ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA ......2015/07/01  · 18. Ajo që ne fillojmë të shohim,...

6
ARCHITETTURA FENG SHUI ® ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA Rruga e Tokës - Kapitulli 1: Leksioni 1 Principet universale ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com 1 Principet universale HYRJE 1. Mirëse vini në kapitullin e principeve universale 2. Në këtë kapitull do të flasim për principet universale që gjënden pak në të gjitha kulturat dhe që përdoren në disa nivele. 3. Njëri prej këtyre niveleve për fushën tonë të interesit është dhe arkitektura dhe transformimi i peizazhit në një seri të zhvillimeve që njeriu kishte në interpretimin e ketyre principeve. 4. Mund të shohim fillimisht që principet nisin nga realitete të brendshme të natyrës, siç shohim nga fotografia, galaktika fillon nga një qendër dhe zgjerohet në formë spirale brenda kozmosit. 5. Kjo lidhet me faktin se natyra nis nga një qendër dhe zhvillohet në formë rrezore. Kjo ndjesi e qendrës gjendet brenda fushave e stileve arkitektonike të kulturave të ndryshme. 6. Në udhëtimet e mija, nga njëri kontinent në tjetrin, kuptova se njeriu ka një zemër që rreh dhe deri diku ndjen principet e natyres në të njëjtën mënyrë në të gjithe botën. 7. Në një moment të dytë interpretimi i këtyre principeve zhvillohet në mënyra të ndryshme. 8. Për shembull ritmi i pulsimit të zemrës është i lidhur me një princip që ka të bëjë me natyrën si vazhdimësi ndryshimesh mes zbrazëtisë dhe plotësisë, mes zgjerimit dhe tkurrjes. 9. Pra kjo ndjesi, që lidhet me këtë prototip të qendrës dhe që është brenda njeriut, trasmetohet brenda hapësirave të kufizuara që vetë njeriu krijon. 10. Brënda natyrës është principi i një qendre që nis dhe nga e cila manifestohet gjithçka.

Transcript of ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA ......2015/07/01  · 18. Ajo që ne fillojmë të shohim,...

Page 1: ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA ......2015/07/01  · 18. Ajo që ne fillojmë të shohim, përveç që ka numrin tre që zhvillon në brendësi, është motivi i përdorur

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

Rruga e Tokës - Kapitulli 1: Leksioni 1 Principet universale

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

1

Principet universale HYRJE 1. Mirëse vini në kapitullin e principeve universale

2. Në këtë kapitull do të flasim për principet universale që gjënden pak në të gjitha kulturat dhe që

përdoren në disa nivele.

3. Njëri prej këtyre niveleve për fushën tonë të interesit është dhe arkitektura dhe transformimi i peizazhit në një seri të zhvillimeve që njeriu kishte në interpretimin e ketyre principeve.

4. Mund të shohim fillimisht që principet nisin nga realitete të brendshme të natyrës, siç shohim nga fotografia, galaktika fillon nga një qendër dhe zgjerohet në formë spirale brenda kozmosit.

5. Kjo lidhet me faktin se natyra nis nga një qendër dhe zhvillohet në formë rrezore. Kjo ndjesi e qendrës gjendet brenda fushave e stileve arkitektonike të kulturave të ndryshme.

6. Në udhëtimet e mija, nga njëri kontinent në tjetrin, kuptova se njeriu ka një zemër që rreh dhe deri diku ndjen principet e natyres në të njëjtën mënyrë në të gjithe botën.

7. Në një moment të dytë interpretimi i këtyre principeve zhvillohet në mënyra të ndryshme.

8. Për shembull ritmi i pulsimit të zemrës është i lidhur me një princip që ka të bëjë me natyrën si

vazhdimësi ndryshimesh mes zbrazëtisë dhe plotësisë, mes zgjerimit dhe tkurrjes.

9. Pra kjo ndjesi, që lidhet me këtë prototip të qendrës dhe që është brenda njeriut, trasmetohet brenda hapësirave të kufizuara që vetë njeriu krijon.

10. Brënda natyrës është principi i një qendre që nis dhe nga e cila manifestohet gjithçka.

Page 2: ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA ......2015/07/01  · 18. Ajo që ne fillojmë të shohim, përveç që ka numrin tre që zhvillon në brendësi, është motivi i përdorur

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

Rruga e Tokës - Kapitulli 1: Leksioni 1 Principet universale

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

2

11. Në këtë foto të dytë jemi në një qytezë Palombara Sabina të Lazios, është kureshtare të shohim se si vendosja në formë rrezore e kësaj qyteze paraqet konceptin e principit që sapo permenda më siper,ose më mire se si realiteti nga ana e njeriut paraqitet nga qendra drejt periferisë.

12. Në këtë rast në trasformimin urban, gjejme Kishën dhe bashkinë brenda bërthamës që pastaj u zhvillua në konfigurimin e mëpasshëm të kësaj qyteze.

13. Natyrisht gjejmë këtë princip në kultura të ndryshme: në indianet e Amerikës gjejmë në qendër të fshatit një Totem ose përfaqësimin më të shenjtë ose më të rëndësishëm.

14. Por dicka interesante që nis të ngacmoj kureshtjen është se qyteti nuk ështe i njëjtë në të gjithë anët e tij.

15. Qendra karakterizon një trashësi madhore,një ndjesi me rëndësi të madhe që njeriu i jep kësaj hapësire.

Page 3: ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA ......2015/07/01  · 18. Ajo që ne fillojmë të shohim, përveç që ka numrin tre që zhvillon në brendësi, është motivi i përdorur

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

Rruga e Tokës - Kapitulli 1: Leksioni 1 Principet universale

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

3

16. Gjithnjë duke folur për qendrën shohim fotografinë e dytë të tempullit të Borobodur në Java, i cili përfaqëson pikëpamjen e kozmos budiste, tre nivelet kozmike të përfaqësuara me kalime të dhëna nga shkallët që nënvizojnë dhe shkallët e evolucionit.

17. Në Tempull,ka disa Ciortem të vegjël,rreth nje Ciortem te madh qendror, që tregojnë vullnetin për te perfaqësuar principet kozmike që lidhen me qendrën.

18. Ajo që ne fillojmë të shohim, përveç që ka numrin tre që zhvillon në brendësi, është motivi i përdorur

vazhdimisht nga kultura të ndryshme dhe forma fetare, si për shëmbull Trimurti indian apo Trinita e krishterë, është se besimi fetar në këtë rast budist,e cila përcakton tre nivelet e Ngritjes, ka një ndikim të drejtë përdrejtë në format e arkitekturës.

19. Interesante është sepse nga kjo qendër fillojmë të shikojmë katër linja,të cilat janë të vendosura në pikat

në të cilat shkallët fillojnë zbresin dhe që jane të vendosura ne katër drejtimet kryesore.

20. Pra përveç qendrës janë dhe drejtimet kryesore.

21. Edhe portat e atyre kohëve pothuajse gjithmonë ishin të vendosura në drejtimet veri, jug, lindje, perëndim.

22. Le të kemi parasysh këto koncepte të rëndësishme.

23. Ndërsa tani që shohim këtë fotografi na shtyn të mendojmë se ne vazhdojmë të rrotullohemi përreth tokës, po të mund të bënim këtë foto me një ekspozim të gjatë e diafragmën e hapur do të shihnim yjet që rrotullohen në këtë mënyrë.

Page 4: ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA ......2015/07/01  · 18. Ajo që ne fillojmë të shohim, përveç që ka numrin tre që zhvillon në brendësi, është motivi i përdorur

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

Rruga e Tokës - Kapitulli 1: Leksioni 1 Principet universale

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

4

24. Qendra e këtyre yjeve shkon pak a shumë drejt yllit polar, edhe pse, kjo qendër po zhvendoset pak e nga

pak drejt yllit Vega, ngjarje e shkaktuar nga zhvendosja e boshtit të tokës,e quajtur si proçes i ekuinokseve, një nga revolucionet që toka ka.

25. Megjithatë, ajo që është interesante, është se ne vazhdojmë të lëvizim në mënyre të pavetëdijshme drejt

një qendre.

26. Në këto studime, ne gjithmonë duhet të mendojnë për pasojat afatgjata, të cilat nuk shihen në periudha të shkurtra kohore por në kohë të gjatë kanë një rëndësi të vërtetë.

27. Mund të themi se në një periudhë kohore të gjatë në tokë ka një forcë të vazhdueshme rrotulluese dhe

qendërsynuese, e cila punon si në qelizat e trupit tonë ashtu si dhe në hapësirën në të cilën jetojmë, kështu që ne mund të themi se qendra është diçka që ne jetojmë në mënyrë natyrale.

28. Në fakt, edhe elektronet që lëvizin rreth një bërthamë përfaqësojnë këto dy forca që shprehin forcat

fizike,të gravitetit,dhe forca të tjera dhe ligje të përshkruara nga fizika moderne.

29. Fakti interesant është se këto forca na perfshijnë vazhdiminsht dhe hyjnë në një përmbajtje përfaqësuese simbolike që ne paraqesim dhe jetojmë.

30. Në udhëtimet e mija, për shëmbull në Indi, pashë se si tempujt në pjesën më të madhe janë të ndërtuar në këtë mënyrë. Gjejmë i Gopuram që janë portat e mëdha të cilat paralajmërojnë hyrjen në tempull dhe që janë të vendosura në katër pikat kryesore dhe që ngadalë të çojnë drejt e në qendrën e Tempullit.

31. Ky tempull është në Tamil Nadu dhe quhet tempulli i Sriramgam dhe është shumë i njohur, vizita në të

cilin është shumë interesante.

Page 5: ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA ......2015/07/01  · 18. Ajo që ne fillojmë të shohim, përveç që ka numrin tre që zhvillon në brendësi, është motivi i përdorur

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

Rruga e Tokës - Kapitulli 1: Leksioni 1 Principet universale

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

5

32. Nga jashtë në Gopuram mund të shihni një sërë simbolesh dhe përpjestimesh të shenjta për gjuhën indiane. Në botën tonë perëndimore kemi përpjestime (njësi) që bazohen mbi kute (njësi matëse e perdorur në antikitet) të shenjta ose të ashtuquajturën seksioni i artë, ndërsa këtu kemi lloje të tjera njësish që lidhen në marrdhënie me trupin e njeriut, dhe me një fushë njohurish që do njihemi me pas.

33. Siç po thonim: gjëja interesante është se këto porta shkojnë duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë drejt

qendrës. Kjo sepse duan ti japin mërgimtarit ndjenjën që sa më shumë shkohet drejt qendrës,ose drejt pjesës më të thellë të realitetit, aq më shumë kjo bëhet madhështore, e padukshme.

34. Koncepti i një diçkaje jo të dukshme paraqitet në shkallë hapësinore simbolike dhe projektuese.

35. Në brendësi të bërthamës gjejmë një tempull të vogël në të cilin jeton hyjnia Vishnu.

36. Ne këtë tempull unë nuk mund të hyja duke qenë perëndimor,por gjithsesi bëra një fotografi nga jashtë që përfaqson atë që do kisha parë nga brënda

37. Interesante është vërejtja e pesë kokave të gjarprit në të cilën përdoren numrat tek.

Page 6: ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA ......2015/07/01  · 18. Ajo që ne fillojmë të shohim, përveç që ka numrin tre që zhvillon në brendësi, është motivi i përdorur

ARCHITETTURA FENG SHUI ®

ACCADEMIA DI RICERCA PER LA SOSTENIBILITA’ AMBIENTALE E UMANA

Rruga e Tokës - Kapitulli 1: Leksioni 1 Principet universale

ACCADEMIA ITALIANA D’ARCHITETTURA FENG SHUI: Centro d’insegnamento internazionale. Tutti i diritti riservati. Copyright © 2010 by Pierfrancesco Ros. Website: www.fengshui-italia.com

6

38. Kjo gjë është e përhapur në shumë kultura: atëherë numrat tek janë shpeshherë më të ngarkuar ,më të

fortë, me një efekt më dinamik brenda një projektimi se sa numrat çift.

39. Është interesante thellimi i ketij argumenti, ashtu si dhe në kulturen kineze numrat tek janë të gjinisë mashkullore dhe numrat çift të gjinisë femerore, dhe me ketë polaritet karakterizojmë numrat tek cilësi më dinamike.

40. Mund të imagjinoni se si dy shtylla krijojnë dinamicitet statik dhe tre shtylla krijojnë një evolucion

spiral brenda një hapësire të ngushtë.

41. Spiralja është tashmë një element i transformimit,evolucionit dhe lëvizjes, ashtu si dhe numrat tek 3, 5, 7, 9, që jane përdorur në kultura të ndryshme si numra të shenjtë dhe kanë efekte simbolike të transformimit dhe evolucionit, ndryshe nga numrat çift që përcaktojnë një statikë të caktuar.