Webzine BITS&NPM maggio agosto 2005...

18
Redaktim: Giusy Di Pumpo – Daniela A. Lo Martire – Teodora Mariani Perkthimi nen kujdesin e: Dhurata Vreshtazi Perpunimi dixhital: Valter Messore Informacion: email: [email protected] tel: +390805402716 - fax: +390805402775 TREGUESI

Transcript of Webzine BITS&NPM maggio agosto 2005...

Redaktim: Giusy Di Pumpo – Daniela A. Lo Martire – Teodora Mariani

Perkthimi nen kujdesin e:

Dhurata Vreshtazi

Perpunimi dixhital: Valter Messore

Informacion:

email: [email protected]: +390805402716 - fax: +390805402775

TREGUESI

Treguesi

Site në internet

Banka elektronike të dhënash

Revista

Monografi

Shtypi i përditshëm

Pika

Kumunikimi publik në ballafaqim http://www.gov.sg Portali www.gov.sg paraqet aksesin kryesor në të gjitha informacionet e shërbimeve që qeveria e Singaporit ofron disponibilitet dhe përdorim on line. Site është projektuar më 1995 por kohët e fundit është ristrukturuar dhe riorganizuar për të mundësuar ndërveprimin me site të tjera, ky site vizitohet nga rreth 100.360 vizitatorë në muaj, 40% të tyre nuk janë residentë në Singapor. Faqja kryesore është e strukturuar në mënyrë të tillë që vizitori të ketë të njohi të gjitha tipoligjitë disponibël të informacionit: informazione rreth aktivitetit të Qeverisë me mundësinë e studimit të mëtejshëm të argumenteve, të rejat e fundit rreth aktivitetit administrativ, gjithashtu janë disponibël disa motora kërkimi për të lehtësuar vizitorin në konsultimin e informacioneve disponibël. Një portal për të mundësuar dialogimin midis ndërmarrjeve dhe Administratës Publike http://www.pubblicamente.it Përse ky portal? Për të lehtësuar marrëdhëniet midis operatorëve të sistemit ekonomik kombëtar dhe Administratës Publike nëpërmjet një përdorimi efikas të teknologjive informatike dhe të internetit. Një pikë aksesi organik ne informacionet dhe shërbimet on line të publikuara në sitet institucionale; një adresë e nevojshme për studime të hollësishme dhe kërkime specifike; një ambient pune me akses nga shumë të përhapurat smart card për kryerjen e shërbimeve të integruara në një logjikë të sportelit virtual. Portali pasurohet progresisht me informacione dhe shërbime edhe me kontributin e sinjalizimeve në Contact Center. Projekti i aprovuar nga Komiteti i Ministrave për Shoqërinë e Informacionit (CMSI), është frut i bashkëpunimit midis ministrave të Aktiviteteve Prodhuese dhe të Novacionit dhe të Teknologjive me Unioncamere, duke përfshirë Dhomat e Tregëtive, INPS e INAIL, dhe CNIPA. Observatori i shërbimeve on line http://www.crcitalia. Observatori i Shërbimeve On Line është krijuar në Qershor 2004 me objektiv matjen e përhapjes dhe ndërveprimit të shërbimeve të e-government të ofruara nga Administrata Publike lokale në kanalin web. Nëpërmjet vizitës së drejtëpërdrejtë në site, një rrjet operatorësh lokalizon pranë CRC identifikojnë dhe analizojnë gjithë gamën e shërbimeve të e-government lokal. Në muajt Nëntor e Dhjetor 2004, një sbulim i parë ka përfshirë sitet web institucionale të Rajoneve, Provincave dhe Komunave me më shumë se 10.000 banorë, për një total prej 1.234 ente lokale. Aktualisht aktivitetet e Observatorit të Shërbimeve On Line parashikojnë dy evidentime që do të mbullen respektivisht në muajt Korrik dhe Dhjetor 2005. Është në program gjithashtu, në bashkëpunim me ISTAT, zgjerimi i numrit të Komunave të konsideruara deri në mbulimin e një kampioni të administratave me më pak se 10.000 banorë, statistikisht domethënës në nivel rajonal. Njoftime shkeljesh on line, administrata kursen kohë dhe para http://newsletter.comunicatoripubblici.it Novazioni i Administratës Publike përfshin edhe drejtësinë, me një kursim të dukshëm në kohë dhe në burokraci. Projekti është pjesë e një transformimi të gjerë dixhital që falë investimeve prej 42

milion euro, do të kursejë më tepër se 130 milionë në vit. Përveç reduktimit të proçedurave dhe shkurtimit të kohës burokratike, ky instrument novazioni teknologjik po sjell kursime drejtuese të paktën 23 milionë euro në vit vetëm në sektorin e drejtësisë në Jug. Shumë komunikime në lidhje me njoftime të shkeljeve, që sot merren drejtëpërdrejtë nga forcat e rendit, shumë shpejtë do të arrijnë në Prokurinë e Republikës Italiane në mënyrë elektronike. Iniciativa synon përhapjen dhe përdorimin e komunikimit elektronik në administratën publike italiane. Lind Kodi i administrimit dixhital http://www.governo.it/GovernoInforma/Dossier/codice%5Famministrazione%5Fdigitale Më 31 maj 2005 do të hyjë në fuqi “Kodi i Administrimit Dixhital”, ky instrument i ri juridik propozohet për të ofruar një kuadër normativ koherent, homogjen dhe shumëfunksional në aplikimin e teknologjive të reja dixhitale në Administratën Publike, duke mundësuar efiçencë, kursim dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve. “Administrata Publike në rrjet” bëhet kështu një realitet përsa i përket akteve, dokumentave, kontabilitetit dhe korrespondencës, jo vetëm me administratat publike por edhe midis privatëve, të përpunuar në mënyrë dixhitale dhe të përmbledhura në arkivë informatikë do të kenë të njëjtën vlerë juridike të dokumentave tradicionalë në letër. Në këtë mënyrë kursehet kohë dhe shpenzime si të menaxhimit ashtu edhe të kërkimit të dokumentave. Kodi i bashkohet vendimit të krijimit të Sistemit Publik të Ndërlidhjes, ose të një lloj “autostrade dixhitale”, e cila do të lidhë të gjitha zyrat publike, qëndrore dhe periferike me një sistem homogjen, të sigurt dhe efiçent, i cili mes efektesh të tjera do të ketë edhe efektin e çlirimit të qytetarit nga detyra e transportimit të dokumentave. Pra për të ndjekur një praktikë nuk do të ketë nevojë për pelegrinazhe nga një zyrë në tjetrën, sepse administratat do të komunikojnë ndërmjet tyre. Të gjitha aktet, dokumentacionet, kontabiliteti dhe korrespondenca të krijuar dhe rikrijuar në mënyrë dixhitale kanë të njëjtën vlerë juridike si dokumentat letër. TV dixhital për Administratën Publike http://www.dgtvi.it Ndëraktivimi i ofruar nga TV Digitale Terrestre, d.m.th. mundësia që klienti të nis dhe të marr sipas kërkesave në ekranin e televizorit të tij, të dhëna dhe informacione, duke përdorur rrjetin normal të telekomunikacionit, hap mundësinë që të gjithë të kenë akses në shërbimet e shoqërisë së informacionit. Në mënyrën më të thjeshtë, duke përdorur telekomandën. Falë ketyre karakteristikave teknike TV Digitale Terrestre mund të përfaqësojë një kanal shpërndarjeje në plotësueshmëri të Internetit sepse i drejtohet një publiku të masës dhe paraqet logjika përdorimi të ndryshme: më të thjeshta, të standartizuara, me një përdorim tërësisht shtëpiak. T-government është mënyra e shpërndarjes së shërbimeve, e ofruar nga digitale terrestre për të patur akses edhe nga televizori i shtëpisë në informacionet dhe në shërbimet on line të Administratës Publike. Qeveria Italiane, me Ministrinë e Komunikacionit dhe Ministrinë për Novacion dhe Teknologji, po promovon zhvillimin e aplikimeve televizive në platformën digitale terrestre për të lehtësuar aksesin në shërbimet e Shoqërisë së Informacionit nga ana e një numri më të madh qytetarësh. Citizen Relationship Management dhe Administrata Publike http://www.customermanagementforum.it Sot për të gjitha ndërmarrjet publike dhe private është në rritje nevoja e përmirësimit të performancës duke rritur nivelin e shërbimeve të ofruara klientelës. Administrata Publike tashmë prej kohësh ka ndërmarrë një ndryshim të thellë kulturor i bazuar në principin e centralizimit të qytetarit dhe në kriteret e efiçencës dhe transparencës administrative. Proçesi i informatizimit të Administratës Publike i stimuluar nga politikat e planeve të e-government, ofron instrumenta për një menaxhim të kujdesshëm të marrëdhënieve me qytetarët dhe me klientët e shërbimeve. E-

government dhe Citizen Relationship Management, paraqesin kufijtë e rinj të Administratës Publike. Prej katër vitesh Customer Management Forum ka aktivuar grupin e punës “CRM dhe Administrata Publike”, drejtuar të gjitha administratave publike qëndrore dhe lokale si dhe të gjithë enteve në shërbim të Administratës Publike italiane. Grupi i punës trajton tema të përmirësimit të shërbimeve të ofruara qytetarëve, të integrimit të njohjes reciproke midis qytetarëve dhe administrateve, duke nxjerrë në pah zgjidhje rreth realizimit në kuadrin publik të CRM me vëmendje të veçantë ndaj treguesve ekonomiko-financiarë dhe ndaj standarteve të shërbimit. Centers for Advanced Studies IBM e-Government Center http://www.ibm-com/it Objektivi është krijimi edhe në Itali i një poli dedikuar promovimit të novacionit në Sektorin Publik dhe realizimi i një laboratori të avancuar ku punonjësit dhe klientët mund të gjejnë kompetencat dhe zgjidhjet teknologjike si dhe të zbulojnë avantazhet e futjes së proçeseve të reja, sistemeve dhe aplikimeve. Me këtë synim, Qëndra e Kompetencave merr pjesë në rrjetin e Centers for Advanced Studies IBM, nëpërmjet të cilave IBM promovon kërkimin e aplikuar në bashkëpunim me Universitetin. Fushat e veprimit do të jenë të ndryshme: nga shërbime të reja për qytetarët në kontroll të trafikut, nga dixhitalizimi i informacioneve sanitare në faqen internet të ndërmarrjeve. Krijimi i e-Government Open Solution Center di Roma është nxitur nga Global Innovation Outlook (GIO). GIO është një studim i rëndësishëm, i publikuar në Nëntor 2004 nga IBM dhe i komisionuar nga qeveria amerikane, ky studim grupon rezultatet e dala nga bisedimet dhe takimet midis menaxherëve IBM dhe leader-ve të më shumë se 100 ndërmarrjeve dhe institucioneve të 24 Vendeve të botës. GIO propozon të përcaktojë temat sociale e ekonomike më të rëndësishme në identifikimin dhe analizimin e oportuniteteve të reja për rritje dhe novacion global. Pra paraqitet si një instrument për njohjen më të mirë të skenarit bashkëkohor dhe për hipotizimin e zhvillimeve të ardhshme dhe të pengesave të mundshme. Analizimi i domethënies dhe i implikimeve të këtyre zonave strategjike bëhet një etapë e nevojshme për permirësimin e cilësisë së jetës dhe për të stimuluar oportunitete ekonomike të reja e domethënëse.

kthehu tek treguesi

De Agostini Professionale Bankë të dhënash juridike, e konsultueshme edhe on line në Internet (veç CD-Rom e DVD-Rom) vetëm nga zotëruesit e liçencës, me një axhornim të vazhdueshëm dhe në kohë reale. Kjo bankë të dhënash informon rreth:

• Il Diritto Comunitario e dell’Unione Europea (Të Drejtës Komunitare dhe të Bashkimit Europian), i klasifikuar në 25 sektorë të mëdhenj tematikë, të pajisur me komentim juridik;

• Le Leggi d’Italia (Ligjeve Italiane) me komentim juridik, të organizuara sipas përmbledhjes, të të gjitha Magjistraturave Superiore dhe të Doktrinës së juristëve prestigjozë;

• Le Leggi regionali (Ligjeve rajonale), të vendosura në një bankë të dhënash të vetme me përmbajtje normativën e 20 rajoneve italiane dhe të provincave autonome të Trento e Bolzano (në version dy gjuhësh);

• I 7 Codici d’Italia (Shtatë Përmbledhje Ligjesh Italiane) në tekstin në fuqi dhe të kordinuar;

• L’Archivio storico (Arkivit historik) i akteve kombëtare; • Le Circolari e le Istruzioni ministeriali (Qarkoreve dhe Instruksioneve ministeriale), të

nxjerra duke filluar nga viti 1996 nga rreth 35 organe kopetente midis Ministrive, Instituteve dhe Enteve. Çdo ligj është në raport reciprok me masat legjislative në përmbajtjen e bankës së të dhënave "Codici d’Italia". Vepra përmban si qarkore të publikuara në Gazetën Zyrtare, ashtu edhe ato të papublikuara të vështira për t'u gjetur.

Juris Data Giurisprudenza Bankë të dhënash juridike e Giuffré, e konsultueshme në CD Rom e DVD Rom vetëm nga zotëruesit e liçencës. Kjo bankë grumbullon çdo vit informacionet e përmbajtura në Repertorin e Drejtësisë Civile (duke filluar nga viti 1979) të cilës i janë shtuar Vendimet e Gjykatës Civile të Kasacionit, Legjislacioni, Përmbledhjet e Ligjeve e Ligjet Plotësuese si dhe Vendimet e Gjykatës Penale të Kasacionit. Banka e të dhënave përmban:

• Tutte le massime (Të gjitha sentencat) (sot, janë më shumë se 500.000, me evidentimin e më të rëndësishmeve) – në fushën kushtetuese, civile, penale, e proçeseve gjyqësore, administrative dhe të taksave – të marra nga vendimet e deklaruara nga Gjykata Kushtetuese, nga Gjykata e Kasacionit e nga Këshilli i Shtetit, si dhe sentencat e vendimeve të autoriteteve të tjera të trajtuara në publikime periodike;

• L’indicazione della legislazione vigente (Tregues të Legjislacionit në fuqi); • Notizie bibliografiche (Lajme bibliografike): artikuj doktrine, shënime rreth

vendimeve gjyqësore, shënimet redaktuese kryesore. Në seksionin “Novità” (Të reja) gjenden sentencat më të fundit, akoma të pa vendosura në banka të dhënash.

Data Open Bankë të dhënash on line, me axhornim në kohë reale, e propozuar për publikun nën markën OPEN të Shoqërisë së Menaxhimit SDM. Ofron aplikimet e mëposhtme:

• Tuttoimprese – Camere di Commercio on line (Të gjitha ndërmarrjet – Dhomat e Tregëtisë on line), produkt që ofron të dhëna zyrtare të Dhomave Italiane të Tregëtisë, nëpërmjet të cilës është e mundur të kërkohen të dhëna, të arkivohen e të printohen Skeda të NdërmarrjeveSkeda të përgjegjësive të ndërmarrjeve, Skeda të rregullimit të pronësisë së shoqatave, Skeda ortakërie.

• Tuttoimprese – 1. Protesti on line (Protestime on line) produkt që ofron në rrjet të gjitha emërtimet, si persona fizik ashtu edhe persona juridik, firma e të cilëve rezulton e protestuar në gjithë territorin kombëtar.

• Tuttogazzette – Full, produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë dhe të Gazetës Europiane.

• Tuttogazzette – 1. Leggi e Decretti, (Ligje e Dekrete), produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të pjesës normative dhe legjislative të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë e të Gazetës Europiane.

• Tuttogazzette – 2. Gare e Appalti (Gara e Tendera), produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të seksionit Tendera të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë e të Gazetës Europiane.

• Tuttogazzette – 3. Concorsi (Konkurse), produkt që ofron në rrjet të dhënat zyrtare të pjesës Konkurse të Gazetës Kombëtare, të Buletinëve rajonalë e të Gazetës Europiane.

Akropolis Bankë të dhënash e Shtëpisë Botuese “Newton”, e axhornuar çdo katër muaj, e konsultueshme në CD Rom vetëm nga zotëruesit e liçencës. Ofron kuadrin normativ në sektorët e urbanistikës, të rregullimit të territorit dhe të ndërtimit, lejon kërkimin e të dhënave në bazë të datës dhe numrit, argumentit, tekstit të plotë. Të tre seksionet URBANISTICA (URBANISTIKA), ASSETTO DEL TERRITORIO (RREGULLIMI I TERRITORIT), EDILIZIA (NDERTIMI), përmbajnë të njëjtën tipologji normative dhe janë të klasifikuara sipas argumentave. “Akropolis” përmban:

• Legjislacion nga 1867 • 71 zëra kërkimi • Kompleksi i normave juridike nga 1980 të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së

Kasacionit, Këshillit të Shtetit, të TAR (Gjykata Administrative Rajonale) • Doktrina nga 1975 • Formularë

Tendera të Investimeve Publike Bankë të dhënash e Shtëpisë Botuese “Newton”, e axhornuar çdo gjashtë muaj, e konsultueshme në CD Rom vetëm nga zotëruesit e liçencës.

Kjo bankë përbën një sistem të koordinuar dhe të plotë të gjithë legjislacionit në fuqi me temë tenderat publikë, si të prodhimit kombëtar ashtu edhe të derivimit komunitar, lejon kërkimin e të dhënave në bazë të datës dhe numrit, argumentit, tekstit të plotë. “Appalti di Opere pubbliche” përmban:

• 70 zëra kërkimi • Legjislacion nga 1865 • Kompleksi i normave juridike të Gjykatës Kushtetuese, të TAR (Gjykata

Administrative Rajonale), të Këshillit të Shtetit. Të gjitha bankat e të dhënave elektronike mund të konsultohen me ndihmën e punonjësve të bibliotekës.

kthehu tek treguesi

Administrata Publike dixhitale: nga shërbime demografike një shembull konkret në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 5, 2005, fq. 68 Avancon proçesi i dixhitalizimit të administratave publike. Drejtoria Qëndrore e Shërbimeve Demografike kontribon me “Progetto paperless”. Një shembull? Ndryshime më të shpejta e më pak të shtrenjta të mbiemrave. Pa kartë. Vendndodhja në Bibliotekë: BR3E10 PAC e PAL gjithnjë e më të ndërlidhura në: Pubblica, nr. 5, 2005, fq. 10 Për thjeshtësimin e proçedurave burokratike të kërkuara nga qytetarë dhe ndërmarrje, ka filluar një program investimesh prej gati 1000 milion euro, nga të cilat 35 ko-financim i Ministrisë për Novacion e Teknologji, për të krijuar infrastruktura rrjeti që qytetarët dhe ndërmarrjet të kenë akses të shpejtë dhe të sigurt në shërbimet e e-government. Vendndodhja në Bibliotekë: BR5A11

Adinolfi Paola, L’aziendalizzazione delle pubbliche amministrazioni: teoria e pratica a confronto në Azienda pubblica, nr. 1, 2005, fq. 11-31 Artikulli nis një refleksion rreth proçeseve të modernizimit menaxhues aktuale në ndërmarrjet publike italiane. Me këtë synim analizohet prodhimi shkencor rreth ndërmarrjes publike në 25 vitet e fundit, në tentativë për përcaktimin e një modeli italian të novacionit në administratat publike. Vendndodhja në Bibliotekë: BR 1A2 Aiello Gaetano Maria e Convito Raffaele, Strategie di comunicazione nelle imprese dei servizi pubblici locali në: Management delle utilities, nr. 1, 2005, fq. 26-39 Objektivi ka qënë analizimi i vlerës strategjike të komunikimit dhe nivelit të integrimit të arritur midis zonave të ndryshme të komunikimit në ndërmarrjet e marra në studim. Rreth aspekteve më operative të komunikimit, studimi interesohet për instrumentat kryesorë të përdorur nga ndërmarrjet. Vendndodhja në Bibliotekë: BR5A11

Bianco Arturo, Il riconoscimento e la verifica dei documenti informatici në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 5, 2005, fq. 84-85 Gazeta zyrtare nr. 51 e ditës së Enjte 3 mars publikon vendimin e CNIPA nr. 4/2005 të datës 17 Shkurt “Regulla për njohjen dhe verifikimin e dokumentit informatik”. Vendndodhja në Bibliotekë: BR3E10

Bodini Francesca, Costruire oggi la PA di domani në: Pubblica, nr. 5, 2005, fq. 18-20 Mbështetja e ligjeve, përkrahja e Enteve Lokale, riorganizimi i Administratës Publike qëndrore, marrëdhëniet midis qytetarëve dhe ndërmarrjeve. Projektet në të cilat është impenjuar CNIPA për realizimin e Administratës Publike dixhitale, të ilustruar nga presidenti Zoffoli. Vendndodhja në Bibliotekë: BR5A10

Bodini Francesca, Informazioni intelligenti nel sistema pubblico në: Pubblica, nr. 5, 2005, fq. 31 Rritet kërkesa e sistemeve të Business Intelligence nga ana e sektorit publik. Nevoja e organizimit në struktura efiçente dhe inteligjente i të dhënave i ofron sistemit administrativ qëndror e lokal, mundësinë për të gjetur në brendësi të tij efiçencën. Vendndodhja në Bibliotekë: BR5A10 Caccia Laura Maria, L’orientamento strategico dei sistemi di controllo nelle aziende pubbliche në Azienda pubblica, nr. 1, 2005, fq. 33-57 Artikulli synon promovimin e një refleksioni rreth një të ardhmeje të mundshme, evolucionin e sistemeve të kontrolleve manexheriale në ndërmarrjet publike, i percaktuar si “orientim strategjik”. Karateri spekullues i artikullit i përgjigjet kërkesës së disa autorëve për të pasuruar kriteret e matjes dhe vlerësimit të suksesit të reformave të menaxhimit publik në terma jo tradicionalë. Vendndodhja në Bibliotekë: BR1A2

Cristofoli Daniela, La governance di network complessi: principi e strumenti në: Economia & management, nr. 2, 2005, fq. 50-53 Për të garantuar sadisfaksionin e nevojave kolektive, ndërmarrjet publike janë thirrur gjithnjë e më shumë për të menaxhuar aktivitetin e subjekteve të tretë. Sektori privat profit e non profit kryhen një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sistemeve lokale. Në këtë prospektivë, managers e ndërmarrjeve publike gjenden përballë dy çështjeve të rëndësishme: cilat sjellje të adoptojë për të garantuar

kontributin e sektorit privat në zhvillimin e sistemeve lokale; cilat instrumente të përdorë për të bërë këto sjellje efikase. Vendndodhja në Bibliotekë: BR1B8

Davis Richard, Nasce il Codice dell’amministrazione digitale në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 5, 2005, fq. 12 Është aprovuar në mënyrë definitive nga Këshilli i Ministrave Kodi i administratës dixhitale, i cili propozon të ofrojë një kuadër normativ homogjen në aplikimin e teknikave të reja dixhitale në administratën publike. Vendndodhja në Bibliotekë: BR3E10

Davis Richard, Sicurezza: per un uso consapevole di Internet në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 5, 2005, fq. 12 Ndërgjegjësimi i qytetarit në përdorimin e Internetit është një prioritet i veprimit të marrë nga Ministria për Novacion e Teknologji. Me rastin e të dytës Internet Safer Day, Ministri Lucio Stanca ka nënvijëzuar që politika italiane ka konsideruar gjithnjë novacionin teknologjik dixhital jop vetëm si burim për rritjen ekonomike, por edhe si element në mbështetje të një dimensioni social në lidhje me prospektivat e një shoqërie të informacionit të bazuar në njohuritë, cilësinë e jetës, në një kohezion e pjesëmarrje më të gjerë.

Vendndodhja në Bibliotekë: BR3E10

Davis Richard, La tv digitale per la PA në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 5, 2005, fq. 13 Italia është vendi i parë në Europë për përhapjen dhe për përmbajtjet televizive dixhitale me cilësi të lartë sociale. Administrata Publike italiane ka vendosur të përdorë televizionin dixhital si një mjet për të shumëfishuar përdorimin e shërbimeve on line, duke u vendosur në vendin e parë në Europë në t-government. TV do të bëhet kështu një instrument interaktiv për përdorimin e shërbimeve dhe informacioneve. Vendndodhja në Bibliotekë: BR3E10

Ferrara Claudio, Rinnovare l’immagine della P.A.: la soluzione di “Rizo&” në: Comuni d’Italia, nr. 4, 2005, fq. 65-66 Një front office gjithnjë në hapa me kohën? Sot është e mundur, siç shpjegon Salluzzo,i cili kujdeset për “Rizo&” interesanti “Progetto Affitto”. Vendndodhja në Bibliotekë: BR5E9

Limone Donato, L’e-government in Italia. L’eterna dicotomia “tecnologie” e “organizzazione” në: Informatica ed enti locali : E-gov, nr. 5, 2005, fq. 20-21 Plani i e-government jeton në dikotomi tradicionale “organizim” e “teknologji”, me varësinë totale të të parit nga të dytat: bëhet fjalë për një proçes kulturor të rrënjëzuar në sektorin publik. Vendndodhja në Bibliotekë: BR3E10

Stanca Lucio, P.a. digitale: un punto di forza per la competitività del Paese në: Pubblica, nr. 5, 2005, fq. 24-26 Novacioni si burim për kompetitivitetin e Vendit dhe si element dallues i ekonomive të avancuara. Novacioni i Administratës Publike është një revolucion i qetë, por i paevitueshëm. Vendndodhja në Bibliotekë: BR5A10

Veltri Stefania e Maria Teresa Nardo, Governance e controllo del gruppo “ente locale”: le società in house në Rivista italiana di ragioneria e di economia aziendale Marrëdhëniet midis Enteve Lokale dhe ndërmarrjeve të shërbimeve publike lokale janë riformuluar në nenin 14 të D.L. nr. 269/2003 dhe nga ligji finanziaria 2004 duke ofruar mundësi enteve lokale për të zgjedhur midis modeleve të menaxhimit në lidhje me organizimin e shërbimit. Artikulli evidenton marrëdhëniet dhe problematikat midis enteve. Vendndodhja në Bibliotekë: BR1D5

kthehu tek treguesi

Business intelligence e knowledge management : menaxhimi i informacioneve dhe i performencave në epokat dixhitale / Luca Quagini. - Milano : Franco Angeli, 2004. - 203 p. : ill. ; 23 cm. TREGUESI: * Riorganizimi i Kontrollit të Menaxhimit në epokën dixhitale * Proçesi i planifikimit shumëdimensional * Modelet e matjes së performancave * Proçeset vendimmarrëse dhe instrumentat e Business Intelligence * Evolucioni i Business Intelligence në Management IntelligenceTM * e-Intelligence dhe Azienda Estesa * Knowledge Management si hartë interaktive e proçeseve të ndërmarrjes *Konkluzione dhe prospektiva

Në skenarin aktual, informacioni dhe menaxhimi i njohurive përbëjnë avantazhe konkurruese të rëndësishme të cilat ndërmarrjet duhet t’i ndërtojnë e t’i mbrojnë. Marrja dhe mbajtja e këtyre avantazheve sigurohet nga menaxhimi i drejtë i pasurisë; kalimi i njohurive bëhet ndryshorja më kritike për suksesin e ndërmarrjes, pra lind nevoja e një rishqyrtimi të drejtë të proçeseve të Performance Management, të Business Intelligence dhe të Knowledge Management. Pajisja me instrumenta të Information Communication Technology është e nevojshme për mbijetesën e ndërmarrjes për një periudhë afatgjatë si dhe për kalimin në një model të ndërmarrjes më të zgjeruar. Nuk ka aktivitet të ndërmarrjes që të mos kërkojë përopunimin e një sasie të dhënash: pianifikimi tregtar, kontrolli i menaxhimit, matja e performancave, balanced scorecard, monitorimi i proçeseve. Management Intelligence është disiplina që grumbullon këto modele dhe zgjidhje me synim ndihmimin e menaxhimit në marrjen e vendimeve. Organizatat që analizojnë informacionet për të kuptuar tendencat dhe skenaret dhe që transmetojnë këto informacione në të gjitha nivelet e tyre të brendshme, janë në gjendje të kuptojnë parakohe mundësitë e ofruara nga business si dhe risqet e mundshme. Futja e praktikave efikase të Knowledge Management u lejon burimeve të përqëndrojnë në një bazë të vetme informative të gjitha informacionet, idetë dhe eksperiencat dhe për të ndarë në mënyrë të personalizuar përmbajtjet me të gjithë aktorët e ndërmarrjes. Funksioni i kontrollit pasurohet me përmbajtje dhe me përgjegjësi të reja, të cilat përcaktojnë një rëndësi në rritje në mekanizmat e menaxhimit të ndërmarrjes dhe kërkojnë një axhornim konstant në kapacitetet e modelizimit dhe të përgjithësimit të ndryshimit. Teksti i drejtohet atyre menaxherëve që shohin me pozitivitet të ardhmen për të çuar ndërmarrjet përtej krizës ekonomike të viteve të fundit, me zgjidhje avanguardia dhe me projekte ambicioze e afatgjatë. Vendndodhja në Bibliotekë: BM33M13p

Komunikimi administrativ në lëvizje : tendencat në sistemin e administratave publike / Mariacristina Bonti. - Milano : Giuffré, [2004]. - XX, 219 p. ; 24 cm. TREGUESI: * Kushte të zhvillimit të komunikimit * Komunikimi në dinamikat organizative * Komunikimi si sistem dhe si proçes * Komunikimi organizativ në administratat publike: profili organizativ dhe i funksionimit të zyrës për marrëdhëniet me publikun * Bibliografia Zgjedhja për të studiuar rolin e komunikimit organizativ në brendësi të organizatave është e lidhur me bindjen që argumenti paraqet jo pak

elementë interesimi. Një nga këta, ndofta më i rëndësishmi, i përket konfuzionit që shpesh bëhet midis termave informacion dhe komunikim, të marrë si sinonime. Rëndësia e informacionit, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve ekonomikë të ndërmarrjeve. Që nga origjina e kësaj disipline, eksplorimi i nevojave informative dhe i modaliteteve të sadisfaksionimit të tyre ka zënë një vend qëndror në objektivin e një kuptimi më të mirë të marrëdhënies egzistuese midis vendimeve dhe sjelljeve organizative Kjo ka sjellë lidhjen midis problemit organizativ dhe atij informativ, në brendësi të një marrëdhënieje me influencë reciproke. Tema është shumë aktuale dhe forcohet nga novacioni teknologjik, duke iu referuar gjithmonë kapacitetit më të madh për marrjen, përpunimin, shpërndarjen e informacioneve që information technology mundëson. Vendndodhja në Bibliotekë: BM33L20a

Instrumentat e zhvillimit lokal: programimi i negociuar: nga lindja në evolucionet më të fundit / Mario Centorrino, Giancarlo F. Lo Presti. – Palomar, [2005]. – 232 p. 20 cm. TREGUESI: * Programimi i neguciuar në Itali * Programimi i neguciuar: aspekte të përgjithshme * Institutet e nivelit të “parë” e të “dytë”: Marrëveshja institucionale e programit * Instrumentat e nivelit të “tretë”: Pakti territorial * Programimi i neguciuar dhe politikat e zhvillimit Në vitet e fundit, veprimi dhe praktikat administrative janë karakterizuar nga futja e modeleve konsensuale, duke sjellë një mënyrë administrimi, i

lidhur me ndryshimet në organizimin e shoqërisë, jo vetëm në drejtimin ekonomiko-juridik, por edhe në atë politiko-kulturor. Qeveria qëndrore nuk është më i vetmi subjekt që programon, lokalizon dhe realizon ndërhyrje publike, por shpesh është subjekti që monitoron menaxhimin e këtyre ndërhyrjeve, garanton respektimin e rregullave dhe asiston entet lokale dhe rajonet. Vendndodhja në Bibliotekë: BM33L27a

kthehu tek treguesi

Shembuj të mirë: seminari përfundimtar në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 75, datë 15/06/2005 Zhvillimi i sistemeve turistike lokale, komunikimi i brendshëm, customer satisfaction në shkolla, integrimi i personave me aftësi fizike të kufizuar në botën e punës. Janë vetëm disa nga temat që do të trajtohen të Martën 21 Qershor në Castel dell'Ovo (Napoli) në kuadrin e takimit "Novacioni administrativ në administratat publike: metoda dhe eksperienca". Aktiviteti u organizua nga Buoni Esempi, banka e të dhënave të eksperiencave të novacionit. Klientë ose qytetarë aktivë? në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 74, datë 01/06/2005 Të quash përdoruesin “qytetar” apo “klient” nuk është pa pasoja. Gjatë viteve, ëshe kaluar nga ideja e qytetarit si përfitues i administratave publike në idenë e përdoruesit të shërbimeve dhe “aksionist”, për të eksploruar modalitete të reja marrëdhëniesh që presupozojnë një pasivitet më të ulët të përfituesve të aktiviteteve të administratës publike. Numri i fundit i rubrikës La Lente eksploron kalimin nga customer në citizen satisfaction e më tej, deri në konceptin e nënshtetësisë aktive. Drejtuesit dhe sfida e leadership në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 72, datë 05/05/2005 Përcaktimi i disa itinerareve të mundshme për përmirësimin e kopetencave të menaxherëve publikë dhe diskutim rreth vlerës së kopetencave në lidhje me performancat e një organizimi. Janë këto objektivat e seksionit të parë të Ditës V të novatorëve. Këtu drejtuesit publikë dhe profesorët universitarë do të diskutojnë se si leader mund të jenë në gjendje të kuptojnë potencialet e bashkëpunëtorëve të tyre, të vlerësojnë kapacitetet e tyre dhe të ndjekin interesat e tyre, për të favorizuar një ambient të motivuar i cili të jetë në gjendje që pyetjeve që formulon territori t’u japë përgjigjet e duhura. Milano lindore përqëndrohet tek e-government për të promovuar zhvillimin territorial në: Reset (on line), nr. 10, datë 15/06/2005 "Novacioni dhe racionalizimi i shërbimeve territoriale për të mbështetur ndërmarrjet dhe punësimin"; Ky është objektivi i 21 Komunave milanese të zonës së njohur si Milano Lindore, të cilat u mblodhën për të nisur një strategji të promovimit të zhvillimit territorial që, nëpërmjet e-government dhe kooperimit ndërinstitucional synon në efiçencën dhe në aksesin e ndërmarrjeve dhe qytetarëve të zonës në shërbimet. Para një vit, për të arritur këtë objektiv, Komunat e zonës së bashku me Provincën e Milanos, i kanë dhënë jetë Est Milano Impresa e Lavoro (EMIL) (Milano Lindore Ndërmarrje dhe Punësim), agjensia më e re e zhvillimit milanez. Firma dixhitalenë: Reset (on line), nr. 10, datë 15/06/2005 Firma dixhitale është një tip i veçantë i firmës elektronike të kualifikuar, bazuar në një sistem çelësash çift josimetrik, një publik e një privat, ky sistem i lejon titullarit nëpërmjet çelësit privat

dhe marrësit nëpërmjet çelësit publik të verifikojnë prejardhjen dhe integritetin e një dokumenti informatik ose të një tërësi dokumentash informatikë. Firma dixhitale është e nevojshme në momentin e nënshkrimit të një deklarate duke patur garancinë e integritetit të të dhënave objekt i nënshkrimit, si dhe autenticitetin e informacioneve në lidhje me të nënshkruajturin. Novacioni bashkohet me lehtësinë në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 73, datë 18/05/2005 Më 11 Maj, në kuadrin e ForumPA 2005, në Romë u zhvillua me sukses Dita e V e Novatorëve, një takim ky që Programi Cantieri ia dedikon të gjithë atyre që impenjohen në ndryshimin e Administratës Publike. Këtë vit, seksioni plenar i kësaj Dite i është dedikuar pjesëmarrjes së qytetarëve dhe ndërmarrjeve, në vendimet e administratave publike. Seksionet e mbasdites kanë diskutuar rreth katër temave: koopetencat e drejtuesve në krijimin e leadership; planet strategjike si instrumenta të përpunimit të vizionit të territoreve; prezantimet në territor; krijimi i treguesve të performancës në bazë të iniciativës “matja e Administratën Publike”. Shëndeti i një organizate nis nga leadership në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 75, datë 15/06/2005 Sot një leader duhet të përballojë jo vetëm një problem organizativ, por duhet të jetë promotor i mirëqënies për veten e vet, për bashkëpunëtorët e tij si dhe për sistemin në të cilin bënë pjesë. Janë drejtuesit ata që kanë në duar çelësat për promovimin e marrjes në konsideratë të rezultateve të sondazhit rreth mirëqënies organizative të zhvilluar nga Cantieri. Në shkollën e e-gov në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 74, datë 01/06/2005 109 skuadra, 579 pjesëmarrës. Janë këto shifrat e Nord-Est në lidhje me Campus Cantieri, iniciativë kjo që promovon novacionin në trajnimin profesional për të mbështetur administratat dhe novatorët në luftë kundër sfidave të ndryshimit. Vëmendje e veçantë e skuadrave të administratave Nord Est për novacionin teknologjik dhe për projektet e mëdha e-government. Flet Chiara Caselgrandi, referuese e Campus Cantieri për zonën. Thjeshtësim dhe transparencë: në 15 vjet të ligjit 241 në: Newsletter di Cantieri (on line), nr. 73, datë 18/05/2005 Nga fillimet e viteve ’90, administratat publike kanë treguar interes për vendimet legjislative të marra për thjeshtësimin dhe transparencën e veprimeve administrative. Megjthatë, deri më sot, informacione disponibël rreth realizimit të normativave në fjalë rezultojnë të fragmentizuara. Ky vëllim mbledh rezultatet e një sondazhi rreth kësaj situate, duke ofruar një kuadër rreth realizimeve të parashikuara nga Ligji nr. 241 i vitit 1990. Vëmendje e veçantë u është dedikuar analizave të ushtrimit të të drejtës për akses, në aplikimin e autoçertifikimit, në përcaktimin e termave dhe në përcaktimin e përgjegjësit të proçesit administrativ.

kthehu tek treguesi

DDeemmookkrraacciiaa eelleekkttrroonniikkee ee VVaalltteerr MMeessssoorree∗∗

Të karakterizuar nga një përshpejtim i dukshëm gjatë viteve të fundit, sforcimet e

Administratës Publike në ripërcaktimin e rolit të vet në marrëdhënie me qytetarin, kanë prodhuar

rezulltate të kënaqshme, falë edhe teknologjive të reja të informacionit dhe të komunikimit (ICT).

Në bazë të kësaj, politikat e e-government luajnë një rol të rëndësishëm në ripërcaktimin e

aseteve organizative të burokracisë, si nga konfigurimi i një sistemi publik efiçent – nga sistemi

fiskal në shërbimet lokale – që lejon vendosjen e qytetarëve dhe ndërmarrjeve në kushtet më të

mira. Por një Administratë Publike funksionale dhe e kujdesshme në strukturimin e shërbimeve të

veta 1 në prizmin e modernizimit që shoqëria e sotme e informacionit imponon, nuk paraqet në

vetvete një objektiv të mjaftueshëm. Në vazhdim të kësaj logjike duhet të ndjekë realizimin e

iniciativave që lejojnë forcimin e pjesëmarrjes së qytetarëve ne çështjet institucionale 2.

Ja pra afirmimi i konceptit të e-democracy 3, tërësia e të gjithë proçeseve që parashikojnë

ndjekjen e strategjive dhe teknologjive të informacionit dhe të komunikimit nga ana e aktorëve

demokratikë (administratorë, qytetarë, shoqata, ente publike dhe private) në kontekstin e proçeseve

politike dhe të qeverisë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Me fjalë të tjera, “të qënit qytetarë në shoqërinë e informacionit nuk do të thotë vetëm të

keshë akses në shërbimet e një Administrate Publike Lokale më efiçenete, e aftë të përcaktojë

shërbimet e veta në bazë të nevojave të përdoruesve (e-government), por edhe të mund të marrësh

pjesë në një mënyrë të re në jetën e institucioneve politike (e-democracy), duke patur parasysh

transformimin në marrëdhëniet midis aktorëve publikë e privatë (governance)”4.

Për të afirmuar efikasitetin e vet,e-democracy duhet të marrë në konsideratë të paktën tre

dimensione kryesore: informacionin, dialogun dhe konsultimin.

∗ Funksionar i Sektorit Biblioteka, Dokumenimi, Komunikimi Institucional i Këshillit Rajonal të Puglias. 1 Vlerësimi i ofertës është lehtësisht i sulmueshëm, duke patur parasysh se në përgjithësi, administratat publike të dimensioneve të mesme apo të mëdha kanë tashmë sitin e vet në internet. 2 S’ka dyshim që dinamika e shkëputjes të një pjese të konsiderueshme të qytetarëve nga pjesëmarrja aktive në jetën politike mbetet një e dhënë kontradiktore në një shoqëri që vetquhet demokratike. Pasojat, të rënda për një sistem demokratik, çojnë në një prononcim individualizmi të opinioneve dhe të sjelljeve, të nxitura veç të tjerash nga një aderim i përgjithshëm ne ngjarjet mediatike. 3 Termi e-democracy, në realitet, në aksesin e tij më të gjerë implikon dimensione të ndryshme. 4 Linja guidë për promovimin e nënshtetësisë dixhitale: e-democracy - Formez, Roma 2004, fq. 12.

Informacioni është në kriter i nevojshëm për pjesëmarrjen, në përmasën ku pjesëmarrja nuk

kufizohet në të qënit e organizuar si qëllim shpërndarje e të dhënave nëpërmjet internetit5.

Diferenca midis një tipi informacioni si për shembull, oraret e aksesit në shërbime është e ndryshme

nga publikimi i rendit të ditës në lidhje me mbledhjet e një Këshilli Rajonal. Në rastin e fundit,

duhet vlerësuar mënyra në të cilën merret informacioni, në kuptimin që kjo mënyrë duhet të

paraqesë mundësinë për të përdorur modalitete të tilla që bëjnë qytetarin një subjekt aktiv.

Dialogu përbën formën e komunikimit ku ndërveprimi midis institucionit dhe qytetarit

realizohet nëpërmjet shkëmbimit të mesazheve (e-mail ose pjesëmarrje në forum në rrjet) ose

nëpërmjet aplikimeve që kombinojnë mesazhe të ndryshme në thread 6 të diskutimeve.

Konsultimi, përfshin ato zgjedhje për të cilat “grumbullohen” opinionet e qytetarëve, sipas

modalitetit në rrjet (nëpërmjet diskutimit në një forum) ose ne kuadrin institucional, dhe merren në

konsideratën e duhur për një qëllim specifik në lidhje me marrjen e vendimeve.

Teknologjitë e reja, sjellin një kontribut të dukshëm në perfshirjen e qytetarit në një

pjesëmarrje më aktive në proçeset vendimmarrëse, por është e vërtetë se “e-democracy duhet

kuptuar si një proçes, që mund të çohet përpara në prani të një ndryshimi kulturor, në zakonet dhe

në koopetencat e të gjithë aktorëve të përfshirë”7.

Shoqëria e njohurive, në fakt, mund të paraqesë një iluzion mbi të gjitha për të gjithë ata që

nuk paraqesin abilitet të mjaftueshëm, kjo do të thotë përjashtim nga përfitimet që teknologjitë e

reja dhe interneti sjellin në marrëdhënie midis qytetarëve dhe administratës publike 8.

kthehu tek treguesi

5 Sipas raportit të Censis: E-democracy:nje oportunitet për të gjithë? (2004) “sitet institucionale,pak a shumë ndëraktivë në shpërndarjen e shërbimeve,janë e mbeten kanale të një rruge komunikimi, nuk bëjnë komunitet, nuk krijojnë rrjete,as me qytetarin e as me subjekte të tjera në territor.”, fq. 6. 6 Në postën elektronike dhe në newsgroup të internetit, seri mesazhesh dhe përgjigjesh në lidhje me një argument specifik. 7 Raporti i Censis, cit., fq. 58. Afirmimi kërkon të tërheq vëmendjen rreth faktit se mosrealizimi i politikave të e-democracy mund të jetë imputabile jo vetëm ndaj një qëndrimi indiferent nga ana e qytetarëve, por mbi të gjitha ndaj mungesës së koopetencave të nevojshme në administratat publike. 8 Referimi ndaj digital divide është i dukshëm: “eliminimi digital divide është një dhe ndofta më e rëndësishme nga para-kushtet derisa mund të flitet edhe në Itali për e-democracy pa rrezikuar të lënit jashtë nga proçeset novative një pjesë të madhe të qytetarëve, dhe si pasojë rrënjësimin në një territor projektet të dobishme që synojnë riforcimin e formave të pjesëmarrjes së qytetarëve me mbështetjen e teknologjive të reja.” Raporti i Censis, cit., fq. 37.