të organizuara sipas përmbledhjes, të të gjitha Magjistraturave Superiore dhe të Doktrinës së juristëve prestigjozë;

• Le Leggi regionali (Ligjeve rajonale), të vendosura në një bankë të dhënash të vetme me përmbajtje normativën e 20 rajoneve italiane dhe të provincave autonome të Trento e Bolzano (në version dy gjuhësh);

• I 7 Codici d’Italia (Shtatë Përmbledhje Ligjesh Italiane) në tekstin në fuqi dhe të kordinuar;

• L’Archivio storico (Arkivit historik) i akteve kombëtare; • Le Circolari e le Istruzioni ministeriali (Qarkoreve dhe Instruksioneve ministeriale), të

nxjerra duke filluar nga viti 1996 nga rreth 35 organe kopetente midis Ministrive, Instituteve dhe Enteve. Çdo ligj është në raport reciprok me masat legjislative në përmbajtjen e bankës së të dhënave "Codici d’Italia". Vepra përmban si qarkore të publikuara në Gazetën Zyrtare, ashtu edhe ato të papublikuara të vështira për t'u gjetur.

Juris Data Giurisprudenza Bankë të dhënash juridike e Giuffré, e konsultueshme në CD Rom e DVD Rom vetëm nga zotëruesit e liçencës. Kjo bankë grumbullon çdo vit informacionet e përmbajtura në Repertorin e Drejtësisë Civile (duke filluar nga viti 1979) të cilës i janë shtuar Vendimet e Gjykatës Civile të Kasacionit, Legjislacioni, Përmbledhjet e Ligjeve e Ligjet Plotësuese si dhe Vendimet e Gjykatës Penale të Kasacionit. Banka e të dhënave përmban:

• Tutte le massime (Të gjitha sentencat) (sot, janë më shumë se 500.000, me evidentimin e më të rëndësishmeve) – në fushën kushtetuese, civile, penale, e proçeseve gjyqësore, administrative dhe të taksave – të marra nga vendimet e deklaruara nga Gjykata Kushtetuese, nga Gjykata e Kasacionit e nga Këshilli i Shtetit, si dhe sentencat e vendimeve të autoriteteve të tjera të trajtuara në publikime periodike;

• L’indicazione della legislazione vigente (Tregues të Legjislacionit në fuqi); • Notizie bibliografiche (Lajme bibliografike): artikuj doktrine, shënime rreth

vendimeve gjyqësore, shënimet redaktuese kryesore. Në seksionin “Novità” (Të reja) gjenden sentencat më të fundit, akoma të pa vendosura në banka të dhënash. Data Open Bankë të dhënash on line, me axhornim në kohë reale, e propozuar për publikun nën markën OPEN të Shoqërisë së Menaxhimit SDM. Ofron aplikimet e mëposhtme:

• Tuttoimprese – Camere di Commercio on line (Të gjitha ndërmarrjet – Dhomat e Tregëtisë on line), produkt që ofron të dhëna zyrtare të Dhomave Italiane të

Page 6: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Tregëtisë, nëpërmjet të cilës është e mundur të kërkohen të dhëna, të arkivohen e të printohen Skeda të NdërmarrjeveSkeda të përgjegjësive të ndërmarrjeve, Skeda të rregullimit të pronësisë së shoqatave, Skeda ortakërie.

• Tuttoimprese – 1. Protesti on line (Protestime on line) produkt që ofron në rrjet të gjitha emërtimet, si persona fizik ashtu edhe persona juridik, firma e të cilëve rezulton e protestuar në gjithë territorin kombëtar.

• Tuttogazzette – Full, produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë dhe të Gazetës Europiane.

• Tuttogazzette – 1. Leggi e Decretti, (Ligje e Dekrete), produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të pjesës normative dhe legjislative të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë e të Gazetës Europiane.

• Tuttogazzette – 2. Gare e Appalti (Gara e Tendera), produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të seksionit Tendera të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë e të Gazetës Europiane.

• Tuttogazzette – 3. Concorsi (Konkurse), produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të pjesës Konkurse të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë e të Gazetës Europiane.

Akropolis Bankë të dhënash e Shtëpisë Botuese “Newton”, e axhornuar çdo katër muaj, e konsultueshme në CD Rom vetëm nga zotëruesit e liçencës. Ofron kuadrin normativ në sektorët e urbanistikës, të rregullimit të territorit dhe të ndërtimit, lejon kërkimin e të dhënave në bazë të datës dhe numrit, argumentit, tekstit të plotë. Të tre seksionet URBANISTICA (URBANISTIKA), ASSETTO DEL TERRITORIO (RREGULLIMI I TERRITORIT), EDILIZIA (NDERTIMI), përmbajnë të njëjtën tipologji normative dhe janë të klasifikuara sipas argumentave. “Akropolis” përmban:

• Legjislacion nga 1867 • 71 zëra kërkimi • Kompleksi i normave juridike nga 1980 të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së

Kasacionit, Këshillit të Shtetit, të TAR (Gjykata Administrative Rajonale) • Doktrina nga 1975 • Formularë

Tendera të Investimeve Publike Bankë të dhënash e Shtëpisë Botuese “Newton”, e axhornuar çdo gjashtë muaj, e konsultueshme në CD Rom vetëm nga zotëruesit e liçencës. Kjo bankë përbën një sistem të koordinuar dhe të plotë të gjithë legjislacionit në fuqi me temë tenderat publikë, si të prodhimit kombëtar ashtu edhe të derivimit komunitar, lejon kërkimin e të dhënave në bazë të datës dhe numrit, argumentit, tekstit të plotë. “Appalti di Opere pubbliche” përmban:

• 70 zëra kërkimi • Legjislacion nga 1865 • Kompleksi i normave juridike të Gjykatës Kushtetuese, të TAR (Gjykata

Administrative Rajonale), të Këshillit të Shtetit.

Të gjitha bankat e të dhënave elektronike mund të konsultohen me ndihmën e punonjësve të bibliotekës

kthehu tek treguesi

Page 7: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

“Nuova Regione” jeton këtu në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 10, 2004, fq. 58 Firma dixhitale, paperless, protokolli informatik. Falë teknologjive dixhitale hapen mundësi të reja për novacionin e ushtrimit të aktivitetit të funksionarëve rajonalë. Vendndodhja në Bibliotekë: BR3E10

Buccellato Armando, Asquer Alberto e Spano Alessandro, Qeveria e ndërmarrjeve publike: dimensioni institucional, politika dhe ekonomia në: Azienda pubblica, nr. 4, 2004, fq. 527-546 Një model planifikimi dhe kontrolli organizativ i administratës publike lejon kuptimin e kompleksitetit të drejtimit të ndërmarrjeve publike dhe përmirësimin e racionalitetit komplesiv të proçeseve të prodhimit dhe të shpërndarjes së vlerave. Artikulli synon përshkrimin e momenteve kryesore të këtij modeli, duke ilustruar marrëdhëniet funksionale dhe dinamike midis proçeseve të planifikimit politik dhe strategjik, të programimit dhe të kontrollit organizativ në administratën publike.

Venndodhja në Bibliotekë: BR1A2 Calciolari Stefano, Dokumenti elektronik: instrumentat, vështirësitë dhe mundësitë për modernizimin e proçeseve administrative në: Azienda pubblica, nr. 3, 2004, fq. 435 Në kuadër të proçeseve të modernizimit të administratës publike, teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit marrin një rol të një rëndësie të veçantë. Futja e këtyre teknologjive kërkon nga njëra anë një kujdes të veçantë ndaj ndikimit në organizimin variabël dhe nga ana tjetër kërkon një lidhje të qartë me objektivat e strategjisë së ndërmarrjes. Vendndodhja në Bibliotekë: BR1A2 Cerrato Daniele e Vesci Massimiliano, Ndryshimi i veprimit publik në mbështetje të zhvillimit lokal: drejtimi strategjik i Pakteve territoriale në: Azienda pubblica, nr. 4, 2004, fq. 607-624 Bazat e politikave të reja të zhvillimit lokal, për të cilat Paktet territoriale përbëjnë një nga instrumentët kryesorë, konsistojnë në një logjikë network, nëpërmjet të cilit synohet forcimi i kapaciteteve të mobilizimit dhe të shfrytëzimit të burimeve të pranishme në territor. Puna studion më tej elementët që karakterizojnë drejtimin strategjik dhe proçeset e qeverisjes së organizatave të realizimit të Pakteve territoriale. Vendndodhja në Bibliotekë: BR1A2

Page 8: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Dagnino Arianna, Wi-fi, për eksplorimin e veprave të artit në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 10, 2004, fq. 74-76 Jo vetëm shërbimet e e-booking të biletave: shkohet në guidat virtuale rreth itinerareve të personalizuara në bazë të tipit të vizitorit dhe të kohës së tij të udhëtimit. Arti dhe wireless: një binom që po bëhet gjithnjë e më sugjestiv dhe fuqimisht i pasur me zhvillime intrigante. Vendndodhja në Bibliotekë: BR3E10 Davis Richard, Vizitorët italianë on line të kënaqur nga sitet e Administratës Publike në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 10, 2004, fq. 12 E-government për italianët është bërë një instrument i nevojshëm për të hyrë nëpërmjet kompjuterit personal në shërbimet në rrjet të Administratave Publike. 62% e vizitorëve të siteve të Administratës Publike janë të kënaqur nga shërbimet e ofruara on line. Ky është rezultati i arritur nga Nielsen Ratings rreth treguesve të Osservatorio Società dell’Informazione, kërkuar nga Ministri për novacionin dhe teknologjitë, Lucio Stanca. Një kërkim ky që për herë të parë ka bërë një sondazh edhe për përdoruesit e

siteve publike me një pyetësor të përpunuar nga qendra studimi të ministrisë, në bazë të iniciativave analoge të promovuara edhe në Europë. Vendndodhja në Bibliotekë: BR3E10

Davis Richard, Europa: tre prioritete për e-government në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 10, 2004, fq. 12 Komisioni Europian ka dashur të orientojë vendet anëtare të Bashkimit Europian drejt prioriteteve reale për realizimin korekt të shoqërisë së informacionit (World summit on the information society, Wsis) me vëmendje të veçantë për realizimin e Planit të veprimit të aprovuar në Gjenevër. Janë përcaktuar tre zona: para së gjithash vënia në jetë e një politike të rregullt zhvillimi e bazuar në strategjitë dhe në sistemin e normave dhe rregullave në gjendje për të nxitur investimet dhe novacionin; së dyti fuqizimi i aplikimeve të teknologjive të reja të informacionit në

fushën e e-government për të arritur shprehjen më të mirë të e-learning, e-health dhe e-business; e në fund kushtimi i një vëmendje të veçantë promovimit të aktiviteteve të kërkimit në fushën e shoqërisë së Informacionit. Vendndodhja në Bibliotekë: BR3E10

Garlatti Andrea, Skenare e prespektiva të reja të evolucionit ekonomik të enteve lokale në: Azienda pubblica, nr. 4, 2004, fq. 507-525 Skenari në të cilin veprojnë entet lokale karakterizohet nga nje dinamizëm i fortë. Në veçanti globalizimi i shoqërisë dhe i ekonomisë, devolucioni i funksioneve publike dhe politikave të rregullimit veprojnë si faktorë të

Page 9: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

fuqishëm ndryshimi në shumë vende perëndimore, duke paraqitur për entet lokale një rol të ri dhe sfida të reja organizative dhe drejtuese. Vendndodhja në Bibliotekë: BR1A2

Marletto Gerardo Paradigma të ndërhyrjes publike dhe politika italiane e transportit: një rilexim kritike në: Economia Pubblica, nr. 6, 2004, fq. 69-97 Artikulli propozon rimarrjen në konsideratë në mënyrë kritike të politikës italiane të transportit. Në pjesën e parë analizohen elementët thelbësorë të gjashtë politikave që në Itali nga vitet ’60 e më tej kanë karakterizuar ndërhyrjen publike në sektorin e transportit:

• Politikat në fazën e kalimit të tyre: shpenzimi në infrastruktura si politika makroekonomike dhe transportet si shërbim politik

• Politikat në realizim: konkurrenca si zgjidhje dhe slogani i reduktimit të shprehjes

• Politikat që akoma nuk kanë konsoliduar hapsirën e tyre në axhendën e vendimmarrësve publikë: integrimi dhe logjistika për të konkurruar në globalizimin dhe politika industriale e transporteve.

Në fazën e dytë shpjegohen me imtësi lidhje midis gjashtë politikave të transporteve të analizuara dhe paradigmat e ndërhyrjes publike. Vendndodhja në Bibliotekë: BR1B9

Martinello Laura e Peruffo Enzo, Partnership publike e private si instrument i krijimit të vlerës për ndërtimin sanitar Në: Rivista italiana di ragioneria e di economia aziendale, nr. 1-2, 2005, fq. 108-122 Kultura e ndërhyrjes private, përkrah ndërhyrjes publike per realizimin e infrastrukturave, po përhapet me shpejtësi në shumë vende, sidomos në nivel europian. Përballë qëndrimeve, eksperiencave dhe realitetit ndonjëherë shumë të ndryshme, objektivi mbetet megjithatë i përbashkët: krijimi i vlerës për kolektivitetin. Të ashtuquajturat Partership Publike Private, të zhvilluara në Angli duke filluar nga 1992, synojnë shfrytëzimin e

eksperiencës, kapacitetet dhe burimet financiare të subjekteve private për shmangien e kapacitetit të kufizuar të shpenzimit të subjektit publik. Vendndodhja në Bibliotekë: BR1D5

Pellicano Marco e Monetta Giulia, Roli i etikës në administratat publike në: Azienda pubblica, nr. 3, 2004, fq. 345 Dëshira e afirmimit të rolit të etikës në zgjedhjet e administratave publike lind nga nevoja e pajtimit të kompleksitetit të vlerave të brendshme që orientojnë sjelljet e këtyre organizmave me rregullat e brendshme që orientojnë sjelljet e këtyre organizmave. Me qëllim specifikimin më të mirë të konceptiti të etikës të aplikuar në sjelljet e tyre, artikulli përdorë metodologjinë e qëndrimit sistemiko vital. Kërkimi empirik, i realizuar nëpërmjet një sondazhi kampionar, u ndalua në shpërndarjen e realizimin e Kodit etik, të parashikuar nga Departamenti i Funksionit publik.

Vendndodhja në Bibliotekë: BR1A2

Page 10: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Ravasio Mauro, Reforma e transportit publik lokal në Itali: një problem i timing politik? në: Economia & Mangement nr. 6, 2004, fq. 41 Jurisprudenca komunitare dhe reformat italiane kanë prodhuar një timing të gabuar të aplikimit të një reforme që në vetvete paraqiste përmbajtje të përsosura. Qëndrimi i parë i rëndësishëm i reformës ishte nje ndryshim i ngadaltë por konstant i kulturës së ndërmarrjes të operatorëve kryesorë dhe transformimi i enteve speciale dhe i ndërmarrjeve publike në shoqëri aksionesh me sjelljen e ndërmarrjeve sipas një logjike tregu me permbajtjen e kostove.

Vendndodhja në Bibliotekë: BR1B8

Sebastiani Mario, Benchmarking shumëkriteresh në: Biblioteche oggi, nr. 9, 2004, fq. 17-24 Një hipotezë per promovimin e novacionit në biblioteka. Vendndodhja në Bibliotekë: BR6A6 Serva Federica, Zgjedhja e të ardhmes në: Pubblica: innovazione, strategie, organizzazione, tecnologie, comunicazione per la Pubblica Amministrazione, në. 11, 2004, fq. 12-13 Zhvillimi i aplikimeve “mobile” për të ofruar shërbime në bazë të nevojave të qytetarëve. Ky është objektivi i projektit Pandora, i eksperimentuar në rajone të ndryshme europiane dhe së shpejti do të nxjerrë një platformë të CRM, e konsultueshme nga aplikime wireless. Për të ofruar informacione, për shembull, në bujqësi e blektori në Lombardi ose turistëve në Basilicata. Vendndodhja në Bibliotekë: BR5A10 Sette Antonio, Novacioni organizativ i enteve lokale midis rregullave, management dhe teknologjia në: RU: Risorse umane nella pubblica amministrazione, nr. 5, 2004, fq. 34-58 Të flasësh për novacion në entet lokale do të thotë të flasësh për proçesin e ndryshimit të nisur në fillim të viteve ’90 që sot mund të quhet akoma në kërkim të një sistemimi dhe mbi të gjitha në realizim të vazhdueshëm. Në këtë itinerar të novacionit ku baricentro u spostua nga realizimi i një produkti në projektimin e një produkti, kryhen një rol kyç në novacionin teknologjik. Por ekziston një risk: mënjanimi më tej i atyre që për motive të

ndryshme nuk përdorin teknologjinë dhe rrjetet. Teknologjia nuk mund të bëhet model organizimi referimi, por duhet të kryej një rol të burimeve instrumentale në brendësi të një proçesi. Vendndodhja në Bibliotekë: BR7A9

Page 11: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Severini Valeria, Administrata Publike dhe roli i IT në: Pubblica: innovazione, strategie, organizzazione, tecnologie, comunicazione per la Pubblica Amministrazione, nr. 11, 2004, fq. 18 Një kërkim në nivel kombëtar identifikon Administratën Publike si një zonë të përshtatshme për njohjen dhe përdorimin e teknologjisë. Në kundërshtim me sektorin privat, që pa kuptuar rëndësinë strategjike të novacionit teknologjik, rrezikon të groposi rekuperimin në Europë të realizuar deri më sot. Vendndodhja në Bibliotekë: BR5A10

kthehu tek treguesi

Page 12: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

E-government : profile teorike dhe aplikime praktike të qeverisë dixhitale/ nën kujdesin e Fulvio Sarzana di S. Ippolito. - Piacenza : La Tribuna, [2003]. - 521 fq. ; 25 cm TREGUESI: *. Akti administrativ elektronik *Firma elektronike dixhitale në Administratën Publike. *Protokolli informatik, arkivimi optik dhe konservimi i dokumentave në Administratën Publike. *Regjistrat e automatizuar *Lista e kontributeve *Portali i shërbimeve *Sporteli shumëfunksional *Procurement publik *Open source në Administratën Publike. Aspektet juridike *Dobësia dhe sigurimi në rrjet i Administratës Publike *Karta e identitetit elektronik dhe Karta kombëtare e shërbimeve

*E-vote *E-learning në Administratën Publike. Administrata Publike italiane ka hyrë në rrugën e novacionit teknologjik. Të stimuluara nga një itinerar normativ i ndërgjegjshëm për rolin që novacioni teknologjik ka në drejtimin e proçeseve të riorganizimit sipas kritereve të efiçencës, të ekonomisë dhe të thjeshtësimit, Administrata Publike qëndrore dhe lokale po perceptojnë linjat guidë për novacionin të përcaktuara nga Qeveria. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 64 D 36a

Manuali i management : strategji, modele dhe burime të ndërmarrjes në ekonominë dixhitale / nën kujdesin e Walter Giorgio Scott, Mauro Murtula, Maurizio Stecco. - Milano : Il sole 24-ore, [2003]. - XVI, 1390 fq.: ill. ; 25 cm TREGUESI: * Skenari i ri i ekonomisë dixhitale * Transformimet e makro-ambientit * Skenarii novacionit teknologjik dhe i sigurimit * Transformimi i ndërmarrjes * Evolucioni në proçesin e management * Drejtimi i njohurive * Burimet financiare në ekonominë dixhitale * Transformimi i marrëdhënieve me tregun * Revolucioni i marketingut: nga masa në individ * Ndermarrja dhe rjeti i vlerës së saj: klientët, shpërndarësit, instrumentet

Impenjimi për rritjen ka një dimension europian, ky impenjim si dhe kushtet e një rritje të qëndrueshme dhe të fortë përbëjnë në të njëjtën kohë një sfidë për Italinë. Ato duhet të marrin në konsideratë specifikat e veçanta të sistemit italian, të strukturës industriale, një nga pikat e forcës dhe të dobësisë, por duhet të kenë edhe një vizion, një model të një Vendi si i cili duam të bëhemi. Të rritësh konkurrimin (kompetitivitetin) do të thotë të sigurosh nivele më të larta komplesive të efiçencës dhe të produktivitetit të sistemit në krahasim me të kaluarën dhe në mënyrë konstante më superiorë në krahasim me konkurrentët më të fortë. Trajnimi profesional dhe kërkimi janë dy dimensione të ekonomisë së novacionit, është e nevojshme të promovohen zona teknologjike të avancuara, ku Rajoni dhe Entet Lokale të kenë një rol të rëndësishëm. Vendndodhja në Bibliotekë BM 63 D 12a

Page 13: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Marketingu publik: marketingu i shtetit, i enteve lokale, i enteve publike kombetare dhe teritoriale / Antonio Foglio. - Milano : Franco Angeli, c2003. - 412 fq. ; 23 cm TREGUESI: *Skenari i tregut publik *Tregu publik *Marketingu publik *Të njohësh për të reaguar: kërkimi në marketing *Segmentimi i tregut publik *Pozicionimi i ofertës dhe kombinimi i marketingut miks *Politika e prodhimit dhe e produktit, back office *Politika e shpërndarjes dhe e shërbimeve: front office *Politika çmim/tarifë *Politika e komunikimit dhe e promovimit *Marketingu management dhe organizimi *Normativat në mbështetje të marketingut publik *Material multimedial i bashkangjitur on

line Sot entet publike që ofrojnë shërbime si për shembull ndërmarrjet private, kanë nevojë të njohin kërkesën, të përshtaten për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë, të pajisen me teknika drejtuese, organizative dhe të marketingut për të siguruar prespektiva rritjeje dhe për të sadisfaksionuar qytetarët-përdorues; kontributi i marketingut shfaqet strategjik edhe pse mbetet akoma i dobët; për shkak të opinionit të pajustifikueshëm të shumë operatorëve publikë dhe jo të pak operatorëve naivë që për një kohë të gjatë kanë qënë të mendimit që marketingu nuk ishte i aplikueshëm për Shtetin dhe për entet që kryejnë funksione publike, duke ushqyer parandalime në përdorimin e tij, deri në atë pikë për ta konsideruar të huaj për traditat administrative, profan që kërkon të futet në ritualin e Shtetit, duke banalizuar ofertën publike të shërbimeve me proçesin e sforcuar të tregut. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 63 C 19a

Projekt administrimi në shëndetsi: një instrument për të drejtuar ndryshimin dhe novacionin e organizimit / Eugenio Vignati, Paolo Bruno. - Milano : Franco Angeli, 2003. - 175 fq. : ill. ; 23 cm TREGUESI: * Projekt administrimi * Projekt administrimi dhe cilësia * Elementët përbërës të projekt administrimit * Formimi profesional dhe projekt administrimi * Qeveria e kërkesës në UO (Bashkimin Spitalor) të psikiatrisë * Grupe të kurave parësore dhe buxheti i mjekësisë së përgjithshme të Asl (Ndërmarrja sanitare lokale) të Cremona-s * Propozim protokolli për daljen e kontrolluar nga spitali të pacientëve onkologjikë * Spitali pa dhimbje * Vazhdueshmëria asistenciale në Asl (Ndërmarrja

sanitare lokale) të Mantova-s Skenarët konkurruese në fushën e shëndetsisë ndyshojnë me shpejtësi të lartë. Aplikimi progresiv i kalimit të fuqive në kuadrin shëndetsor rajoneve, konkurrimi gjithnjë e më i fortë publik-privat, një qytetar i vetdijshëm për të drejtat dhe nevojat e veta janë të gjithë këta faktorë që detyrojnë ndërmarrjet shëndetsore për të abandonuar në mënyrë definitive qëndrimet atendiste të të shkuarës për t’u bërë më në fund protagonistët e të ardhmes. Në tekst futen konceptet e projekt administrimit në shëndetsi, analizohen tipologjitë e mundshme të projektit duke i mbështetur me raste të ndërmarrjeve si në kuadrin spitalor ashtu edhe territorial. Përmbajtjet e treguara nga linjat guidë parashikojnë katër seksione referimi: organizim dhe administrim të shërbimeve shëndetsore; treguesit e cilësisë së shërbimeve publike shëndetsore; administrim i burimeve njerëzore; kriteret e financimit dhe elementët e bilancit dhe të kontrollit. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 58 B 8a

Page 14: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Programimi dhe kontrolli në administratat publike / Carlo Chiappinelli, Luigi Condemi. - Milano : Giuffré, [2004]. - VII, 285 fq. ; 24 cm TREGUESI: *Programimi dhe konteksti institucional *Programimi dhe Bashkimi Europian *Programimi i bilancit *Programimi qeveritar dhe ministerial *Programimi në entet territoriale *Aktiviteti administrativ *Parametrat e kontrollit *Sistemi i kontrolleve *Kontrollet e brendshme *Kontrollet e jashtme Pjesa e parë e këtij volumi i përket: programimit komunitar; programi i Qeverisë; programimi i bilancit: dokumenti i programimit ekonomiko-financiar, bilanci vjetor dhe shumëvjeçar, ligji financiar, raporti i parashikimit dhe raporti programor; direktivat e përgjithshme për veprimin administrativ dhe për akte të tjera; programimi i bilancit në rajone dhe në ente lokale; programimi i negociuar; programimi në evolimin e ligjeve në sensin federal. Pjesa e dytë përmban: aktivitetin administrativ dhe parametrat e kontrollit: principin e legjitimitetit dhe principi i efiçencës; tipologjia e kontrolleve: profili juridik, ekonomik i kontrollit të administrimit; matja e aktivitetit administrativ dhe treguesit ekonomiko-financiarë; kontrollet e brendshme; kontrollet e jashtme: kontrolli i ushtruar rreth akteve të Qeverisë dhe rreth administrimit të bilancit të enteve në të cilat Shteti kontribuon në mënyrë urdhërore, në rajonet me statut special e të zakonshëm, në entet lokale; sistemi i kontrolleve italiane dhe komunitare: deklarata vjetore e besueshmërisë; ligji kushtetues nr. 3 i vitit 2001 dhe problemi i kontrolleve. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 72 A 5a

Reforma e administrimit publik / Cristopher Pollitt, Geert Bouckaert ; edizione italiana a cura di Edoardo Ongaro. - Milano : EGEA : Universita Bocconi editore, [2002]. - XXII, 425 p. ; 23 cm TREGUESI: * Natyra e reformës së administrimit publik * Probleme dhe rrugëzgjidhje: një model i reformës së administrimit publik * Konteksti i reformave. Tipet e sistemeve politiko-administrative * Trajektoret e modernizimit dhe të reformave * Rezultatet jotrasparente * Politika e administrimi * Trade-off, bilancime, limite, dilema dhe paradokse * Refleksioni: administrimi dhe qeverisja.

Autorët zhvillojnë një analizë të gjerë dhe të hollësishme të reformave të kryera në shumë vende gjatë njëzet viteve të fundit. Krahasohen trajektoret e reformave të dhjetë vendeve përveç Italisë dhe evidentohen diferencimet thelbësore në qëndrimet e mbajtura në kontekste të ndryshme. Në ndryshim nga studimet e tjera, merr në konsideratë si vendet e orientuara drejt qëndrimeve të “New Public Management” ashtu edhe vendet ngurruese ndaj një impenjimi të tillë. Studjohen në veçanti Australi, Kanada, Finlandë, Francë, Gjermani, Zelanda e Re, Vendet e Ulta, Angli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicra. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 27 E 25a

Page 15: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Tutelimi i të dhënave personale në administratat publike dhe në entet lokale / Alessandro Cacciari. - Napoli : Esselibri, c2003. - 240 p. ; 24 cm TREGUESI: * Inkuadrimi i disiplinave juridike rreth privacy * Garantues për mbrojtjen e të dhënave personale * Raporti midis aksesit dhe rezervimit * Sistemi i sanksioneve * Modulistika Hyrja në fuqi e normativës së parë rreth tutelimit u prit nga operatorët e Administratave Publike me një frymë të përzier frike dhe skepticizmi. Skepticizmi si kapacitet i parashikimeve legjislative për të garantuar një tutelim efektiv të privacy të subjekteve marrëse të aksioneve administrative;

frikë për detyrimet të cilave u nënshtroheshin entet publike në trajtimin e të dhënave personale. Nën këtë profil duheshin botuar modalitetet në administrimin e proçedurave të caktuara për zyra të veçanta për vlerësimin e përshtatshmërisë me parashikimet e ligjit nr. 675 të 31 Dhjetorit 1996 dhe nisjen e veprimeve të ristrukturimit të proçeseve. Volumi përballon problemet kryesore që ndeshin operatorët e Administratave Publike për të siguruar tutelimin e nevojshëm të të dhënave personale. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 63 D 1

Universet paralele: njohuritë e administratës publike, ndryshimi social dhe stile të jetës së qytetarëve / Andrea Pitasi. - Milano : Franco Angeli, c2003. - 156 fq. ; 24 cm TREGUESI: * Një njohuri që shkon përtej simbolit. Dilema metodologjike dhe paradokse të mbikqyrjes * Instrumentat njohës të strategut të komunikimit publik * Modeli interpretues i komunikimit strategjik * Katër njohuri të komunikimit strategjik për administratën publike * Funksionet e katër njohurive të komunikimit strategjik për administratën publike * Hipoteza të software njohës për vendimmarrjen strategjike të sistemeve psiqike autopërshtatshmërie * Shënime konkluzive

Institucione dhe qytetarë janë si universe paralele, marrëdhëniet mes të cilëve shkojnë drejt mbylljes duke vështirësuar komunikimin. Si mund të riparojmë këtë raport? Propozimi i këtij libri konsiston në zhvillimin e një strategjie komunikimi për organizimet publike të përqëndruar në vlerësimin e specifikave të individit i nënkuptuar si njeri në multidimensione njohëse ndjenjash, vlerash dhe sjelljesh. Kjo strategji komunikimi duhet të kishte funksionin e lehtësimit të zhvillimit të personit në individualitetin e tij të pasur dhe unik. Nga ana tjetër subjekti i lirë dhe përgjegjës është një individ në një gradë të lartë koshence dhe projektimi evolutiv, prandaj nuk ka nevojë për vlera guide, as edhe për shumë informacione, por për proçedura, për njohuri strategjiko-operative funksionale dhe të ndryshueshme sipas projekteve të veta evolutive. Në këtë sens njohuritë e ndryshimit që propozon ky libër nuk janë listuar sipas një logjike sterile të përmbajtjes. Çdo tip i njohurive mund të funksionojë në krijimin e një dinamike të transparencës, shërbimit, trajtimi i qytetarit nga ana e institucionit në një raport të besueshmërisë reciproke. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 25 H 9p

kthehu tek treguesi

Page 16: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Zhvillimet më të fundit të shoqërisë së informacionit: ndryshimet e bëra në vitet 2000-2001 / Consiglio regionale della Lombardia, Istituto regionale di ricerca della Lombardia. - Milano : Guerini e associati, 2002. - 221 fq. ; 24 cm TREGUESI: * Zhvillimet më të fundit të Shoqërisë së Informacionit në Lombardi: kërkimi * Raporti i sondazhit desk * Dokumenti i parë i bashkangjitur. Përcaktimi i sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit * Shtesa e dokumentit të bashkangjitur – Milano digitale << e-Italia, Forum për Shoqërinë e Informacionit 2001>> * Njësia lokale dhe punonjësit në Shoqërinë e Informacionit në Lombardi dhe në Itali: 1991, 1996 e 1998 * Punësimi i femrave në Shoqërinë e Informacionit * Skill shortage * Raporti i sondazhit cilësor * Përcaktimi i përgjithshëm: Shoqëria e Informacionit * Tregu i Shoqërisë së Informacionit * Ndërmarrjet që veprojnë në tregun e Shoqërisë së Informacionit * Një specifikë europiane * Lombardia si Italia: janë një hap më pas përsa i përket përshpejtimit * Realiteti i provincave në krahasim me qendrën lombarde * Implikimet sociale të proçesit në zhvillim * Kultura e sipërmarrjes * Sektori publik * Nevojat e territorit * Kultura dhe analfabetizmi: një bashkëprezencë e gjallë * Nevojat specifike për formim personal. Kompleksiteti në rritje i shoqërisë së ditëve të sotme detyron qytetarët të ballafaqohen me rritme gjithnjë e më të përshpejtuara me realitetin dhe me situata në ndryshim të vazhdueshëm. Në këtë skenar, informacioni ka një rol të rëndësishëm dhe delikat sepse sistemi i medias qarkullon atë njohuri që i lejon qytetarit të njohë e të kuptojë. Kultura dhe teknologjia, historia dhe interneti përveç të qënit dakort njëri me tjetrin mund të krijojnë një element rifillimi të pjesëmarrjes demokratike të qytetarëve dhe ndërgjegjësimi për detyrimet e administratorëve publikë. Rreth këtyre temave Këshilli rajonal i Lombardisë ka prezantuar kërkimin e dytë rreth Shoqërisë së Informacionit në Lombardi drejtuar nga Makno&Consulting. Vendndodhja në Bibliotekë: BL 44 Q 69p

kthehu tek treguesi

Page 17: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Mirëqënia në Administratën Publike italiane: një sondazh u kalon fjalën nëpunësve në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 67, e datës 03/03/2005 Administrata Publike italiane hapet ndaj gjykimit të kujt është punesuar në të. 16.535 nëpunës të të gjitha kategorive profesionale kanë eksperimentuar një itinerar të analizimit të cilësisë së jetës të personave në vendet e punësimit dhe i kanë lënë vend kërkimit më të përhapur të këtij tipi i zhvilluar për herë të parë në Itali. Rezultatet e lidhura me këto eksperimente përbëjnë një pasuri informative ndër më të pasurat dhe komplekse në këtë kuadër në panoramën ndërkombëtare qëI lejon të hedhim një shikim të detajuar rreth gjendjes së Administratës Publike në Itali e parë nga brenda. Një ushtri e 800 novatorëve në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 65, e datës 09/02/2005 Janë 816 novatorët që kanë marrë pjesë në seminaret e hapjes së Cantieri të Novacionit. Në numrat e 8 etapave që kanë përbërë me të vërtetë një “giro të Italisë” të ndryshimit spikasin 168 pjesëmarrës nga Bologna, 149 nga Roma dhe 113 nga Milano. Përsa i përket temave të veçanta, më të përmendurat kanë rezultuar Planet e Komunikimit me 39,5% të të rregjistruarve të ndjekur nga Bilanci social (24,5%), Rregulloret e organizimit (21%), Proçeset vendimmarrëse (14,4%). Rezultate të kënaqshme nga pyetsorët e sadisfaksionimit: 48% e të intervistuarve ka deklaruar që eksperienca në përgjithësi ka kaluar parashikimet. Për 44% të të intervistuarve e kërkesave janë realizuar dhe vetëm 7% është deklaruar si i zhgënjyer/paksa i zhgënjyer. Laboratore, eksperimente dhe burime në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 65, e datës 09/02/2005 Transformimet në shoqëri dhe kompleksiteti në rritje i qeverisë së teritoreve imponojnë një mënyrë të re të drejtimit të zhvillimit. Kërkojnë modele novative të programimit dhe të projektimit për të koordinuar veprimet e subjekteve institucionale, të shoqatave dhe të gjithë botës lokale në individualizimin e zgjedhjeve për një prespektivë afatmesme e afatgjatë. Një përgjigje ndaj këtyre nevojave të një mijëvjeçari të ri vjen nga planet strategjik, instrumente që kanë si qëllim krijimin e një proçesi që përcakton problemet, oportunitetet, objektivat dhe skenarët e zhvillimit të një teritori. Një Laborator i ri i Cantieri i dedikuar "Planifikimit strategjik të territoreve" ndihmon në ofrimin e një çelësi të leximit për të përballuar këto problematika duke filluar nga konfrontimi midis zgjedhjeve të realizuara nga administratat publike lokale gjatë viteve të fundit po realizojnë proçese të projektimit e qeverisjes së përbashkët të territoreve. Ministër Baccini: Kit i mirëqënies dhe një administratë publike më njerëzore në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 67, e datës 03/03/2005 Itinerari drejt një administrate publike më të vëmendshme ndaj vlerave të njeriut dhe qytetarit kalon edhe për një klimë më të mirë në zyrat publike. E kështu për "Kitin e ri rreth mirëqënies organizative" prezantuar më 3 mars në Bruksel. Në këtë intervistë Ministri për Funksionin Publik, Mario Baccini inkuadron instrumentin e ri të projektit "Human Governance: një propozim italian për një kulturë të re të administratës publike".

Page 18: Webzine BITS&NPM gennaio aprile 2005 albaneseteca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...Instituti për Promovimin Industrial (Istituto per la Promozione

Rajoni Veneto, politikat gjinore bashkohen me mirëqenien në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 66, e datës 23/02/2005 Çështjet gjinore dhe mirëqënia organizative: problematikat në lidhje me gratë në administratat publike zgjerohen deri në përfshirjen e punëtorëve në kompleksitetin e tyre. Është diskutuar për këtë edhe në "Drejtues dhe Leader. Në ecje drejt drejtimit efikas", takim me drejtuesit organizuar nga Rajoni i Veneto-s më 28 e 29 Janar 2005. Rajoni, që ka marrë pjesë në iniciativat e Cantieri si në fushën e mirëqënies organizative ashtu edhe të leadership femëror ka tentuar një sintesë origjinale midis këtyre dy qëndrimeve. Me rezultate novative në planin e politikave të personelit. Sporteli shumëfunksional për ndërmarrjet e Komunës së La Spezia-as në: Reset (on line), nr. 2, e datës 23/02/2005 Slogani i Sportelit shumëfunksional për Ndërmarrjet e Komunës së La Spezia-as citon: "Të transformoj një obligim të ligjit në oportunitet për Ndërmarrjet": objektivat kryesorë janë thjeshtësimi, përshpejtimi i proçedurave administrative dhe aktiviteti i përpiktë dhe konstant i menaxhimit të marrëdhënieve. Strategji të outsourcing në administratat publike në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 66, e datës 23/02/2005 Në mënyrë të pashmangshme, politikat e outsourcing prekin edhe administratat publike italiane, si në realizimin e funksioneve të kryera nga Administrata Publike, ashtu edhe në racionalizimin e strukturave administrative publike. Disiplina juridike, kopetencat e nevojshme për realizimin e outsourcing, futja e tyre në politikat e personelit do të jenë objekt i një Laboratori të ri të Cantieri që do të përfshijë profesora universiteti, administrata pioniere dhe ekspertë sektori.

kthehu tek treguesi