Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile...

26
Janar/Prill 2006 Përgjegjës: Arcangelo Tedone Redaktorë: Daniela A. Lo Martire, Teodora Mariani Përpunimi digjital dhe funksionet ipertestuale: Valter Messore Vendosja on line: Vito Perugino Marketing informativ: Giulia Murolo, Giuseppe Angiuli, Ilaria Rima Periodiku botohet në format digital në URL të Bibliotekës në adresën: http://www.bcr.puglia.it/tdm/webzine.htm Botimi në format letre është në numër të kufizuar dhe mund ta kërkoni duke shkruajtur në adresën: [email protected]

Transcript of Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile...

Page 1: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Janar/Prill 2006

Përgjegjës: Arcangelo Tedone

Redaktorë: Daniela A. Lo Martire, Teodora Mariani

Përpunimi digjital dhe funksionet ipertestuale: Valter Messore

Vendosja on line: Vito Perugino

Marketing informativ: Giulia Murolo, Giuseppe Angiuli, Ilaria Rima

Periodiku botohet në format digital në URL të Bibliotekës në adresën:

http://www.bcr.puglia.it/tdm/webzine.htmBotimi në format letre është në numër të kufizuar dhe mund ta kërkoni duke shkruajtur në adresën:

[email protected]

Page 2: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

PERMBAJTJA

Site në Internet, fq. 3

Banka të dhënash elektronike, fq. 7

Revista, fq. 10

Monografi, fq. 13

Shtypi i përditshëm, fq. 17

Refleksion, fq. 22

2

Page 3: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

E-democracy: eksperimente të metodologjive të pjesëmarrjes http://www.partecipa.net Projekti partecipa.net, i koordinuar nga Rajoni Emilia-Romagna, eksperimenton metodologjinë E pjesëmarrjes në politikat rajonale dhe në drejtimin e shërbimeve në të gjitha nivelet institucionale. Partecipa.net do të ketë si output kryesor “Kit të e-democracy”, një instrument i plotë, si në planin e teknologjive ashtu edhe të metodologjive, për të aktivuar proçeset e pjesëmarrjes, një instrument i përshtatshëm gati në të gjitha kontekstet e politikat, do të jetë disponibël për të gjitha administratat publike të interesuara. Projekti është prezantuar nga Rajoni Emilia-Romagna, së bashku me 21 administratat e territorit, në përgjigje të njoftimit publik për seleksionimin e projekteve për zhvillimin e cittadinanza digjitale të Ministrisë për Novacionin Teknologjik dhe është aprovuar për bashkëfinancim nga Cnipa. Këto administrata do të punojnë si në realizimin e “Kit të e-democracy”, ashtu edhe në realizimin e proçeseve të para të pjesëmarrjes në territorin e vet. Për proçeset e pjesëmarrjes që do të aktivohen në 24 muajt e parashikuar, si jetëgjatësi e projektit, është përcaktuar si zonë e ndërhyrjes, planifikimi territorial në kuadrin e referimit i vendosur nga normativa rajonale (legge 20/2000). TelePA-webTV e administratës publike http://www.telepa.it/infopage.jsp?id_info=2 TelePA është një gazetë ditore on line, e specializuar në informimin dhe axhornimin e punonjësve të Administratës Publike e të operatorëve të zhvillimit lokal. E lindur me iniciativë të Departamentit të Funksionit Publik e të Formez, sot TelePA përfaqëson një eksperiencë të përkryer për përdorimin e teknologjive të avancuara dhe për e për standartin e lartë të cilësisë gazetareske. TelePA ofron një informacion të bazuar në materialet video (edizioni i lajmeve) e në materialet tekst (news, apstudime të hollësishme, axhenda, ngjarje) dhe është e orientuar në mbështetjen e proçeseve të ndryshimit, modernizimit e zhvillimit, edhe nëpërmjet ndarjes së eksperiencave pozitive dhe përforcimit të sensit të përkatësisë. Siti www.telepa.it ofron edhe një shërbim informazioni radiofonik rreth lajmeve të Administratës Publike qendrore e lokale: Radio P.A. Ndër iniciativat më të rëndësishme të vitit të parë: edicioni javor i lajmeve TelePA Sprint, për të njohur më mirë iniciativat e orientuara për zhvillimin territorial; TelePA Com, edicioni javor i lajmeve rreth komunikimit italian e evropian. Në 2004 dy iniciativa: edicionit të përditshëm të TelePA i është shtuar TelePA EuroSud, edicion lajmesh rreth zhvillimit të Rajoneve të Italisë Jugore të impenjuara në menaxhimin e fondeve evropiane e italiane; çdo javë TelePA Europe, edicion lajmesh në gjuhën angleze, i drejtohet administratave publike evropiane me shërbime rreth ndryshimeve të administratave publike të realizuara në Bruksel e në Strasburg. Roma Përgjegjëse: Portal rreth përgjegjësisë sociale të ndërmarrjeve http://www.romaresponsabile.it/res_progetto.php Iniciativa “Roma Responsabile”, një projekt i bashkëpunimit midis Komunës së Romës, Asesoratit të Politikave për Periferitë, Zhvillimit Lokal dhe Punësimit, Departamentit XIX – V U.O. Autopromovimit Social e Dhomës së Tregëtisë së Romës, lind nga bindja që përhapja e kulturës së Përgjegjësisë Sociale të Ndërmarrjeve si një pjesë e rëndësishme për një zhvillim lokal në gjendje për të harmonizuar ekuilibrin economik me cilësi sociale e ambientale. Objektivi ambicioz i projektit është stimulimi i një transformacioni të thellë të produktivitetit roman. Një objektiv ky që kërkon një përqëndrim e pjesëmarrje aktive e aktorëve kyesorë ekonomikë, socialë e kulturorë, në

3

Page 4: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

brendësi të një projekti strategjik që ka si bazë zhvillimin e qëndrueshëm të Romës si në sensin ambiental ashtu edhe në atë social. Projekt - federalizmi. it - revistë telematike http://www.federalismi.it/federalismi/index.cfm?documall=progetto Diskutimi rreth tematikave të globalizimit dhe të multilevel governance e debati teorik rreth të drejtës kushtetuese në shumë nivele, ku përveç të drejtës kushtetuese komunitare gëzohet edhe e drejta kushtetuese nënkombëtare, kanë sjellë në Evropë temën e federalizmit: në kuadrin e eksperiencave evropiane, edhe Italia nuk tërhiqet nga diskutimi rreth kësaj teme dhe eksperimentimi i modeleve shumë të avancuara të përfshirjes së entiteteve nën-shtetërore. Në reformat e fundit kushtetuese nuk është përcaktuar qartë rëndësia e një modeli kompetitiv o bashkëpunues i federalizmit: instrumentat e bashkepunimit midis Shtetit dhe Rajoneve sapo janë përmendur, ndonjëherë të presupozuar ose të premtuar duke iu referuar reformave të mundshme kushtetuese në të ardhmen. Qëndrimet e sistemit rajonal, pozicionet e marra nga sistemi i autonomive, orientimet e të drejtës kushtetuese, administrative (d.m.th. një reformë e re kushtetuese e reformës) do të përcaktojë drejtimin që do të marrë, në kontekstin e ri evropian (ku fenomenet e rajonalizimit janë gjithnjë e më të rëndësishëm), aparati politiko-institucional italian, në respektim të një testi që sot është Kushtetuta e re italiane. Blerje on line http://www.acquistinretepa.it/portal/page?_pageid=173,1&_dad=portal&_schema=PORTAL Sit i Ministrisë së Ekonomisë e Financave, zhvillon projektin “Blerje on line” drejtuar enteve lokale e qendrore me synim racionalizimin e shpenzimeve të Administratës Publike. Siti lejon Administratat Publike të realizojnë blerjen e të mirave dhe shërbimeve falë marrëveshjeve të firmosura me Ministrinë e Ekonomisë e Financave, nëpërmjet Consip S.p.A. Iniciativa e Komunës së Milano-s http://www.comunalimilano2006.it/ Në prag të zgjedhjeve bashkiake të 2006 Rrjeti Civil i Milano-s ka zhvilluar një hapësirë telematike konfrontimi http://www.comunalimilano2006.it/, ku çdo kush mund të japë kontributin e tij me ide e dokumenta për t’u propozuar atyre që do të kandidohen për Këshillin Bashkiak e për qeverinë e Milano-s në legjislaturën e vitit 2006. Objektivi për të bërë zgjedhjet e ardhshme një oportunitet për të rimarrë dialogun e për të projektuar të ardhmen e Milano-s në mënyrë të hapur për të gjithë, me kujdes të veçantë për temat e cilësisë së jetës, të solidaritetit, të novacionit, duke përdorur rrjetën për të grumbulluar e konsoliduar njohuritë në qytet. Portali është krijuar nga laboratori i Informatikës Civile të Universitetit të Milano-s duke vënë në jetë eksperiencën dhjetëvjeçare në fushën e pjesëmarrjes on line e të e-Democracy. Portali ofron për kë dëshiron të kandidohet, një hapësirë “personale” për të presantuar historinë e vet, arsyen e kandidimit, programin dhe mundësisht hapjen e një blog të vet për të stabilizuar një marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me zgjedhësit. PEC: një letër elektronike e siguruar me e njoftim rikthimi http://www.governo.it/GovernoInforma/Dossier/posta_elettronica_pa/index.html

E-mail tashmë është instrumenti i komunikimit elektronik më i përdorur për shkëmbimin e informacioneve. PEC është një formë speciale e e-mail që përfiton vlerë legale ashtu si letra tradizionale e siguruar me njoftim për dorëzimin në destinacion. Garancia e nisjes dhe dorëzimit të dokumentave elektronikë midis administratave publike, qytetarëve dhe ndërmarrjeve është tashmë

4

Page 5: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

një realitet. Italia është i pari vend në Evropë që disponon një shërbim të postës elektronike të çertifikuar, ose të "raccomandata elettronica", të rregulluar nga ligji. Me rezultat shpejtësinë, sigurinë, komoditetin dhe koston më të ulët të dërgimit të dokumentave të rëndësishme me anë të teknologjive të reja digitale, duke thjeshtësuar kështu jetën e qytetarëve dhe ndërmarrjeve si dhe i jepet vlerë juridike dokumentave të nisura zyrave publike ose private me anë të inoltrimit .Veçantia e "raccomandata elettronica" në krahasim me atë tradizionale, në format letër, konsiston jo vetëm në tempestivitetin e dërgimit në çdo orë të ditës e nga çdo vend ku mundësohet lidhja në një rrjet telematik, por edhe e mbi të gjitha në faktin që lejon të kesh në kompiuterin tënd njoftimin e dorëzimit jo vetëm të zarfit por edhe të përmbajtjes. Qytetari ose ndërmarrja që do të nisë një mesazh të postës elektronike të çertifikur do të ketë dy konfirmime: një në lidhje me njoftimin e pranimit të dokumentit të dërguar; dhe tjetri për dorëzimin e komunikimit dhe të dokumentave të bashkangjitur. Mesazhet dorëzohen të patransformuar në brendësi të një mesazhi (zarfi i transportit) që garanton paprekshmerinë dhe lejon kontrollet e origjinës së dërgimit. Të gjitha veprimet janë të regjistruata.

TIPA: Teknologji Novative për Administratën Publike http://www.forumpa.it/forumpa2006/home/home.html TIPA është një iniciativë ekspozuese e kongresuale e promovuar nga FORUM PA e CNIPA për të bërë të njohur teknoligjitë e reja, të cilat mund të ndryshojnë jetën e qytetarëve si dhe cilesinë e shërbimeve publike. Evoluzioni i teknologjive hap skenare që deri dje konsideroheshin shumë të avancuar për administratat publike. Jo vetëm internet por edhe instrumenta të përdorimit të përditshëm lejojnë sot revolucionimin e marrëdhënieve Administratë Publike – qytetar me një gamë shërbimesh të lehta për t’u përdorur, të shpejtë në shpërndarje, me akses kudo. Në një sistem të ndërlidhur si ai i Administratës Publike, është e nevojshme të qeverisen fenomenet novative me veprime informimi, trajnimi, por edhe dhe dofta akoma më shumë, nëpërmjet një shoqërimi konstant e një promocion kapilar që parandalon pabarazitë e reja dhe një fragmentizim të sforcimeve. CNIPA, që nga krijimi i saj, ndër objektivat e tjerë ka rradhitur edhe ofrimin e një mbështetjeje të Administratave Publike nga faza e analizave dhe eksperimentimeve deri në ushtrimin e zgjidhjeve të zgjedhura. Lirisht i konsultueshëm “kruskoti” për njohjen e të dhënave rreth projekteve të e-gov http://www.cnipa.gov.it/site/it-IT/ nga siti i Cnipa mund të konsultohet Kruskoti i monitorimit, një instrument novativ, me synim mbështetjen e veprimeve të drejtimit të projekteve të e-government, nëpërmjet analizave të të dhënave rreth gjendjes së tyre të avancimit. Aksesi i lirë në kruskot lejon transparencë maksimale, duke lehtësuar njohjen e rezultateve progresivisht të arritura, për të gjithë aktorët e interesuar: qytetarë e ndërmarrje të cilëve u janë drejtuar shërbimet, administratat e impenjuara në projektet ose të interesuar për ripërdorimin e shërbimeve, partnerë e furnizuesë, mjete komunikimi. Në brendësi të këtij sistemi, aktualisht është e mundur të hyhet në të dhënat relative me 134 projektet e co-financuar në kuadër të fazës së parë të Planit të e-government, në lidhje me shërbimet e ofruara qytetarëve, me shërbimet ndaj ndërmarrjeve dhe realizimit të infrastrukturave të nevojshme. Projekti Pubblicamente http://www.pubblicamente.it Pubblicamente është një shërbim informativ i Formez, i realizuar në bashkëpunim me Departamentin e Funksionimit Publik të Presidencës të Këshillit të Ministrave, që mbështet dhe orienton administratorët në kërkimin e informacioneve, legjislacioneve, proçedurat best pratices të pranishme në internet. Përveç bankës së të dhënave dokumentare, e konsultueshme on-line,

5

Page 6: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Pubblicamente ofron një shërbim Contact Center. Klientët e Administratës Publike, nëpërmjet një regjistrimi on line, mund të kontaktojnë për çdo lloj problemi me anë të telefonit, fax email e drejtëpërdrejtë nga zona e rezervuar e sitit. Ky shërbim ofrohet gratis.

6

Page 7: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

De Agostini Professionale Bankë të dhënash juridike, e konsultueshme edhe on line në Internet (veç CD-Rom e DVD-Rom) vetëm nga zotëruesit e liçencës, me një axhornim të vazhdueshëm dhe në kohë reale. Kjo bankë të dhënash informon rreth : • Il Diritto Comunitario e dell’Unione Europea (Të Drejtës Komunitare dhe të

Bashkimit Europian), i klasifikuar në 25 sektorë të mëdhenj tematikë, të pajisur me komentim juridik;

• Le Leggi d’Italia (Ligjeve Italiane) me komentim juridik, të organizuara sipas përmbledhjes, të të gjitha Magjistraturave Superiore dhe të Doktrinës së juristëve prestigjozë;

• Le Leggi regionali (Ligjeve rajonale), të vendosura në një bankë të dhënash të vetme me përmbajtje normativën e 20 rajoneve italiane dhe të provincave autonome të Trento e Bolzano (në version dy gjuhësh);

• I 7 Codici d’Italia (Shtatë Përmbledhje Ligjesh Italiane) në tekstin në fuqi dhe të kordinuar;

• L’Archivio storico (Arkivit historik) i akteve kombëtare; • Le Circolari e le Istruzioni ministeriali (Qarkoreve dhe Instruksioneve ministeriale), të

nxjerra duke filluar nga viti 1996 nga rreth 35 organe kopetente midis Ministrive, Instituteve dhe Enteve. Çdo ligj është në raport reciprok me masat legjislative në përmbajtjen e bankës së të dhënave "Codici d’Italia". Vepra përmban si qarkore të publikuara në Gazetën Zyrtare, ashtu edhe ato të papublikuara të vështira për t'u gjetur.

Juris Data Giurisprudenza Bankë të dhënash juridike e Giuffré, e konsultueshme në CD Rom e DVD Rom vetëm nga zotëruesit e liçencës. Kjo bankë grumbullon çdo vit informacionet e përmbajtura në Repertorin e Drejtësisë Civile (duke filluar nga viti 1979) të cilës i janë shtuar Vendimet e Gjykatës Civile të Kasacionit, Legjislacioni, Përmbledhjet e Ligjeve e Ligjet Plotësuese si dhe Vendimet e Gjykatës Penale të Kasacionit. Banka e të dhënave përmban:

• Tutte le massime (Të gjitha sentencat) (sot, janë më shumë se 500.000, me evidentimin e më të rëndësishmeve) – në fushën kushtetuese, civile, penale, e proçeseve gjyqësore, administrative dhe të taksave – të marra nga vendimet e deklaruara nga Gjykata Kushtetuese, nga Gjykata e Kasacionit e nga Këshilli i Shtetit, si dhe sentencat e vendimeve të autoriteteve të tjera të trajtuara në publikime periodike;

• L’indicazione della legislazione vigente (Tregues të Legjislacionit në fuqi); • Notizie bibliografiche (Lajme bibliografike): artikuj doktrine, shënime rreth

vendimeve gjyqësore, shënimet redaktuese kryesore. Në seksionin “Novità” (Të reja) gjenden sentencat më të fundit, akoma të pa vendosura në banka të dhënash.

7

Page 8: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Data Open Bankë të dhënash on line, me axhornim në kohë reale, e propozuar për publikun nën markën OPEN të Shoqërisë së Menaxhimit SDM. Ofron aplikimet e mëposhtme:

• Tuttoimprese – Camere di Commercio on line (Të gjitha ndërmarrjet – Dhomat e Tregëtisë on line), produkt që ofron të dhëna zyrtare të Dhomave Italiane të Tregëtisë, nëpërmjet të cilës është e mundur të kërkohen të dhëna, të arkivohen e të printohen Skeda të NdërmarrjeveSkeda të përgjegjësive të ndërmarrjeve, Skeda të rregullimit të pronësisë së shoqatave, Skeda ortakërie.

• Tuttoimprese – 1. Protesti on line (Protestime on line) produkt që ofron në rrjet të gjitha emërtimet, si persona fizik ashtu edhe persona juridik, firma e të cilëve rezulton e protestuar në gjithë territorin kombëtar.

• Tuttogazzette – Full, produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë dhe të Gazetës Europiane.

• Tuttogazzette – 1. Leggi e Decretti, (Ligje e Dekrete), produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të pjesës normative dhe legjislative të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë e të Gazetës Europiane.

• Tuttogazzette – 2. Gare e Appalti (Gara e Tendera), produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të seksionit Tendera të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë e të Gazetës Europiane.

• Tuttogazzette – 3. Concorsi (Konkurse), produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të pjesës Konkurse të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë e të Gazetës Europiane.

Akropolis Bankë të dhënash e Shtëpisë Botuese “Newton”, e axhornuar çdo katër muaj, e konsultueshme në CD Rom vetëm nga zotëruesit e liçencës. Ofron kuadrin normativ në sektorët e urbanistikës, të rregullimit të territorit dhe të ndërtimit, lejon kërkimin e të dhënave në bazë të datës dhe numrit, argumentit, tekstit të plotë. Të tre seksionet URBANISTICA (URBANISTIKA), ASSETTO DEL TERRITORIO (RREGULLIMI I TERRITORIT), EDILIZIA (NDERTIMI), përmbajnë të njëjtën tipologji normative dhe janë të klasifikuara sipas argumentave. “Akropolis” përmban:

• Legjislacion nga 1867 • 71 zëra kërkimi • Kompleksi i normave juridike nga 1980 të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së

Kasacionit, Këshillit të Shtetit, të TAR (Gjykata Administrative Rajonale) • Doktrina nga 1975 • Formularë

Tendera të Investimeve Publike Bankë të dhënash e Shtëpisë Botuese “Newton”, e axhornuar çdo gjashtë muaj, e konsultueshme në CD Rom vetëm nga zotëruesit e liçencës. Kjo bankë përbën një sistem të koordinuar dhe të plotë të gjithë legjislacionit në fuqi me temë tenderat publikë, si të prodhimit kombëtar ashtu edhe të derivimit komunitar, lejon kërkimin e të dhënave në bazë të datës dhe numrit, argumentit, tekstit të plotë. “Appalti di Opere pubbliche” përmban:

8

Page 9: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

• 70 zëra kërkimi • Legjislacion nga 1865 • Kompleksi i normave juridike të Gjykatës Kushtetuese, të TAR (Gjykata

Administrative Rajonale), të Këshillit të Shtetit. Të gjitha bankat e të dhënave janë të konsultueshme në Bibliotekë me ndihmën e operatorëve.

9

Page 10: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Favotto Francesco, Pilotato Silvia Proçesi strategjik në entet lokale: network si skemë e re konceptuale në: Azienda Pubblica, nr. 3, 2005, fq. 363-380 Vlera e konceptit të kontrollit strategjik të aplikuar në entet lokale dhe kuptimi i rëndësisë janë të lidhur me studimin e hollësishëm të kornizës teorike për të analizuar në brendësi të të cilës, si rolin e entit lokal ashtu edhe karakteristikat e kontrollit strategjik. Studime të fundit duket se përcaktojnë dy skema të ndryshme, NEW PUBLIC MANAGEMENT dhe NETWORK APPROACH; i pari si instrument strategjik tradicional, i dyti ri-interpreton dimensionin tërësisht politik e organizativ të entit lokal.

Vendndodhja në Bibliotekë: BR1A2

Levy Orelli Rebecca, Visani Franco, Activity-based cost management në administratën publike: një sfidë e mundshme në: Azienda Pubblica, nr. 3, 2005, fq. 381-400 Administratat publike italiane, subjekte të një shtrëngimi të vazhdueshëm të burimeve të disponueshme dhe të një kërkese në rritje të cilësisë së shërbimit, kanë nevojë për teknika e instrumenta që u lejojnë të suportojnë veprime menaxheriale me synim optimizimin e raportit midis vlerës së krijuar për përdoruesit dhe burimeve të përdorura nga drejtimi. Kjo përcakton një model të analizave të tipit activity-based cost management i konceptuar për të qënë i përshtatshëm në administratat publike.

Vendndodhja në Bibliotekë: BR1A2

Lupi Chiara, Nga arkivimi i dokumentave në shpërndarjen e njohurive në: Informatica ed enti locali: E-gov, nr. 12, 2005, fq. 36-39 Dokumentat kanë humour dimensionin fizik për të rimarrë një dimension digjital. Cilat janë pasojat? Më e rëndësishmja i përket përdorimit. Sepse përdorimi i informacioneve paraqet edhe për administratat publike një avantazh konkurrues. Ky artikull propozon një skenar tregu, analizon situatën normative dhe risjell zgjedhje të përshtatura nga disa aktorë të tregut. Vendndodhja në Bibliotekë: BR5A10

10

Page 11: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Bissi Sergio, E-procurement i Administratës Publike dhe ekonomitë lokale në: Informatica ed enti locali: E-gov, nr. 12, 2005, fq. 46-49 2006 i Consip do të shohë një komplementim më të madh midis Marketplace dhe sistemit të Marrëveshjeve. Gjithashtu do të amplifikohet oferta e shërbimeve mbi të gjitha në drejtim të facility management, sektor i lidhur me botën e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme lokale. Pra më shumë ofertë e më shumë lokalizim. Vendndodhja në Bibliotekë: BR5A10

Giani Monica, Minelli Eliana, Turri Matteo, Metodologji të reja të analizimit të vlerës publike: një aplikim në Sektorin Politikat e Provincës së Varese-s në: Azienda Pubblica, nr. 3, 2005, fq. 401-429 Propozon aplikimin e një metodologjie të analizimit të vlerës publike në Sektorin Politikat e Provincës së Varese-s. Me anë të një analize bashkim i karakteristikave të shërbimit dhe të përmbajtjeve ekonomike të tij, kontributi identifikon profile të privilegjuara të analizimit të rezultateve të administratave. Vendndodhja në Bibliotekë: BR1A2

Chiara Lupi, Digjitalizimi i Administratës Publike bëhet realitet. Falë Cie (Karta e identitetit elektronik). në: Informatica ed enti locali: E-gov, nr. 1/2, 2006, fq. 22-25 Nga data 1 Janar 2006 është bërë e detyrueshme Cie, (Karta e identitetit elektronik) në të gjitha komunat italiani. Dokumenti pushon së qëni thjesht një dokument identifikimi duke u transformuar në një instrument aksesi në shërbimet e ofruara nga entet publike. Kështu, rreth projekteve të e-government, një digjitalizim i Administratës Publike sepse do të qarkullojnë infoemacionet e jo qytetarët. Vendndodhja në Bibliotekë: BR5A10

Ricci Paolo, Materialet e patundshme në entet lokale: teksti unik, principe kontabile kombëtar e Ipsas në krahasim në: La finanza locale, nr. 1, 2006, fq. 13-26 Ky kontribut synon të grumbullojë, në një prospektivë që shikon drejt së ardhmes pa asnjë paragjykim, disa aspekte domethënëse në lidhje me principet kontabile ndërkombëtare për sektorin publik italian, dhe në veçanti për entet lokale e me referim materialet e patundshme, dukë bërë një analizim të parë kompleks midis tekstit unik të enteve lokale, principet kontabile kombëtare, të nxjerra nga Observatori i financës e kontabilitetit të enteve lokale, e principet kontabile ndërkombëtare për sektorin publik. Vendndodhja në Bibliotekë: BR4A11

11

Page 12: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

D’Alessio Lidia, Futja e principeve IAS në sistemin e bilanceve të ndërmarrjeve dhe administratave publike: një ballafaqim me principet kontabile publike IPSAS e kombëtare në: Rivista italiana di ragioneria e di economia aziendale, nr. 1/2, 2006, fq. 31-41 Në sektorin e ndërmarrjeve private dhe atyre publike, dokumenti i bilancit merr karakteristika e kapacitete informative të ndryshme. Artikulli studion karakteristikat e përgjithshme të IAS (International Accounting Standards) duke i krahasuar me principe të tjera kontabile, ndërkombëtare e kombëtare, e IPSAS. Qëllimi është verifikimi i aplikimit të mundshëm

të IAS në sistemin e Sektorit Publik Italian. Aplikimin e bëjnë problematik çështje të shumta. Vendndodhja në Bibliotekë: BR1D5

Sergio Bissi, Inteligjenca e përhapur për kolosin INPS në: PubblicA: innovazione, strategie, organizzazione, tecnologie, comunicazione per la Pubblica Amministrazione, nr. 12, 2005, fq. 10-13 Realizimi i bankave të të dhënave statistike në Internet, riorganizim i arkivave, zgjidhje të business intelligence. Instrumentat e information technology që transformojnë të dhënat në lexime janë të rëndësishëm në fushën e punësimit. Vendndodhja në Bibliotekë: BR5A10

Elena Giordano, Përdoruesit publikë dhe komunikimi në: PubblicA: Innovazione, strategie, organizzazione, tecnologie, comunicazione per la Pubblica Amministrazione, nr. 11, 2005, fq. 14-16 Entet e Administratës Publike hyjnë në mënyrë gjithnjë e më fortë midis investitorëve në komunikim. Ndër numra, raste konkrete e teori, udhëtim në një botë që strukturohet e vihen në ballafaqim me sektorin privat. Komunikimi publik, ashtu si ai i ndërmarrjeve, nuk krijohet nga një moment në tjetrin por për të qënë efikas dhe për të arritur objektivat duhet përgatitur, organizuar e studiuar. Për të analizuar komunikimin publik duhen baza kulturore e strategjike.

Vendndodhja në Bibliotekë: BR5A10

12

Page 13: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Komunikimi publik dhe teknologji të reja: administrimi publik nga e-democracy në e-government / Mattia Miani. - Bologna : Il mulino, [2005]. - 231 fq. ; 22 cm. TREGUESI: Hyrje – Teknologji të reja në shërbim të komunikimit publik – Politikat për e-government – Instrumentat e autentifikimit – Teknologjitë e reja në «back office» - Teknologjitë e reja në «front office» – Mjetet telematike për komunikimin e brendshëm në administratën publike – Frontierat e reja: t-government e m-government – Matja e e-government - Konkluzione Teknologjitë e reja të komunikimit dhe të informacionit – Internet,

televizioni digjital terrestre, telefona të gjeneratës së tretë – janë vënë edhe në shërbim të administratës publike. Ky tekst ka tre objektiva: të ndihmojë lexuesit për të kuptuar se çfarë janë e-government e e-democracy; të ilustrojë përfitimet nga e-government për qytetarët dhe administratën publike duke diskutuar në mënyrë kritike kërcënimet e fuqishme; të tregojë funksionimin dhe aplikimin e instrumentave kryesore të e-government (firma digjitale, karta e identitetit elektronik, protokolli informatik, e-procurement). Volumi adopton një prospektivë ndërdisiplinore e bashkon elektronikën, sociologjinë, shkencat e administrimit, të management, të komunikimit. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 29 G 27a

Komunikimi publik midis globalizimit dhe mediave të reja / Marino Cavallo. - Milano : Franco Angeli, [2005].- 205 fq. ; 21 cm. TREGUESI: Hyrje – Pjesa e parë. Teori e paradigma sociologjike. Transformimet e konceptit të publikut. Ndarja publik/privat dhe proçesi i civilizimit; Publiku dhe privati në bogjezinë moderne; Shoqëria civile; Opinioni publik në shoqërinë e komunikimeve të masës; Opinioni publik në shoqërinë teknologjike; Rikostruksioni i opinionit publik në shoqërinë komplekse – Institucionalizimi dhe racionalizimi i strukturave sociale dhe i modeleve komunikuese - Nga komuniteti i krijimit social; Racionalizimi dhe burokracia si horizonte të shoqërisë moderne; Sistemi social e modele të

institucionalizimit; Proçese të institucionalizimit të komunikimit social; Kontraditat e modernizimit dhe komunikimi global - Komunikimi publik e proceset e globalizimit – Globalizimi si proçes social; Ndryshimi social dhe identiteti në shoqërinë globale; Komunikimi publik e Interneti – Pjesa e dytë. Komunikimi publik: saktësimet e zonat e ndërhyrjes. Përcaktimi i komunikimit publik; Analizimi i komunikimit publik; Tendencat dhe evolucionet e komunikimit institucional - Komunikimi publik: instrumenta e struktura operative të komunikimit institucional – Pjesëmarrje, transparencë dhe akses në entin publik; Një ligj rreth komunikimit publik; Urp e sportele informative – Komunikimi publik në shoqërinë e informacionit: shërbime të reja digjitale – Kërkesa e shërbimeve digjitale; Administrimi në rrjet: projekti për zhvillimin e e-government; Të drejta e pjesëmarje: drejt demokracisë digjitale? - Referime bibliografike. Komunikimi publik, i nënkuptuar si disiplinë me një statut të vet teorik e konceptual, është një kuadër studimesh të kohëve të fundit. Kërkesa për të komunikuar më shumë e më mirë rreth temave të interesit të përgjithshëm është rritur shumë vitet e fundit, por pa lejuar depozitimin e ideve dhe të

13

Page 14: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

itinerareve kritiko-metodologjike që ka dalluar sektorët e tjerë të shkencave të komunikimit. Opinioni publik është bërë shumë i kujdesshëm ndaj temave të novacionit institucional e të kualifikimit të shërbimeve publike. Shumëfishohen kohët e fundit kërkimet dhe analizat, por ndonjëherë humbasin domethëniet më autentike të konceptit “publik” dhe humbasin lidhjet me temat e mëdha të shkencave sociale e të filozofisë politike. Egziston hapësira për një refleksion teorik i bazuar në komunikimin publik? Ka metodologji të përshtatshme për analizimin dhe vlerësimin e formave të ndryshueshme e komplekse që marrin sot përmbajtjet dhe mesazhet "publikisht të orientuar" në shoqërinë e informacionit? Ky volum tenton të vendosë komunikimin publik në kudrin e analizave sociologjike; të përcaktojë kornizat e një sociologjie të vërtet të komunikimit publik dhe tamam për këtë tenton të vëjë në lidhje temat e komunikimit “me interes publik” me koncepte dhe kategori që i përkasin fortësisht historisë së mendimit sociologjik. Libri propozon gjithashtu projekte, metodologji e instrumenta për komunikimin publik frut i novacioneve të shumta që kanë përshkuar këtë sektor dhe kontekstin social të referimit. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 29 I 20a

Kufijtë e e-government: qytetërimi elektronik dhe riorganizimi i shërbimeve në rrjet / a cura di Eleonora Di Maria, Stefano Micelli ; prefazione di Mauro Banchero. - Milano : Franco Angeli, [2004]. - 216 fq. : ill. ; 24 cm. TREGUESI: Pjesa e parë. Qyteti digjital i e-government: këndvështrimi i institucioneve. E-government: aktivitete e politika të Komisionit Evropian – Konteksti i politikave evropiane; eEurope 2005; E-government: vizioni i Komisionit; Politikat e mbështetjes së kërkimit shkencor: programi European Research Area (ERA); TeleCities: roli i rrjeteve të qytetit në proçeset e e-government; TeleCities: një rrjet i qytetit në Shoqërinë e

Informacionit dhe të njohurive; Aktivitetet e TeleCities: programi i punës për 2004; Një statut evropian i të drejtave elektronike (charter of eRights); Linja italiane në e-government lokal; Specialiteti i kontekstit italian; Elementët e strategjisë për zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit në Itali; Faza e parë e e-government lokal: njoftimi i 2002; Rezultatet e njoftimit të parë; Faza e dytë e e-government lokal nis nga "vizioni përfundimtar"; Tematikat e sjella nga vizioni i bashkëndarë; Projekti Qendra rajonale të kopetencave për e-government dhe Shoqërinë e Informacionit; Konkluzione: e-government ka nevojë për governance. – Pjesa e dytë. Eksperienca dhe iniciativa në Evropë. E-democracy: pjesëmarrje e qytetarit dhe forma të reja të proçesit vendimmarrës - E-government dhe forma e re e qytetit; E-democracy: zgjeron pjesëmarrjen e qytetarit me anë të ICT; Qëndrime alternative ndaj e-democracy: mësime nga eksperiencat; Oportunitete e kërcënime të lidhura me demokracinë elektronike, Portal i shërbimeve Web: trasformimi i administratave lokale me anë të teknologjive të reja - Web service portal: dimensioni i ri i e-government dhe i e-democracy në qytete; Web service: "strategjia e re IT"; Portali i shërbimeve Web: një klasifikim i shërbimeve, përdoruesve, qëllimeve e rezultateve; Modulariteti, partnership e probleme të realizimit; Mekanizmat teknologjikë; Eksperienca të co-design në administratën publike?; Qytete evropiane dhe portali Web: raste në konfrontim; Zhvillime të ardhshme – Ripërdorimi i zgjidhjeve dhe software open source në administratat publike - Hyrje; Ripërdorimi i zgjidhjeve në administratat publike; Open source software: prospektiva dhe eksperienca në administratat publike; Drejtuesit e zhvillimit të e-government – Anët e shumta të e-government; Projektet e qytetit digjital; E-government si racionalizim i back office dhe i marrëdhënieve me qytetarin; Leksioni i e-business; Riorganizim i brendshëm o vlerësim i qytetarit?; Një modelim i hapësirave të ndërhyrjes teknologjike; Tre drejtuese të veprimit;

14

Page 15: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Administrata publike përveç paradigmës fordista; Dy terrene të eksperimentimit për të synuar e-society; Për një qytetërim të ri digjital. Cilët janë drejtuesit që veçojnë adoptimin e teknologjive të rrjetit në administratën publike? Në çfarë mënyre administratat mund të ripërcaktojnë marrëdhëniet me qytetarët nëpërmjet Information & Communication Technology, jo vetëm në terma të shërbimeve, por duke hapur edhe hapësira të reja shprehjeje dhe ndërveprimi për kolektivitetin në rrjet? Libri provon t’i japë një përgjigje këtyre pyetjeve nëpërmjet diskutimit të itinerareve evolutive të qyteteve në terma të e-government, duke fokalizuar vëmendjen në transformimet në marrëdhëniet midis administratave lokale dhe qytetarëve në lidhje me ICT. Libri përmbledh kontributet e presentuara në konferencën ndërkombëtare On Line Citizenship - Emerging Technologies for European Cities promovuar nga TeleCities e nga qyteti i Venecias, në bashkëpunim me Venice International University dhe sponsorizuar nga Sun Microsystems, mbajtur në Venecia më 30-31 Maj 2003. Gjithashtu volumi është kompletuar dhe pasuruar me materiale multimediale relative me ndërhyrjet e prezantuara, me akses nga siti Web i konferencës. Pjesa e parë e volumit përshkruan problematikat e e-government nga pikëpamja institucionale, nëpërmjet tre kontributeve të përfaqësuesve të Komisionit Evropian, të TeleCities e të Ministrisë për novacion dhe teknologji. Në pjesën e dytë studiohen me hollësi 16 eksperienca domethënëse të projekteve të e-government të realizuar në qytete të ndryshme italiane dhe evropiane. Studimi është i organizuar rreth tre tematikave kyçe: e-democracy, portal i shërbimeve Web, ripërdorimi i zgjidhjeve dhe open source. Duke filluar nga një tentativë e parë e modelizimit, diskutohen në fund skenarët e e-government dhe të qytetërimit digjital nëpërmjet një paraleli, që rinis me tematikat e e-business dhe të Internetit në botën e ndërmarrjeve. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 33 H 39p

Proçeset e modelet e e-government dhe e-governance të aplikuar në ndërmarrjen publike / Massimo Pollifroni. - Milano : Giuffre, [2003]. - XII, 535 fq. : ill. ; 24 cm. TREGUESI: e-government: proçeset, modelet dhe aplikimet e para: proçeset e e-government - E-government në analizimin sistematik të ndërmarrjes publike - Modeli G2C - Government to citizen – Modeli G2B - Government to business - Il modello B2C – Business to government - Modeli G2E - Government to employees – Modeli G2G - Government to government - e-governance: proçeset dhe instrumentat: proçeset e e-governance – Instrumentat e e-governance – Shtojca e dokumentacionit

Revolucioni informatik teknologjik ka patur një impakt të thellë në sektorë të ndryshëm të Administratës Publike. Qeveria italiane, në vijë me vendet e tjera Evropiane, ka nisur një proçes të rimodernizimit të makinës administrative të Shtetit duke ftuar Administratat Publike të ndjekin linjat e zhvillimit, që synojnë një rritje harmonike në kuadrin e një informatizimi të strukturave dhe të aktiviteteve me të të lidhura. Dy makro proçeset që po karakterizojnë evolucionin informatik të ndërmarrjjes publik: e-government dhe e-governance. Analizimi dhe kontekstualizimi, në një panoramë ekonomike të ndërmarrjeve, të konceptit të e-government (d.m.th. përdorimi i teknologjive moderne të informacionit dhe të komunikimit në lidhje me zhvillimin e elektronikës dhe të Internetit në proçesin e rinovimit të Administratës Publike) është tematika e pjesës së parë. Studiohen karakteristikat e veçanta të modeleve të ndryshme të e-government [modeli G2C (Government to Citizen), modeli G2B (Government to Business), modeli B2G (Business to Government), modeli G2E (Government to Employees) e, në fund, modeli G2G (Government to Government). Pjesa e dytë i është dedikuar e-governance; një tjetër aspekt i novacionit teknologjik,

15

Page 16: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

i aplikuar në proçeset e Administratës Publike; d.m.th. tërësia e mundësive të përmirësimit të proçeseve të pjesëmarrjes demokratike, të ofruara nga teknologjitë e reja. Vendndodhja në Bibliotekë: BM 64 D 45a

16

Page 17: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Bressanone, është aktiv sporteli on line për qytetarin në: CRC Italia News: Newsletter quindicinale sull'e-government e la Società dell'Informazione, nr.45, e datës 15 mars 2006 Një projekt në shenjë të multikanaleve: sms qytetareve për t’i informuar rreth gjendjes së avancimit të praktikave. Disponibël njëzet shërbimet e para on line. T-government: në mbritje bando e dytë e CNIPA në: CRC Italia News : Newsletter quindicinale sull'e-government e la Società dell'Informazione, nr.45, e datës 15 mars 2006 Bando e dytë e CNIPA për realizimin e projekteve rreth televizionit digjital terrestre parashikon një financim komplesiv prej 1.760.000 euro. EIPA: trajnim rreth CAF e Balanced Scorecard në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 91, e datës 8 mars 2006 Balanced scorecard e Caf në qendër të interesimit të Eipa (European Institute of Public Administration). Instituti do të organizojë në datat 22 e 23 Maj në Maastricht një trajnim profesional dedikuar dy instrumentave më të aplikueshëm në vendet evropiane. Iniciativa i drejtohet studimit të hollësishëm të karakteristikave respektive dhe të modaliteteve të një përdorimi të integruar të të dyve me synim krijimin e sinergjive të rëndësishme. Caf (Common assessment framework) i drejtohet mbështetjes së administratave publike në politikat e tyre për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe të performance. Balanced scorecard është një instrument në mbështetje të realizimit të strategjisë dhe të matjes së performance. Carobene Benito, Shërbime rreth web për artizanët milanezë në: Il Sole 24 ore, e datës 6 mars 2006, fq. 45 Nga muaji Janar, në Milano, edhe artizanët mund të prezantojnë akte e denoncime në Dhomën e Tregëtisë në mënyrë eksklusivisht telematike. Kjo është bërë e mundur nga përdorimi i Kartës kombëtare të shërbimeve për formën digitale. Vendndodhja në Bibliotekë: DEM Miani Mattia, Edhe kodi digjital humbet në burokraci në: Il Riformista, e datës 6 mars 2006, fq. 2 Instrumenti më i fuqishëm për novacionin e administratës publike digjitale rrezikon të mos marrë krahë: flasim për Kodin e administratës publike digjitale. Kodi është rezultati i dy viteve pune, të reagimeve të vazhdueshme me të gjitha nivelet institucionale, me rajonet dhe autonomitë lokale. Teksti bashkon dy nivele të ndryshme: një teknik, gati operativ, ku përshkruhet sistemi i teknologjive të e-governemnt; e pastaj një më filosofiko-juridik duke prezantuar të drejta të reja të epokës digitale për qytetarët. Vendndodhja në Bibliotekë: DEM Ndëroperativiteti, karta fituese sipas Komisionit Evropian në: ComunicatoriPubblici Newsletter (on line), nr. 192, të datës 3 Mars 2006

17

Page 18: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Evropa do të jetë më e thjeshtë dhe në përmasat e qytetarëve nëse institucionet do të dinë të dialogojnë ndërmjet tyre, duke shkëmbyer dokumenta, praktika dhe proçedura, e duke lehtësuar kështu lëvizjen e personave dhe mallrave. Ky është mesazhi bazë i Komunikimit të ri të Komisionit Evropian që rakomandon një ndëroperativitet më të madh të Administratave Publike, pra një fuqizim të aspekteve të bashkëndarjes dhe shkëmbimit, si në nivel teknologjik ashtu edhe organizativ, për të rritur cilësinë e e-government komunitar. Tre nivelet e ndëroperativitetit në të cilat kërkohet një sforcim më i madh nga ana e Administratave Publike, nga ajo e proçedurave administrative (uniformizimi i të gjitha zhvillimet në lidhje me ngjarjet e jetës ose të historisë së ndërmarrjeve), të ndëroperativitetit domethënës (i nevojshëm për homogjenizimin e akteve dhe dokumentave, si p.sh. çertifikatat), deri në atë teknik, ndaj ndërhyrjeve që do të çojnë sistemet informatike të realiteteve të ndryshme të flasin të njëjën gjuhë bazë. Di Carlo Michela, Linux hyn në administratën publike në: La Repubblica : Affari&Finanza, të datës 27 Shkurt 2006, fq. 19 Cnipa, qendër kombëtare për informatikën në administratën publike, “krahu” operativ i Ministrisë së Novacionit, përpunon një studim të përfitimeve dhe oportuniteteve të sistemeve open source e vë në dispozicion ekspertët e vet për ribisedime. Dy iniciativa: e para bazohet në bashkëpunimin e Administratave Publike qendrore dhe lokale, për të grumbulluar informacione rreth pranisë së software OS pranë çdo njësie operative; e dyta parashikon përfshirjen e universiteteve për të dorëzuar projekte kërkimi në lidhje me OS. Vendndodhja në Bibliotekë: DEM Paternostro Andrea, Po mbrijnë 57 milionë për 264 projekte hi-tech në: Il Sole 24 ore, të datës 27 Shkurt 2006, fq. 48 Po mbrin njoftimi për konkurs për ripërdorimin e zgjidhjeve të e-government në përfitim të Rajoneve dhe enteve lokale. Për ripërdorimin e zgjidhjve janë në dispozicion 57 milionë euro të co-financimit për projektet e prapozuara nga administratat, që do të aprovohen nga Komisioni i vlerësimit. Vendndodhja në Bibliotekë: DEM E-Government: qytetarët evropian shprehin opinionin e tyre në: ComunicatoriPubblici Newsletter (on line), nr. 191, të datës 24 Shkurt 2006 Quhet Your Voice on eGovernment 2010 raporti që mbledh opinionet e shprehuranga më shumë se 400 qytetarë, nga administratat publike dhe ndërmarrjet pjesëmarrëse nga gjithë Evropa. Një konsulitim publik i nisur nga Komisioni Evropian nga Tetori në Dhjetor 2005 që pyeste publikun evropian rreth tematikave si e-government përfshirë pjesëmarrjen e qytetarit, demokracisë, shërbimeve me impakt të lartë, e-government efikas dhe efiçent dhe faktorët kyç për një e-government i aplikueshëm për të gjithë. Rezultatet janë grumbulluar në disa kërkesa të qarta: miglakses më i mirë në pensione dhe shërbime sanitare, më lëvizje pune për qytetarët dhe më shumë transparencë në kuadrin e e-Procurement, në Bashkimin Evropian dhe në administratat kombëtare. Pjesëmarrësit kanë deklaruar që ndër objektivat e 2010 duhet përmirësuar cilësia e shërbimeve dhe reduktuar pengesat administrative për ndërmarrjet dhe qytetarët. Your Voice in Europe është aksesi on line i Komisionit Evropian për të promovuar konsultimet e ndryshme publike ku janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë qytetarët, ndërmarrjet, institucionet dhe shoqatat. Interesi i Komisionit është promovimi i pjesëmarrjes aktive në proçeset vendimmarrëse politike të BE dhe shprehja e opinioneve të tyre rreth tematikave me interes të Komisionit.

18

Page 19: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Planifikimi i komunikimit: një zonë tematike në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 90, të datës 23 Shkurt 2006 Shumë instrumenta dhe shembuj për të projektuar komunikimin e administrimit tuaj. Hap pas hapi, fazat që duhen ndjekur për të drejtuar proçesin dhe për të përpunuar një dokument të planifikimit korrekt dhe efikas, duke shfrytëzuar metodologjinë e punës të përpunuar nga Programi Cantieri. E gjithë kjo në një zonë të vetme të portalit të dedikuar tematikës dhe e strukturuar logjikisht për të shoqëruar Administratat Publike në këtë ndërmarrje. Dhe për më ekspertët, materiale të studimit të hollësishëm. Për të mos harruar që komunikimi duhet të jetë instrument në mbështetje të strategjisë. Carobene Benito, Como vendos në rrjet të e-gov “të vegjël” në: Il Sole 24 ore, të datë 20 Shkurt 2006, fq. 43 Projekti ComOnLine (Komuna në linjë) është një projekt i bashkëfinancuar nga Ministria e Novacionit me njoftimin e parë të e-governemnt. Projekti përfshin përveç krye komunës, 15 Komuna, një Komunitet malor e shtatë ente të tjerë si Asl, Zjarrëfikësit dhe Dhoma e Tregëtisë. Ideja është lejimi edhe i enteve publike paavantazh (në bazë të dimensionit ose në bazë të pozicionit gjeografik) përhapja e një game të gjerë shërbimesh në linjë, duke reduktuar kostot falë edhe një riorganizimi të zyrave. Realizuar nga Polo rajonale i Como të Politeknikut të Milanos, me mbështetje të Cefriel, bëhet fjalë për një eksperimentim pilot për Rajonin e Lombardisë. Platforma software, bazuar në teknologjinë Oracle, lejon realizimin e portaleve komunale, të sporteleve unike në linjë dhe të shërbimeve të avancuara që përdorin firmën digjitale dhe pagimin e sigurt on line. Vendndodhja në Bibliotekë: DEM Simeoni Luca, Pelegrini udhëton on line në: ItaliaOggi, të datës 18 Shkurt 2006, fq. 18 Është firmosur marrëveshja midis Ministrisë për Novacion dhe Veprës romane të pelegrinazheve. Do të përcaktohen zona dhe modalitete bashkëpunimi në kuadër të programit Zgjidh Italinë e të organizimit të zonave tematike të portalit kombëtar të turizmit www.italia.it përsa i përket besimit fetar, prodhimi i përmbajtjeve digjitale dhe aktiviteti i promovimit të vet portalit. Vendndodhja në Bibliotekë: DEM Tarissi Francesca, Administrata Publike, portali i ri në: La Repubblica : Affari&Finanza, të datës 13 Shkurt 2006, fq. 16 Në fillim të Nëntorit është krijuar on line versioni i ri i portalit të TelePA, http://www.http://www.telepa.it/.it/, TV e Administratës Publike, lindur në 2002 me iniciativë të Departamentit të Funksionit Publik dhe realizuar, për llogari të Formez, nga shoqëria pjesëmarrëse Euform.it. Përveç një sistemi të ri grafik, ndryshon koncepti bazë i produktit, gjithnjë e më televiziv: përmbajtjet janë oganizuar sipas një strukture logjike të rinovuar që lejon rekuperimin në mënyrë të shpejtë argumenta në lidhje me çka ju intereson. I ri është edhe organizimi i arkivave të ndarë sipas tipit të përmbajtjes dhe sipas kanalit, në mënyrë që sipas tipit të kërkimit të realizuar rezultati të jetë më efikas në lidhje me nevojat e përdoruesit. Me sitin e ri është e mundur të shihen shërbimet e veçanta që përbëjnë edicionin e përditshëm të lajmeve. Një sistem i ri i newsletter synon të konsolidojë community egzistuese, duke informuar përdoruesit e rregjistruar në skemën e përditshëm dhe rreth përmbajtjeve në lidhje me interesat e shprehur në fazën e rregjistrimit. Edicioni i lajmeve të TelePA propozon çdo ditë lajme dhe axhornime rreth botës së Administratës Publike qëndrore e lokale, shërbime të hollësishme, kërkime dhe analizime rreth tematikave institucionale të aktualitetit. Argumentat kryesore janë ata të novacionit teknologjik, të shërbimeve ndaj qytetarëve e ndaj ndërmarrjeve, të organizimit administrativ dhe të trajnimit profesional.

19

Page 20: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Vendndodhja në Bibliotekë: DEM Cerisano Francesco, Entet e Shteti në autostradë. Digjitale në: ItaliaOggi, të datës 7 Shkurt 2006, fq. 37 Entet lokale dhe administratat publike do të jenë së shpejti të lidhura midis tyre në një autostradë të madhe digjitale. Emri i saj është Spc, që do të thotë Sistemi Publik i Lidhjes. Ka filluar gara për realizimin e rrjetit. Komunave të vogla 45 mln. Vendndodhja në Bibliotekë: DEM Publikuar në Gazetën Zyrtare dekret ligji për krijimin e pashaportës elektronikenë: Reset (on line), nr. 18, të datës 01 Shkurt 2006 Zgjidhja e publikuar në Gazetën Zyrtare urdhëron që në mikroproçesor do të memorizohen imaghi i fytyrës dhe shenjat digjitale përveç informacioneve rreth titullarit dhe kodeve të mbrojtjes dhe kontrollit të Publikuar në Gazetën Zyrtare të datës 17 Janar 2006 vendim i Ministrisë së Punëve të Jashtme në datë 25 Nëntor 2005 që krijon pashaportën elektronike. Ky vendim stabilizon ripërtëritjen e pashaportës së zakonshme, e cila mbetet e vlefshme, e vendos që modelet e pashaportave në përdorim në datën e publikimit të vendimit mund të lëshohen deri në përfundimin e tyre. E reja e modelit elektronik i përket hyrjes në të, të të dhënave biometrike të qytetarëve në një mikroproçesor RF/ID prosimiteti (chip) të instaluar në kopertinën e pashaportës, me kapacitet minimal 64Kb dhe vlefshmëri për të paktën 10 vjet. Në chip do të memorizohen, në fomat ndëroperativ, imazhi i fytyrës dhe shenjat digjitale të gishtit tregues të çdo dore. Në rastin kur nuk mund të merret shenja e gishtit tregues do të proçedohet me shenjat e gishtave të tjerë. Në chip do të memorizohen informacionet e pranishme në suport letre në lidhje me pashaportën dhe titullarin, si dhe kodet informatike për mbrojtjen dhe pandryshueshmërinë e të dhënave të rëndësishme për verifikim nga ana e organeve të kontrollit. Sfide. Politikat e novacionit në territor në: Reset (on line), nr. 18, të datës 01 Shkurt 2006 Departamenti për Zhvillimin e Ekonomive Territoriale e Forum Administrata Publike paraqesin edicionin e katërt. Iniciativa propozon një itinerar vlerësimi in itinere e të promovimit të praktikave positive me synim përcaktimin, grumbullimin dhe përhapjen e iniciativave të suksesshme në fushën e zhvillimit ekonomik të territorit, të realizuara nga autonomitë lokale, funksionarë e subjekte të ndërmjetme të pjesëmarrjes publike. Sfide i propozojnë Administratave lokale të tentojnë të pranojnë një vlerësim jo vetëm të idesë projektuale, por edhe të kapacitetit të ndjekjes dhe bashkëndarjes së rezultateve,e gjithë kjo nëpërmjet një monitorimi konstant të projektit. Më në veçanti "Sfide" ndjek objektivin e vet nëpërmjet dy fazave: vlerësim të cilësisë dhe mirësisë së idesë projektuale të realizuar nga një pool ekspertësh; verifikim rreth rezultateve të arritura me synim vlerësimin për Administratat që kanë kaluar fazën e parë. Administratat që do të fitojnë "sfidën" do të thirren për të hyrë në një zonë cilesie ku të zhvillojnë e përhapin kulturën dhe instrumentat për vlerësimin e politikave lokale. Modele të drejtimit të personelit në Administratat Publike të Italisë së Jugut në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 87, të datës 11 Janar 2006 Administratat Publike provinciale e komunale të Abruzzo-s, të Molise-s e të Zonës së Objektivit 1 kanë mundësinë për të analizuar gjendjen e administrimit të personelit, falë konsulencës së një grupi ekspertësh të sektorit. Modelet e administrimit të personelit janë pjesë e aktiviteteve të projektit Governance të Burimeve Njerëzore-Modeleve Novative, i realizuar nga Formez e i koordinuar nga

20

Page 21: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Departamenti i Funksionimit Publik. Nga përgjigjet e marra nga një pyetsor do të jetë e mundur të krijohet një kuadër rreth gjendjes së administrimit të personelit, në bazë të të cilit do të përpunohet një plan trajnimi e asistence me synim zhvillimin e modeleve organizzative në Italinë e Jugut.

21

Page 22: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

Modelet novative të governance publike

Nicolaia Iaffaldano1

1. Konsiderime hyrëse Zgjerimi i kulturës së mesme të popullsisë, marrëdhëniet më të personalizuara me mjekët kurues dhe më informacion i ofruar pacientëve, legjitimiteti demokratik që karaktirizon sistemin shëndetsor, përhapja e formave te pjesëmarrjes individuale e kolektive, i susidiaritetit horizontal në optikën e një reforme të welfare state, paralele me proçeset e përhapjes së kurave, rritja e praktikës së vlerësimit të cilësisë nga pikëpamja e përdoruesve: të gjitha këto përputhen me rritjen e empowerment të qytetarit përsa i përket sistemeve shëndetsore (Adinolfi P., 2004; Ippolito A., 2000; Ugolini M., 2004). “Tregu shëndetsor, është një treg i veçantë, që nuk u lejon konsumatorëve të veprojnë me zgjedhje racionale, siç ndodh në fusha të tjera, sepse është oferta dhe jo kërkesa që rregullon konsumet. Në këtë treg të veçantë është agjenti i pacientit-konsumator, ose më mirë mjeku i ofruar që do të përcaktojë, do të vendosë e do të vlerësojë në vend të tij nevojat diagnostikuese e terapeutike, duke dhënë kështu edhe një gjykim rreth përdorimit dhe efikasitetit të tyre”. (Domenighetti G., 1996). Mungesa e informacionit dhe e transparencës midis ofertës dhe kërkesës është difekti kryesor i këtij tregu, difekt ky që nuk e lejon qytetarin të drejtojë në mënyrë autonome e të përgjegjshme shëndetin e vet. Elementi karakterizues i marrëdhënies midis mjekut dhe pacientit është e ashtuquajtura josimetri informative, tipike në çdo situatë ku konteksti profesional i shërbimit të ofruar është i lartë, dhe i drejtohet kujt nuk posedon të njëjtin nivel njohurie. Kjo i bën subjekte të dobta, jo vetëm për kushtin e nevojës për asistencë, por edhe për mungesën ose mangësitë e informacioneve të nevojshme o të domosdoshme (Brusoni M., 2001; Testa F., 1996). Në shëndetsi, theksohet nevoja e vështrimit me kujdes të aspektit të informacionit, subjekti i fortë me fuqi informative ka përgjegjësinë të zgjidhi pozitivisht asimetrinë. Pikëpamja e pacientëve është një guidë shumë e vlefshme për të vlerësuar nëse është ofruar ose jo shërbimi shërndtsor më i përshtatshëm. Prandaj, i duhet dhënë rëndësi e madhe transferimit të informacioneve tek pacientët duke iu dhënë atyre mundësinë për të marrë pjesë në vendimet rreth ofrimit të shërbimeve si dhe përcaktimit më të mirë të këtyre të fundit, pra pacientët duhet të luajnë një rol “bashkë-prodhues” të shërbimit, duke abandonuar rolin pasiv e varës në marrëdhënien pacient/profesionist shëndetsor. Qendërzimi i pacientit/përdorues do të thotë mbi të gjitha njohje e një tipi bashkë-menaxhimi të shëndetsisë, por në respektim të roleve të ndryshme. Ikonsolidimi i praktikave pjesëmarrëse – në veçanti një menaxhim i përshtatshëm i ankesave nga ana e zyrës së marrëdhënieve me publikun, shpërndarja periodike e pyetsorëve drejtuar pacientëve, organizimi i forumeve me shoqatat vullnetare e tutelimi i të sëmurëve – do t’i lejonte pacientit të kryente një rol bashkë-prodhues i shërbimit dhe jo të kufizohet thjesht në shprehjen e shkallës së sadisfaksionit dhe të preferencave kundrejt shëbimeve të përcaktuara. 2. Pjesëmarrja e përdoruesve dhe e zëdhënësve të tyre në vlerësimin e shërbimit shëndetsor Dekreti i Ministrisë së Shëndetsisë, 12 Dhjetor 2001, ka sjellë sistemin e monitorimit për të garantuar LEA, Livelli Essenziali di Assistenza, Nivelet Esenciale të Asistencës përbën mbështetjen normative të monitorimit të shkallës së sadisfaksionimit të përdoruesve të reparteve spitalore të Shërbimit shëndetsor rajonal puglies. Rajoni i Puglias, me të cilin u mundësua bashkëpunimi falë Agjensisë Shëndetsore Rajonale, ka aktivuar një sondazh me dekret të Ministrisë dhe ka shfrytëzuar mundësinë për realizimin e një metodologjie sondazhi. Metodologjia e sondazhit është e strukturuar për proçedura të përcaktuara, me synim garantimin jo vetëm vërtetësinë maksimale të të dhënave të 1 Doktor kërkimi në Ekonomia e Drejtimi i Ndërmarrjeve Publike pranë Departamentit të studimeve të Ndërmarrjeve dhe të Juristëve Privatë, të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Bari – [email protected]

22

Page 23: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

grumbulluara, por mbi të gjitha uniformitetin dhe përsëritjen metodologjike në territorin rajonal. Pranë Agjensisë Shëndetsore Rajonale është krijuar një grup qëndror koordinimi, i cili ka çuar në përfitimin e burimeve të diferencuara në bazë të profesionalitetit dhe kopetencave. Ky grup është përgjegjës për aktivitetet e mëposhtme: - realizimin e proçeseve trajnuese, të afta në kryerjen e sondazheve, drejtuar Zyrave të Marrëdhënieve me Publikun të Ndërmarrjeve Shëndetsore; - përcaktimin e segmentit të cilit do t’i drejtohet sondazhi si dhe përfitimin e të dhënave në nivel periferie; - futja dhe përpunimi i të dhënave në nivel qëndror. Leva strategjike e sondazhit, e inkuadruar në një zgjedhje politike shëndetsore pugliese, janë Zyrat e Marrëdhënieve me Publikun, të cilat janë impenjuar në koordinimin e realizimit në nivel priferie, me synim garantimin e ekzekutimit korrekt proçedurial, e më pas për të mundësuar grumbullimin e të dhënave në nivel qendror. Gjithashtu, URP (Zyrat e Marrëdhënieve me Publikun) bashkëpunojnë me Shoqatat Vullnetare dhe Organizmat e Tutelimit, të akredituar pranë agjensisë shëndetsore, e së bashku rekrutojnë vullnetarë për t’i impenjuar në projekt si dhe në trajnimin e tyre. Për të verifikuar përshtatshmërinë e shërbimit të ofruar, URP së bashku me Shoqatat Vullnetare realizojnë sondazhe rreth cilësisë së shërbimeve të perceptuar nga pacienti. Nëpërmjet këtyre sondazheve URP e agjensisë shëndetsore kërkon të vlerësojë perceptimin e shërbimit nga ana e përdoruesit. Një nga hapat e realizuara nga URP ka qënë vendosja ndër objektivat e vet edhe të identifikimit dhe përcaktimit të nevojave të përdoruesve dhe si rrjedhojë, programimi i një sistemi dëgjimi dhe pjesëmarrjeje, nëpërmjet dy ndërhyrjeve paralele: analiza e sadisfaksionimit të pacientëve dhe aktivimi i një sistemi menaxhimi të ankesave. 2.1. Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Po ju japim disa të dhëna për të inkuadruar detyrat e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ndërmarrjeve Shëndetsore Pugliesei. Në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve midis administratave publike e qytetarëve dhe të transparencës së veprimit administrativ, dekreti legjislativ nr. 29 i vitit 1993 ka vendosur për administratat publike detyrimin e krijimit në kuadër të strukturës së vet organizative, të zyrave për marrëdhëniet me publikun, të cilat përbëjnë një pikë të privilegjuar kontaktimidis administratës publike dhe qytetarëve me synim krijimin e një lidhje efikase komunikimi. Në bazë të normave kryesore të referimit, d.m.th. dekreti legjislativ 29/93, e modifikimet e mëtejshme, dhe Direktiva e Presidentit të Këshillit të Ministrave të datës 1 Tetor 1994, këto zyra duhet t’i garantojnë përdoruesve funksionet e mëposhtme: informacione, mirëpritje dhe dëgjim, tutelë, pjesëmarrje si dhe kërkime e analiza rreth sadisfaksionimit të tyre (Adinolfi P., 2004). Misioni i URP është i lidhur kryesisht me ofrimin e informacioneve jo vetëm për stukturat dhe shërbimet e ofruara por dhe për modalitetet e ushtrimit të të drejtave të aksesit dhe orientimit. Për vet karakterin e zyrës së front-line, d.m.th. të impaktit të parë të përdoruesit me projektimin e jashtëm të Entit ose të Ndërmarrjes Publike, zyra duhet të jetë e vendosur në një vend me akses të lehtë si dhe lehtësisht e orientueshme me anë të shenjave, pa barriera për personat me aftësi fizike të kufizuar, realizuar me kujdes të veçantë per aspektet estetike dhe konform mirëpritjes. Gjithashtu ambientet e pritjes duhet të jenë të mëdha për të garantuar respetimin e privasy, aktivitetin e marrëdhënies me sportelin si dhe suportin logjistik të back-office. Për tutelimin e përdoruesve, zyra ka detyrim të marrë vërejtjet, denoncimet për mungesë shërbimi dhe/ose ankesat të paraqitura në çdo lloj forme, drejtëpërdrejtë nga qytetari/përdorues ose me anë të organizmave përfaqësues të përdoruesve, ose me anë të organizatave vullnetare dhe te tutelimit të të drejtave të tyre. Zyra duhet të jetë në gjendje të përballojë të gjitha detyrat e parashikuara nga Direktiva e datës 27 Janar 1994 në Kartën e shërbimeve për përgjigjen ndaj ankesës së perdoruesit. URP bashkëpunon me ndërmarrjen shëndetsore për aktivimin, në harmoni me principet e transparencës dhe pjesëmarrjes, të të gjitha iniciativave të favorizimit të ndërveprimit midis ndërmarrjes publike ofruese e shërbimit dhe përdoruesve. Ndër to, në veçanti, është parashikuar lidhja e hapësirave te organizatave vullnetare për pjesëmarrje në jetën e ndërmarrjes shëndetsore. Mund të lindin kështu, bashkëpunime

23

Page 24: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

midis URP e organizatave vullnetare. Marrëdhëniet zhvillohen kryesisht në bazë të normativës në fuqi, në momentin e krijimit të treguesve nga ana e kërkesës, të programimit të ndërmarrjes, të përcaktimit të Kartës së shërbimeve, të analizave të mundshme në lidhje me ankesat, me monitorimin dhe përmirësimin e cilësisë së asistencës, kjo e fundit është një tjetër funksion i URP; prandaj, URP realizon, në bashkepunim me organizatat vullnetare, analiza të shkallës së sadisfaksionimit të klientëve për shërbimet e ofruaradhe sondazhe rreth nevojave të klientëve. Duke grumbulluar kërkesat e qytetarëve, URP bëhet një element strategjik i vlerësimit të aspekteve cilësore të shërbimeve. Gjithashtu, njohja e nevojave dhe përcaktimi i diferencave midis karakteristikave të shërbimit të ofruar dhe pritjeve të klientëve duhet t’i lejojnë URP të projektojë ndërhyrje për përmirësimin e funksionimit të sistemit organizativ. Kontributi në përmirësimin menaxhues dhe operativ, që do të ketë, duhet të përputhet me një refleksion kritik më të përgjithshëm rreth gjithë strategjisë së ndërmarrjes. 3. La governance në shëndetsi Krijimi i URP hyn, gjithashtu, në kuadrin më të përgjithshëm të proçeseve të transformimit të sistemit të welfare në fuqi në vitet Nëntëdhjetë, pasi strukturat organizative që shërbejnë si “eksperiment verifikimi” të ndryshimeve të arritura janë pikërisht ato të URP, në një sistem të welfare në ndryshim të vazhdueshëm. Eksperienca e welfare state të parë ka qënë e karakterizuar për praninë e rëndësishme të Shtetit me monopolin e vet në prodhimin dhe menaxhimin shpesh të drejtëpërdrejtë të të mirave dhe shërbimeve të ofruara për mirëqënien të të gjithë qytetarëve. Ky welfare state ka siguruar, deri në fund të viteve Shtatëdhjetë, një rritje të impenjimeve dhe të shpenzimeve publike. Në vitet Tetëdhjetë, u fillua të flitej për krizë të modelit e vetëm në vitet Nëntëdhjetë Evropa perëndimore ka filluar të eksperimentojë korrigjime në modelin e konsideruar në krizë. Ndër Vendet që kanë realizuar me vonesë këtë model, ka qënë edhe Italia, ku welfare state shëndetsor i vërtetë ka hyrë në mënyrë definitive në legjislacionin në fund të Dhjetorit të vitit 1978; nga impianti për një Shtet organik për mirëqënien ka derivuar një reformë shëndetsor që organizon kurat mjekësore esenciale si garancia për të gjithë qytetarët që kanë nevojë. Më pas është rritur kritika ndaj modelit të fortë të welfare state, e cila u përqëndrua në denoncimin e qendërzimit burokratik të menaxhimit publik, në asimetrinë informative konstante midis kujt jep e kujt merr, në jo aplikimin e principit të susidaritetit. Nga mesi i viteve Tetëdhjetë, në Perëndim tentohet të rishikohet welfare state i parë, sidomos në referim me kërkesën për një liri më të madhe zgjedhjeje të shërbimeve social-shëndetsore nga ana e klientëve. Gjithashtu, forza rreth lirisë së zgjedhjes së kurave ka prodhuar ndonjëherë në Evropën Perëndimore më të zhvilluar, tendenca të egzagjeruara në sensin e kundërt të shtetëzimit, me tendenca për një hapje të tregut. Ky orientim ka pësuar modifikime të forta nga afirmimi i organizatave vullnetare dhe i sektorit të tretë, tamam në vitet e perceptimit më të madh të krizës së welfare publik. Prandaj, dy kanë qënë studimet më të përhapura të të parit welfare state: ai në terma të një hapësire më të madhe të logjikave privatizuese dhe të tregut, për të patur me shumë efiçencë; dhe studimi në terma të më shumë solidaritet e susidaritet, me lindjen e aktorëve të rinj socialë të welfare, të tipit shoqërues e pjesëmarrës, në formë dtë shoqatave vullnetare, të grupeve të familjeve, të shoqatave të tutelimit të të drejtave të të sëmurit, të kooperativave dhe të formave të tjera no profit. Prandaj, janë në fazë ripërcaktimi politikat e welfare, sepse Shteti duket se nuk është në gjendje të interpretojë kontekstet sociale aktuale, ku janë rritur nivelet e pritjeve, të nevojave të qytetarëve, si në terma sasiorë ashtu edhe cilësorë, por është rritur në mënyrë proporcionale edhe kompleksiteti i nevojave e, kështu, i qeverise dhe i menaxhimit të shërbimeve publike; jemi në një fazë historike dhe ekonomike ku janë gjithnjë e më të shumtë ata që mendojnë se e vetmja zgjidhje, përballë këtij kompleksiteti, duhet të përfaqësohet nga një tërheqje e plotë e Shtetit për t’i lënë hapësirë të lirë logjikave privatizuese dhe të tregut në menaxhimin e shërbimeve kryesore të shoqërisë, shkollës, shëndetsisë dhe kujdesit shëndetsor. Me hap të njëjtë, në nivel botëror, në veçanti në shoqëritë më të avancuara, po zhvillohet një proçes koherent relacional, i cili tenton drejt një përpunimi të ri te marrëdhënies ndërmjet qeverive dhe qytetarëve, për një kujdes më të mirë të interesave të përbashkët. Objektivi është përcaktimi i strategjive të përbashkëta për qeverisjen e

24

Page 25: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

situatave të rëndësishme, si respektimi i të drejtave njerëzore, drejtësia, demokracia, sadisfaksionimi i nevojave bazë, mbrojtja e ambientit, etj. Një Komision, Commission on Global Governance, të Shteteve të Bashkuara, në1994, ka prezantuar një raport ku deklaron se Shtetet nuk mund të mbartin të vetëm gjithë peshën e zgjidhjes se problemeve te shoqërisë, por duhet të konsiderojnë si forcë të qeverisë edhe aktorët e tjerë, të aftë për të influencuar dukshëm në rezultate. Komisioni ka përcaktuar kështu në vitin 1994 termin “governance”, d.m.th. termin “qeveri të zgjeruar” (Attolini L.S., 2003). Në këtë pikë është arritur jo vetëm për konsiderimet e shprehura rreth krizës së Shteteve, por edhe për rolin e ri të bashkëpërgjegjësisë dhe pjesëmarrjes së drejtëpërdrejtë në menaxhim të qytetarëve. Sipas një përcaktimi të pranuar, “shtetësia aktive” përfaqësohet nëpërmjet kapacitetit të qytetarëve për t’u organizuar në mënyrë shumëformëshe, për të mobilizuar burimet njerëzore, teknikat e financiaret si dhe për të reaguar me modalitete e strategji të diferencuara për të tuteluar të drejtat, duke ushtruar fuqi e përgjegjësi në kujdesin dhe zhvillimin e të mirave të përbashkëta (Quaranta G.,1990). Të dhënat e përllogaritjes së fundit të FIVOL, Fondazione Italiana per il Volontariato, Fondacioni Italian Vullnetar, tregojnë që kjo është e vërtetë edhe në Itali, në fakt, rezulton që në Itali ushtrojnë aktivitet rreth pesëqind mijë qytetarë, të organizuar në gati dhjetë mijë njësi operative të shoqatave vullnetare dhe të tutelës së te drejtave të të sëmurit (Aquilino A., 2001). Për këto konsiderime, sot, qytetarëve u përket një rol shumë i rëndësishëm për propozimin e politikave të welfare dhe të tutelës së shëndetit. Bibliografia ADINOLFI P., L’URP e la carta dei servizi in sanità: indicazioni normative e percorsi attuativi, in MELE R., ADINOLFI P., La gestione e l’organizzazione delle aziende sanitarie, Kastalia Multimedia Editore, Salerno, 2004 ALBANO O., MAIORANO G. (a cura di), Persona umana e medicina, in rivista “Ospedale Miulli” quaderni 4, 1985, Acquaviva delle Fonti (BA) AQUILINO A., Il cittadino utente o cliente dei servizi? La risposta non è indifferente. Tutto Sanità, n.51, 2001 ATTOLINI L.S. (et.al.), Customer care in organizzazioni di servizio e di cura. Un percorso di formazione alla comunicazione e alla tutela dei diritti, Franco Angeli, Milano, 2003 BERTALANFFY VON L., La teoria dei sistemi aperti in fisica e in biologia, in EMERY F.E. (a cura di), La teoria dei sistemi. Presupposti, caratteristiche e sviluppi del pensiero sistemico, Franco Angeli, Milano, 1974 BORZAGA C., FIORENTINI G., MATACENA A. (a cura di), Non profit e sistemi di welfare, La Nuova Italia Scientifica, Roma, 1996 BORGONOVI E., Principi e sistemi aziendali per le amministrazioni pubbliche, Egea, Milano, 2005 BOTTI A., Governo e gestione dell’azienda sanitaria locale, Cedam, Padova, 2003 BRUSONI M., La qualità percepita nell’erogazione dei servizi sanitari, in ELEFANTI M., BRUSONI M., MALLARINI E. (a cura di), La qualità nella sanità, Egea, Milano, 2001 CAFAGGI F., Modelli di governo e riforma dello stato sociale, in CAFAGGI F. (a cura di), Modelli di governo, riforma dello stato sociale e ruolo del terzo settore, Bologna, Il Mulino, 2002 CANALETTI F., Innovazione per la qualità dei pubblici servizi, Azienda Pubblica, n.1, 1992 D’ANGELO G., Processi decisionali e modelli innovativi di governance pubblica, Atti del XXVII Convegno annuale dell’Accademia Italiana di Economia Aziendale (AIDEA), La riconfigurazione dei processi decisionali nel quadro evolutivo della competizione, Giappichelli, Torino, 2005 DOMENIGHETTI G., Medicina basata sulle prove d’efficacia e informazioni agli utenti, in LIBERATI A. (a cura di), La medicina basata sulle prove d’efficacia, Il Pensiero Scientifico, Roma, 1996 GOLINELLI M.G., L’approccio sistemico al governo dell’impresa. L’impresa sistema vitale, vol. I, Cedam, Padova, 2005 IRVIN R.A., STANSBURY J., Citizen participation in decision making: is it worth the effort?, Public Administration Review, v. 64 (1), 2004 IPPOLITO A., Le politiche e gli strumenti dell’empowerment dei fruitori nelle aziende sanitarie, Cedam, Padova, 2000 LONGO F., Governance dei network di pubblico interesse. Logiche e strumenti operativi aziendali, Egea, Milano, 2005

25

Page 26: Webzine BITS & NPM versione albanese gennaio-aprile 2005teca.consiglio.puglia.it/pem/bibliodocinn/doc/bollettini/BitsNPM-gen...projektit është stimulimi i një transformacioni të

MALLARINI E., L’URP: un ufficio per la qualità, in ELEFANTI M., BRUSONI M., MALLARINI E. (a cura di), La qualità nella sanità, Egea, Milano, 2001 MATACENA A. (a cura di), Aziende non profit. Scenari e strumenti per il terzo settore, Egea, Milano, 1999 MELE R., Economia e Gestione delle imprese di pubblici servizi tra regolamentazione e mercato, Cedam, Padova, 2003 NORMANN R., La gestione strategica dei servizi, Etas Libri, Milano 1985 PREZIOSO A., Il terzo settore nella realizzazione dello stato sociale, Studi Zancan, n.2, 2000 QUARANTA G., Cittadinanza attiva e riforma della democrazia, in Democrazia diretta, n. 3, 1990 RANCI C., Oltre il welfare state – Terzo settore, nuove solidarietà e trasformazioni del welfare, Il Mulino, Bologna, 1999 SANTAMATO V.R., L’evoluzione dei servizi, Cacucci, Bari, 2003 SVENDSEN A., The stakeholder strategy, Berrett-Koehler Publishers, 1998 UGOLINI M., Un approccio di service management per la gestione del reparto ospedaliero, Giuffrè Editore, Milano, 2004 TESTA F., La carta dei servizi: uno strumento per la qualità nell’università, Cedam, Padova, 1996 VIGODA E., From responsiveness to collaboration: governance, citizens and the next generation of public administration, Public Administration Review, v.62 (5), 2002

26