Guida Bachelor 2012 - 2013

36
Guida Bachelor 2012 - 2013

description

Programet Bachelor 2012 -2013 3 Fakultete - Fakulteti Juiridik - Fakulteti i Ekonomise dhe teknologjise se Informacionit - Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit

Transcript of Guida Bachelor 2012 - 2013

Page 1: Guida Bachelor 2012 - 2013

1uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

GuidaBachelor

2012 - 2013

Page 2: Guida Bachelor 2012 - 2013

2 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Të tjerët për UETGazeta Panorama, tetor 2011

“Një vendim i Këshillit të Ministrave, që tashmë është botuar në fletoren zyrtare dhe ka hyrë në fuqi e shndërron UET-in nga Shkollë e Lartë Universitare Jopublike në Universitet, duke e bërë një ndër dy universitetet e vetme jopublike në vend me këtë status. UET feston kështu përvjetorin e pestë me një stimul të madh që i shtohet një vlerësimi të lartë marrë nga kompania gjermane CHE e cila pas procesit të rankimit e shpalli Universitetin Europian të Tiranës si më të rankuarin”.

Gazeta New York Times, shkurt 2012

Universiteti Europian i Tiranës, një tjetër universitet privat në anën tjetër të qytetit. Të gjitha lëndët zhvilloheshin në shqip, por diskutimi i gjallë në auditorë dhe kafene, libraria e pasur dhe shumë e frekuentuar tegonin për një insitucion ku kurioziteti ishte po aq i rëndësishëm sa edhe kredencialet / besueshmëria.

Instituti EUNACAL (Instituti i Studimit të Politikave Publike dhe Kërkimi)

“Në sondazhin e zhvilluar gjatë muajit janar 2012 Universiteti Europian i Tiranës ka rezultuar të jetë universiteti privat më i preferuar nga të rinjtë.”

Page 3: Guida Bachelor 2012 - 2013

3uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Të dashur miq,

I nisur si një aksion i mirëfilltë publik në vitin 2006 prej katër të rinjve me shpirt dhe ide liberale, UET-i sot mund të konsiderohet një institucion i konsoliduar arsimor me një filozofi të qartë analitike në mësimdhënie dhe impakt të jashtëzakonshëm social, sidomos në realitetin mediatik e politik të shoqërisë shqiptare.Në të 3 Fakultetet e tij: Ekonomik, Juridik, Shkenca Sociale dhe Edukim, ushtrojnë aktivitetin e tyre mësimdhënës e shkencor rreth 100 profesorë e asistentë, një staf akademik që kombinon shkëlqyeshëm urtinë dhe eksperiencën e gjatë të profesorëve në fushën e mësimdhënies e të kërkimit shkencor me freskinë inovative të dijes që sjellin të rinjtë e sapodiplomuar në universitete prestigjoze europiane dhe amerikane.Në kontekstin e një realiteti gjithnjë e më dinamik shqiptar, UET, si një “universitas” i mirëfilltë, e konsideron mision dhe sfidë të tijën të patjetërsueshme që, nëpërmjet programeve studimore të larmishme në shkencat sociale, ekonomike e juridike, t’u japë përgjigje të diferencuara pyetjeve gjithnjë e më komplekse të këtij realiteti.Këtë ofertë të larmishme studimore në nivelet bachelor, master dhe doktoraturë e shfrytëzojnë aktualisht mbi 3

mijë studentë, të cilët e konsiderojnë studimin në UET si një investim në të ardhmen dhe një start në karrierën profesionale.Teksa futemi në 5-vjeçarin e dytë të ekzistencës, kemi të drejtë të ndalemi pak, të kthejmë kokën prapa dhe të ndjehemi krenarë për ato 5 vite histori suksesi, gjatë të cilave vetëm dy auditorë dhe disa salla seminaresh, u kthyen në një kampus të mirëfilltë me disa auditore dhe dhjetëra salla seminaresh, 5 vite, gjatë të cilave mijëra studentë kaluan nëpër auditoret tona dhe që, sot, në të katër anët e vendit dhe jashtë tij, dijen e marrë nga komuniteti ynë mësimdhënës, përpiqen t’ia vënë në shërbim progresit të shoqërisë. Në këtë kuptim UET është kudo!  Sinqerisht,Prof. Asoc. Dr. Tonin Gjuraj

Përshëndetja e Rektorit

Page 4: Guida Bachelor 2012 - 2013

4 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Klasifikimi i Universiteteve

Universiteti Europian i Tiranës është klasifikuar i pari nga 34 universitetet publike dhe private në Shqipëri që u përfshinë në këtë sistem vlerësimi. Procesi i klasifikimit, i bërë publik në korrik të vitit 2011, u organizua nga kompania gjermane CHE. Klasifikimi u bë duke marrë në shqyrtim drejtimet e studimit që UET ofron në të tre fakultetet. Kompania CHE tregoi, në fund të klasifikimit, se UET ofron programet më të mira në Shqipëri në drejtimet: Drejtësi, Ekonomik dhe Shkenca Politike.

Mirësevini në UET

ADN e UET

Universiteti Europian i Tiranës njihet për frymën kërkuese që përcjell tek studentët dhe kjo e bën të tërheqë studentë me kërkesa dhe pritshmëri të larta tek vetja. UET-i mbështet studentët në zhvillimin akademik, por edhe në organizimet jashtë fushës akademike. Studentët e UET shohin mundësi përmirësimi në çdo fushë të aktivitetit të tyre, kanë krijuar organizata e klube që përfaqësojnë interesat e tyre. Këtu organizohen aktivitete, konkurse, panaire, udhëtime, festa, e shumë të tjera, duke i shtuar studimeve plot aktivitete sociale.

Licencimi dhe akreditimi

Universiteti Europian i Tiranës e zhvillon aktivitetin akademik në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë në Shqipëri, duke qenë i Licencuar dhe i Akredituar për të gjitha programet që ofron.

Jemi universiteti privat më i mirë, sipas renditjes dhe vlerësimit të kryer nga kompania gjermane CHE. Këtë studim e mbështet edhe ecuria e studentëve tanë në tregun e punës, përthithja e tyre nga kompanitë private, institucionet publike apo organizata jo fitimprurëse. Të qenurit i respektuar nga akademikët, nga punëdhënësit dhe ofrimi i kushteve optimale për studim, e ka bërë Universitetin Europian të Tiranës zgjedhjen e parë të studentëve ambiciozë.

Page 5: Guida Bachelor 2012 - 2013

5uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Nisur nga reklamat e universiteteve private, tre vite më parë vendosa të vizitoja disa prej tyre. I pashë nga afër realitetet që më ofroheshin. Më mori disa ditë, por në fund isha i qartë dhe i sigurt në zgjedhjen time. Zgjodha UET-in! Nëse jeni të pasigurt për të ardhmen, të pavendosur se ku do i vazhdoni studimet e larta, atëherë ju mjaftojnë disa ditë t’i vizitoni. Kur të hyni në ambientet e një universiteti, takoni pedagogët dhe bisedoni personalisht, shihni ambientet e leksioneve e të seminareve, bibliotekën, sallat e internetit, mënyrën e vlerësimit, tekstet, literaturën shtesë, botimet shkencore të universitetit, revistën universitare sipas fakulteteve, jetën studentore, aktivitetet kulturore, shkencore, praktikat, bursat për studentët, etj. Pse nuk jam penduar që kam zgjedhur të studioj në UET?! Sepse UET-i padyshim i ka gjitha.

Na takoni në UETEja dhe tako profesorët tanë, vizito ambientet e studimit e ato sociale dhe informohu më shumë për programin Bachelor që do të ndjekësh. Ditët e Informimit në UET, të ashtuquajturat “Open Days”, janë një mundësi e mirë për t’u prezantuar me studentët aktualë të UET-it, për të kuptuar nëpërmjet tyre se ç’do të thotë të studiosh e të jesh student i UET. Vizita është një mundësi e mirë për të njohur dhe biseduar rreth së ardhmes. Ne ju mirëpresim gjatë gjithë kohës.

14.02.2011Akreditimi i programeve të ciklit të dytë dhe të tretë (MASTER)

28.09.2011Nga Shkollë e Lartë Universitare Jopublike në “Universitet”2009

Diplomimet e para në programet Bachelor

2010Diplomimet e para në programet Master 07.10.2011

Licensimi i doktoratës në “Shkenca Ekonomike, Sociale dhe Juridike”

20.09.2006Licensimi i UET, fillimisht Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Shkencave Sociale

27.02.2008Hapja e Fakultetit Ekonomik

21.01.2009Licensimi i programeve të ciklit të dytë.

22.07.2009 Licensimi i programeve të ciklit të tretë, Master i Nivelit të Dytë

24.07.2009Akreditimi i parë i UET si institucion, dhe i programeve Bachelor

Sead CenaStudent nga qyteti i Shkodrës

Page 6: Guida Bachelor 2012 - 2013

6 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Zyra e kujdesit ndaj studentit

Kjo zyrë luan rolin kryesor në kujdesin ndaj studentëve dhe ofron zgjidhjet më optimale për ta. Ajo ndihmon jo thjesht dhe vetëm për zgjidhjen e problemeve akademike, por edhe i mbështet studentët në krijimin e përvojave profesionale dhe personale. Zyra ka në fokus edhe aktivitetet studentore, kulturore, sportive dhe çlodhëse, të cilat ideohen nga klubet studentore që funksionojnë brenda UET.

Të studiosh në UETUET të ofron mundësinë për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë si edhe shumë profesorë të ftuar nga universitetet më të mira të Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët UET ka marrëveshje partneriteti. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, eksperiencave ndërkombëtare dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit. Bashkohu me ne për të pasur akses në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë gjatë studimit që UET të ofron.

Të ftuarit në UET

Është në traditën e Universiteti Europian të Tiranës të ftojë personalitete të shquara dhe profesionistë për leksione të hapura apo për seanca pyetje - përgjigjesh duke i përcjellë studentëve eksperiencat e tyre. Dijeve të marra gjatë studimit në fusha të ndryshme i shtohet edhe njohja me përvojat praktike e të ftuarve në UET duke e konkretizuar dijen. Vizitorët më të fundit në UET kanë qenë: Doris Pack, Eurodeputete; Michel Roccard, ish-kryeministër francez; Blendi Fevziu; Kseniya Lvovski drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë; Behgjet Pacolli; Dritëro Agolli; Ismail Kadare; Albin Kurti; Cecilia Malmstrom, Euro-Deputete; Howard Dean, guvernator në SHBA; Baton Haxhiu; Ben Blushi; etj

Biblioteka

Studentët e UET kanë mundësi të shfrytëzojnë mjediset dhe burimet e Bibliotekës me sipërfaqe prej rreth 600 m2, me 250 vende leximi dhe me mbi 20.000 libra. Biblioteka jonë është projektuar në mënyrë të tillë që çdo student të gjejë literaturën e nevojshme gjatë studimit, në secilin prej kurseve. Stafi i Bibliotekës ndihmon dhe këshillon studentët në lidhje me literaturën dhe i sugjeron burime të tjera informacioni. Një burim shumë i rëndësishëm informacioni që i ofrohet studentëve tanë janë bibliotekat online si J-Store, Sage Journals dhe Questia që ofrojnë një numër të pafund librash dhe revistash shkencore për të plotësuar të gjitha kërkesat dhe ambiciet e studentëve.

Page 7: Guida Bachelor 2012 - 2013

7uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Teknologjia

Mjedisi ynë teknologjik i vjen në ndihmë studentëve për të kërkuar e për të këmbyer informacion me komunitetin lokal të universitetit apo më gjerë. Kompjuteri, interneti, mbulimi me sinjal wireless në të gjitha mjediset, si dhe përdorimi i gjerë i teknologjive të reja në mësimdhënie, janë vënë në përdorim të studentëve. UET ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në aplikimin e një sistemi të brendshëm të manaxhimit të të dhënave, UMS (University Management System), duke i ofruar studentëve të gjithë informacionin që i nevojitet me vetëm një klik.

Tutoriati dhe këshillimi akademik

Këshillimi akademik së bashku me sistemin e Tutoriatit, (ndjekja nga afër e një grupi studentësh gjatë studimeve prej një pedagogu) janë ngritur nga ne me qëllim që studenti të ketë në çdo çast mundësinë të këshillohet me pedagogët, specialistët dhe koordinatorët tanë rreth problemeve të veta akademike. Pedagogu që përgjigjet për grupin e studentëve që në hapat e parë në UET, ju ndjek në të gjitha elementet që lidhen me Universitetin, për vështirësitë si studentë ose për vijimin e studimeve në programet Master.

Informimi i studentëve

Në filozofinë e funksionimit tonë, UET i kushton rëndësi të veçantë informacionit. Që në momentin e parë, do të informohesh në lidhje me programet e studimit dhe programet e lëndëve që realizohen, si nga stafi akademik ashtu edhe nga administrata. Në fillim të çdo semestri studentët tanë informohen për mënyrën sesi është konceptuar dhe organizuar lënda nga pedagogu përkatës, i cili u vë në dispozicion një kopje të programit të lëndës. Vënia në përdorim të sistemit UMS (University Management System) mundëson që studentët të informohen në çdo kohë në lidhje me programet e studimit si edhe të kenë mundësi të zgjedhin vetë oraret më të përshtatshme.

Partneritete

Ne jemi një universitet që krijon ura bashkëpunimi me institucione të tjera universitare për ti krijuar më shumë mundësi studentëve tanë. Universiteti Europian i Tiranës ka marrëveshje të gjerë bashkëpunimi me Aston University, Birmingam, në Angli. Shkëmben programe, pedagogë, studentë dhe në të ardhmen do të bëjë formim dhe udhëheqje të përbashkëta doktoraturash me profesorë të këtij universiteti. UET ka partneritete mbi baza projektesh univeristare si; Tempus, iPA, FP7 me një sërë universitetesh prestigjioze; Budapest Business School; Roehampton University në Angli; Wageningen University; Scottish Agricultural College, Skoci; Centro Cultura innovativa d’Impresa- University of Salento, Itali. Munich University of Applied Sciences, në Gjermani; Staffordshire University, Angli;

Page 8: Guida Bachelor 2012 - 2013

8 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Mjedisi në UET

Ne ofrojmë barazpeshim ideal midis një qyteti të madh si Tirana dhe qetësisë nga zhurmat urbane. Tek ne gjendet jeta e qytetit plot mundësi e në të njëjtën kohë një hapësirë e qetë studimi për të kultivuar dijet. Pozicionimi brenda qytetit është lehtësi për studentët, qoftë për transportin e përditshëm, ashtu edhe për afrinë me institucionet apo bizneset kryesore ku kryejnë praktikën profesionale. Me një sipërfaqe rreth 15 mijë m² kampusi është një miniqytet. Për të lehtësuar qëndrimin e studentëve në universitet, ne sigurojmë një sërë shërbimesh ndihmëse si; bar, restorant, fast-food, lulishte, etj.

Studentët në vendimmarrje

Studentët kanë zërin e tyre në organizimin e jetës së universitetit. Këshilli Studentor, i zgjedhur në mënyrë demokratike nga vetë studentët çdo dy vjet, është organi që përfaqëson interesat e studentëve. Pjesëmarrja e studentëve në qeverisjen e UET është realizuar nëpërmjet përfshirjes së përfaqësuesve të tyre në strukturat drejtuese.

Gazeta stUdEnTët

Një mozaik informacionesh mbi jetën studentore, lajme nga vendi dhe rajoni, portrete personazhesh të pazakonshëm, analizë veprash, shkrime publicistike, etj. Gazeta “stUdEnTët”, është projekt i ri që realizohet nga studentët e të gjitha programeve, në bashkëpunim me pedagogët dhe stafin e UET-it për të promovuar fjalën e lirë dhe kreativitetin.

Klubi “Biznes Grup”

Qëllimet kryesore të këtij klubi janë vënia në praktikë e njohurive të fituara gjatë studimeve në Fakultetin Ekonomik, pjesëmarrja në seminare e trajnime nga profesorë e biznesmenë të suksesshëm në treg. Synimi i klubit nuk është thjesht fitimi, por njohja dhe afrimi me operatorët kryesorë të tregut të punës. Pas çdo aktiviteti fitimprurës, krijohet një fond i veçantë, i cili përdoret për qëllime bamirësie.

Brenda kryeqytetit, kampusi i UET funksionon si një qytet më vete për studentët. Këtu studentët jo vetëm studiojnë por edhe organizojnë një pjesë të mirë të ditës së tyre midis aktiviteteve të ndryshme sociale.

Jeta e Studentëve në UET

Klubi “FAN”

Klubi “FAN” (Finance & Accounting Network)u krijua nga studentët e programit Financë – Bankë me qëllimin kryesor t’i njohë studentët me procedurat praktike që do të hasin në të ardhmen në vendet e punës dhe me mundësitë e karakteristikat që tregu i punës u ofron. Ata organizojnë herë pas herë seminare, trajnime dhe takime me firmat ndërkombëtare të auditimit, për të kuptuar më shumë si zhvillohet karriera profesionale në këto firma, pas diplomimit.

Klubi “Juristët e rinj”

Fokusi i këtij klubi janë hulumtimet, analizat, komentimi në ligje, rregullore, legjislacionin e propozuar, situatat konfrontuese ligjore, e çështje të tjera juridike. Ky klub organizon gjyqe të improvizuar për të praktikuar studentët. Po ashtu ka si qëllim promovimin dhe organizimin e ligjëratave, grupeve të punës, seminareve, dhe konferencave në nivel kombëtar dhe lokal.

Klubi “Economicus”

I krijuar nga studentët e Fakultetit Ekonomik aktiviteti i klubit lidhet kryesisht me vizita në bizneset shqiptare, për t’i parë si raste studimore, për të kuptuar më shumë si krijohet, si funksionon dhe si rritet një biznes. Klubi organizon debate, dhe diskutime mbi bizneset, ku janë të ftuar pedagogë, studentë dhe përfaqësues të biznesit.

Klubi “Vizioni i Ri”

Është klubi i që ndërmerr aktivitete të ndryshme me qëllim përmirësimin e jetës sociale, kulturore, arsimore dhe akademike të studentëve. Në këtë klub janë të përfshirë studentë nga të tre fakultetet e UET. Ky klub është një mundësi e mirë për t’u takuar me njerëz të rinj, të ndash ide dhe të eksplorosh potencialin tënd.

Klubi i Librit

Është klubi që bashkon rreth vetes të gjithë ata studentë, të cilët kanë dëshirë të jenë pjesë e diskutimeve mbi librat. Klubi zgjedh libra të tematikave të ndryshme në mënyrë që të përfshihen studentët e të tre fakulteteve të UET-it dhe i komentojnë edhe në prani të vetë autorëve.

Page 9: Guida Bachelor 2012 - 2013

9uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

UET më ka ofruar shumë mundësi aktivizimi që nuk i gjeta dot në universitetin ku studioja më parë. Ajo që vlerësoj veçanërisht, është mbështetja që më japin për zhvillimin e sportit tim të preferuar, basketbollit. Unë jam lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit, por ndjek edhe studimet për Financë në Universitetin Europian të Tiranës. Që në fillim u ndjeva mirë dhe m’u krijua besimi që ky ishte universiteti ku mund të ndiqja ambicien për t’u bërë një financier i zoti pas mbarimit të studimeve dhe njëkohësisht pasionin tim për basketbollin.

Nikolin ArraStudent i UET dhe lojtar i ekipit Kombëtar të Basketbollit

Page 10: Guida Bachelor 2012 - 2013

10 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Zyra e Karrierës dhe e Praktikave

Kjo zyrë ju vjen në ndihmë për ta nisur karrierën në mënyrën më të mirë dhe ju jep mundësinë e një punësimi të shpejtë. Ne, në UET organizojmë trajnime, aktivitete për punësimin e studentëve, i ndihmojmë gjatë aplikimeve për punë, krijojmë lidhje me punëmarrësit, bëjmë kërkime për vende të lira pune dhe ofrojmë konsulta individuale. Jemi i vetmi universitet në Shqipëri që organizon një panair pune të përvitshëm, ku marrin pjesë 60 bizneset më të suksesshme në vend. Gjatë këtij panairi studentët kanë një mundësi më shumë për t’u përballur me tregun e punës dhe për të njohur kërkesat e punëdhënësve. Shumë studentë të UET-it kanë fituar vende pune pranë bizneseve pjesëmarrëse në panair.

Megjithëse thuhet se një diplomë nuk është garanci për një vend të mirë pune, ajo ndihmon shumë gjatë rrugës. Studentët dhe të diplomuarit në UET janë ndër më të kërkuarit në tregun e punës. Kjo vërehet edhe gjatë panaireve të punës, ku punëdhënësit u japin përparësi aplikimeve të studentëve nga UET. Punëmarrësit kërkojnë gjithnjë e më shumë të diplomuar me aftësi teknike dhe njohuri të plota në fusha si: biznesi dhe ekonomia, fusha ligjore, sociologjia, psikologjia , marrëdhëniet ndërkombëtare, komunikimi, etj. Një nga pikat tona të forta është mundësia e gjerë e praktikimit, e cila jep përparësi në tregun e punës.

Karriera

Kush i ka punësuar studentët e diplomuar në UET

Kompanitë më të mëdha, ndërkombëtare dhe vendase, punësojnë çdo vit të diplomuarit në UET. Studentët tanë janë bërë pjesë e administratës publike, duke u punësuar në institucione të pushtetit qendror dhe atij lokal. Kjo është një listë e shkurtër e atyre që u besojnë studentëve tanë;

Kompani private

Vodafone, AMC, Eagle Mobile, Albtelecom, Plus, CEZ, KESH, INSIG, Raiffeisen Bank, Intesa San Paolo Bank, Tirana Bank, British American Tabacco, Sigal, etj.

Administratë Publike

Këshilli i Ministrave, Ministria e Integrimit, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Drejtësisë, etjBashkia Tiranë, Elbasan, Korçë, Shkodër, INSTAT, Drejtoria e Përgjitshme e Doganave, etj.

Media

Top Channel, Gazeta Panorama, MAPO, KLAN, Vizion Plus, TVSH, Gazeta Standard, Gazeta Shqip, Gazeta Shqiptare, media online, etj

Përfaqësi diplomatike

Ambasada Italiane, Korpusi i Paqes/U.S Embassy, Ambasada Greke, Ambasada Spanjolle.

Institucione të pavarura

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Kontrolli i lartë i shtetit, Avokati i Popullit, etj.

Page 11: Guida Bachelor 2012 - 2013

11uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Unë jam diplomuar në UET dhe tashmë punoj pranë kompanisë “Easypay”, e cila konsiston në electronic-payments në departamentin e marketingut. Studimet më kanë rritur së shumti akademikisht, falë stafit shumë të përgatitur të pedagogëve. Klima që UET më ka ofruar gjatë studimeve, nuk ishte vetëm e përshtatshme për anën akademike, por edhe për sa i përket afrimit me tregun e punës. Punësimin pranë kësaj kompanie e arrita menjëherë pas diplomimit, dhe kjo falë infrastrukturës që UET ka ngritur për t’i afruar studentët sa më pranë tregut të punës. Ndër të tjera, marrëdhëniet student–pedagog janë në nivele të admirueshme. Falë sugjerimeve dhe rekomandimeve nga ana e UET u bë e mundur që unë të isha pjesë e shumë trajnimeve praktike në institucionet shtetërore dhe në kompanitë private.

Edi VlushaI diplomuar në UET, 2011

Praktika ProfesionaleNë një treg pune gjithnjë e më konkurrues, të kesh në CV një praktikë profesionale është përparësi e madhe. Kemi krijuar marrëdhënie shumë të mira me institucionet publike dhe bizneset kryesore në vend për t’u siguruar studentëve hapësirat e duhura për zhvillimin e Praktikave Profesionale dhe krijimin e kontakteve të para me tregun e punës. Është shumë e rëndësishme që studentët të përmirësojnë aftësitë në mjedisin e punës dhe t’u ofrojmë një mundësi të mirë për të kontakte dhe njohuri në lidhje me tregun e punës, për t’ua lehtësuar përpjekjet për punësim pas marrjes së diplomës. Disa programe të Praktikës Profesionale i paguajnë studentët, ndërsa disa zhvillohen në baza vullnetare.

Në të dyja rastet ka shumë arsye të mira për të ndjekur një Praktikë:• Përfiton një eksperiencë të mirë pune• Praktikon aftësitë e tua• Provon mundësi të ndryshme për karrierën e mëvonshme• Rrit besimin tek vetja • Rrit vlerën e CV-së tënde • Ndërton rrjet njohjesh

Page 12: Guida Bachelor 2012 - 2013

12 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

I nisa studimet e mia në një kolegj të quajtur “Alpha Meridian” College në Greenwich për “IMIS” (Integrated management information system) për një vit. Për arsye familjare m’u desh të rikthehesha në Shqipëri. UET ishte zgjedhja e parë dhe e vetme pas kthimit tim nga Britania e Madhe. Ishte i vetmi universitet që plotësonte nevojat dhe kërkesat e mia dhe kishte standarde të njëjta me vendin nga vija. Nga 6 lëndë që kisha, me transferimin e krediteve që UET-i mundëson, m’u njohën 5 lëndë, gjë që më ndihmoi të kaloja direkt në vit të dytë. Kjo nuk do të thotë që e mbylla vitin e parë me 5 lëndë, por pedagogët e UET-it më ndihmuan si të zgjidhja lëndët e tjera për të marrë njohuritë që më nevojiteshin dhe të mos më mbingarkohej programi i vitit të dytë. Sot jam në përfundim të studimeve Bachelor për Menaxhim Biznes.

Alba NanoTransferuar në UET nga“Alpha Meridian College” në Greenwich, Angli

Page 13: Guida Bachelor 2012 - 2013

13uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

UET është një zgjedhje shumë e mirë për zgjerimin e dijeve në fushën ku kërkon edhe të pozicionosh karrierën tënde të ardhshme.

Ne duam t’ju ndihmojmë në përgatitjen e së ardhmes suaj, duke vënë në dispozicion të gjithë infrastrukturën dhe burimet e UET-it. U përgjigjemi

etjes së studentëve për ndërtimin e një karriere të suksesshme.

Çfarë të studiosh

Të ardhmen mund ta planifikosh duke u nisur nga lista e programeve Bachelor që mundësojnë 3 Fakultetet e UET:

Fakulteti Juridik- Juridik

Fakulteti i Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit- Menaxhim Biznesi- Financë dhe Bankë- Marketing- Informatikë ekonomike (Menaxhim Biznesi)- Informatikë ekonomike (Financë Bankë)

Fakulteti i Shkencave Sociale dhe EdukimitShkenca Politike- Marrëdhënie Ndërkombëtare- Psikologji- Sociologji – Antropologji Sociale- Komunikim – Marrëdhënie Publike- Komunikim – Dizajn - Komunikim – Gazetari - Mësuesi –Cikël i ulët

Procedura e pranimit

Për t’u bërë një student i Universitetit Europian të Tiranës duhet që përveç dëshirës të kalosh edhe në “sitën” e një komisioni. Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një komision përkatës i caktuar nga Dekanati i çdo fakulteti, duke u bazuar në një formular pranimi dhe mbështetur në dokumentacionin e paraqitur, si dhe diplomën e maturës shtetërore.Dokumentet për regjistrim:- Diploma e Maturës Shtetërore- Fotokopje e kartës së identitetit - Certifikatë familjare- 4 fotografi për dokumentet

Vazhdoni të studioni akoma më tej në UET

Synimi i përkushtimit tonë është që studentët të gjejnë mundësitë më të mira për të zhvilluar karrieren e tyre të ardhshme. Pas mbarimit të studimeve Bachelor mund të zgjidhni të specializoheni akoma më tej duke ndjekur një prej shumë kurseve të Master Profesional apo Master Shkencor si edhe studimet doktorale. Për më shumë informacion rreth programeve Master dhe Doktoraturë vizitoni faqen tonë në internet www.uet.edu.al

Page 14: Guida Bachelor 2012 - 2013

14 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

UET është një universitet i hapur për të gjithë dhe mbështet të gjithë ata që edhe pse nuk kanë mundësinë ekonomike, tregojnë se kanë

mundësinë të kthehen në vlera për shoqërinë shqiptare.Këtë vit akademik, UET në bashkëpunim me Fondacionin për Liri

Ekonomike, ka vendosur që të rrisë numrin e bursave, duke ofruar më shumë mundësi për më shumë studentë.

Ne i ftojmë të gjithë personat që mendojnë se duhet të mbështeten me bursë, sipas kategorive përkatëse, të na vizitojnë në UET. Ne do t’ju ofrojmë

informacionin e duhur dhe do ju ndihmojmë të plotësoni aplikimin.

Bursat dhe mbështetja

financiare

Bursat e Ekselencës

Ne nxisim dhe ndihmojmë me bursa studentët e shkëlqyer. Në përputhje me rezultatet e vitit paraardhës, çdo vit jepen bursa për studentët e shkëlqyer. Bursat e Ekselencës përveçse vlerësojnë arritjet e studentëve, nxisin edhe konkurrencën në dobi të rritjes së nivelit të përgatitjes së studentëve.

Bursat Sociale

Jemi të ndërgjëgjshëm për vështirësitë që grupe të caktuara hasin në realizimin e studimeve universitare. Kontributin tonë karshi shoqërisë mundohemi ta japim duke akorduar Bursa Sociale për shtresat në nevojë, ndonjëherë edhe në bashkëpunim me aktorë të tjerë shoqërorë dhe institucionalë.

Bursat e Talentit

Jemi në krah të studentëve që tregojnë se kanë prirje dhe arrijnë të spikasin në fusha të ndryshme si: arti, politika, sporti dhe shkenca. Për të stimuluar punën dhe përkushtimin e tyre, UET akordon Bursat e Talentit që u vijnë në ndihmë të rinjve të talentuar.

Bursa lidershipi

Ne besojmë se ndryshimet e shoqërisë do të vijnë nga të rinjtë aktivë që angazhohen dhe dinë të angazhojnë të tjerë. Të rinjtë që kanë treguar se kanë aftësi lideri dhe që duan të përfshihen akoma më shumë në zhvillimin e shoqërisë UET-i i mbështet duke u ofruar Bursën e Lidershipit.

Bursa lidershipi shqiptar në rajon

Të gjithë të rinjve shqiptarë që dëshmojnë se janë elementë aktivë të shoqërisë dhe që duan të rrisin cilësinë e përfshirjes së tyre u vijmë në ndihmë duke u ofruar bursa studimi.

Duke promovuar fuqishëm filozofinë e një institucioni të hapur, Universiteti Europian i Tiranës ka vënë në dispozicion çdo vit në dispozicion një numër të caktuar bursash për studentët. Në 6 vitet e para, 2006 – 2012, nga rreth 5600 studentë që janë regjistruar në UET, mbi 250 studentë kanë qenë me bursë të plotë dhe më shumë se dyfishi tyre me bursë të pjesshme.

Page 15: Guida Bachelor 2012 - 2013

15uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Unë jam pjesë e atyre fëmijëve që e kanë humbur një prind në krye të detyrës si punonjës i forcave të policisë. Bursa Sociale që më ka dhënë UET, ka bërë të mundur që unë të ndjek studimet në këtë universitet. Këtu në UET kam gjetur më të mirën, staf pedagogjik cilësor dhe shumë i përgatitur. Sot ndihem shumë mirë që më është dhënë mundësia të jem pjesë e UET. Mendoj se në të ardhmen do të jem i fituar intelektualisht dhe profesionalisht.

Ermir HoxhaStudent me bursë

Page 16: Guida Bachelor 2012 - 2013

16 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Fakulteti JuridikSot, çdo ent e institucion shtetëror, sektor juridik, e deri te bizneset e mesme private është i lidhur ngushtë me një avokat apo jurist. Fakulteti Juridik në UET ka parime strikte e të panegociueshme për sa i takon cilësisë që mbështetet në filozofinë e tij. Fryma dhe metodat e universiteteve perëndimore bashkëveprojnë me përvojën e terrenit shqiptar. Trupa akademike është e përzgjedhur me figura të njohura me eksperiencë të gjatë nga fusha e Drejtësisë, anëtarë apo ish anëtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese. Mësimdhënia cilësore, është dokumentuar dhe verifikuar nga Kompania Gjermane CHE, e kontraktuar për të kryer procesin pilot të rankimit të universiteteve në vend. Një vend të veçantë në Fakultetin Juridik zë edhe revista shkencore “Jus&Justicia”, e hapur për artikuj shkencorë juridikë për këdo, edhe për studentë. Studentët e Fakultetit Juridik trajnohen herë pas here për të vënë në praktikë të gjitha dijet e marra, me anë të aktiviteteve që organizohen në UET. Fakulteti Juridik në UET mbetet ndër zgjedhjet më të mira për të rinjtë.

Studimet universitare  janë një moment publik, sepse të gjithë studentët ndodhen së bashku në një universitet. Jeta e secilit e kapërcen të tyren, si pjesë e një bote me të gjerë publike që përcakton skenën për të gjitha momentet private. Pikërisht kjo është sfida e parë e jetës intelektuale të çdo të riu. Ky është një fakultet i ligjit, që studion ligjin. Çdo njeri ka ëndrrat e veta mbi ligjin. Imagjinoni se çfarë mund të nënkuptojë sundimi i ligjit për çdo njeri në këtë planet, kur misioni i tij përmbushet. Ju duhet t’i bëni tuajat ambiciet e ligjit. Në botën që gjallon mbi këtë vend të lashtë

dhe të ndërlikuar, që quhet Shqipëri, ju do të zbuloni se këto ambicie janë të vështira për t’u arritur. Mos u tërhiqni nga kjo sfidë! Përballuni me të! Fitoni! S’keni rrugë tjetër. Kur t’i hidhni kapelat me shprehjen: “Po, unë ja dola” do të shihni se ia ka vlejtur. Ia kanë vlejtur i gjithë ankthi i fillimit, e gjithë sfida, lodhja, netët pa gjumë, ndeshja me shkencën dhe profesionin; të gjitha kënaqësitë ngjarjet dhe fenomenet që ndeshen rrugës. Ruajeni një vend në zemrën tuaj për idealizmin e Fakultetit të Drejtësisë në UET.

Dr.Çlirim GJATADekan i Fakultetit Juridik

Prof. Dr. Ksenofon KrisafiProf. Dr. Ferit DukaProf. Dr. Romeo Gurakuqi Darjel Sina, PhDErjona Canaj, PhD

Dr. Arnisa GoreziDr. Arjan VasjariDr. Çlirim GjataDr. Juelda LamçeDr. Migena Leskoviku

Besnik Maho, MagjisterErvin Mete, DoktorantAndi Dura, DoktorantKleopatra Maliqi, LLM

Pegagogët e Fakultetit Juridik

Page 17: Guida Bachelor 2012 - 2013

17uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Në UET gjeta gjithçka që nuk

e kisha pasur në universitetin

publik, ku përfundova studimet

e para; bibliotekë gjigande dhe

komode me tituj shqiptarë e

të huaj, cilësi në mësimdhënie,

mjedise të shkëlqyera. M’u

dha mundësia të studioj në

një universitet evropian pa u

larguar nga vendi im. Gjatë

këtyre viteve kam studiuar

jo vetëm teorikisht, por edhe

praktikisht çdo gjë që lidhet

me programin tim. Falë

profesorëve i kam praktikuar

njohuritë që në vitin e parë,

me tryeza diskutimi. Gjatë vitit

të dytë, realizuam një gjyq të

improvizuar ndërkombëtar.

Në vitin e tretë krijuam grupin

“Juristët e rinj” sepse jemi

në gjendje të punojmë në

grup për të trajtuar tema të

ndryshme. Falë UET-it, sot jam

Koordinatore e Universiteteve

në Parlamentin Rinor si dhe

pjesë e grupit të juristëve të rinj

të UET-it.

Jonlinda Hada

Studente e Juridikut

Ku mund të punosh pas studimeve

• Jurist në institucione të ndryshme të administratës shtetërore

• Jurist në ndërmarrje publike apo private• Ndihmës dhe asistent në zyrat juridike• Angazhim publik dhe politik• Angazhim në shoqërinë civile, monitorimi i

legjislacionit dhe i lirive ekonomike, etj.

Ky program ofron njohuri lidhur me të drejtën e biznesit, të drejtat e pronësive, format e reja ekonomike dhe kontraktuale; të drejtën publike, të drejtën kushtetuese, dhe marrëdhëniet e tyre me sistemin politik, si edhe të drejtën e Bashkimit Evropian, të drejtën ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare.

Programi

Juridik i Përgjithshëm

Page 18: Guida Bachelor 2012 - 2013

18 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Fakulteti Ekonomik dhe Teknologjive të InformacionitFakulteti Ekonomik në UET ofron programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Studimet që zhvillohen në programet e Ekonomisë, Biznesit, Menaxhimit, Teknologjisë së Informacionit janë shumë të preferuar për një masë të gjerë studentësh. Ekonomia globale në zhvillim i kërkon dhe tregu i punës i thërret. Fakulteti Ekonomik në UET, afron studentët për t’u bërë pjesë e iniciativës me idenë se do të jenë ata që do të drejtojnë ekonominë, që do të menaxhojnë, marketojnë produktet në tregje të hapura, që do të gjejnë burime prodhimi në tregjet financiare, që do të ndërlidhin më mirë dhe më shëndetshëm tregjet për të evituar krizat. Studentët që diplomohen në ekonomi qëndrojnë gjatë në tregun e punës, punësohen shpejt, sepse profilet që kanë programe ekonomike janë profile që kërkohen fort nga ky treg pune.

Mbështetur në filozofinë e UET-it, Fakultetit Ekonomik dhe Teknologjive të Informacionit, kombinon njohuritë teorike ekonomike me përvojat më të spikatura praktike, duke i përgatitur studentët me cilësi për kërkesat dhe tendencat e tregut të punës në Shqipëri, rajon e më gjerë.Mësimdhënia përqendrohet në njohuritë më të mira bashkëkohore, në eksperiencën e universiteteve më të mira ndërkombëtare, në tekste mësimore moderne e të asimilueshme, në metoda mësimdhënieje cilësore që e bëjnë studentin pjesë aktive të procesit mësimor

dhe i krijojnë mundësitë për specializim. Përtej dijeve teorike, studentët janë pjesë aktive e debateve, leksioneve të hapura, konferencave, praktikave e projekteve kërkimore shkencore nën drejtimin e ekspertëve të fushës, shqiptarë e të huaj. Fakulteti Ekonomik dhe Teknologjive të Informacionit në UET është në pararojë të risive të fushave që mbulojnë diplomat e tij dhe i hapur për bashkëpunime e horizonte të reja.

Prof. Dr. Luljeta MINXHOZIDekane e fakultetit Ekonomik dhe Teknologjive të Informacionit

Prof. Dr. Luljeta MinxhoziProf. Dr. Adrian CiviciProf. Dr. Petraq PapajorgjiProf. Asoc. Engjell PereProf. Asoc. Hysen Binjaku Prof. Asoc. Tamara Luarasi Prof. Asoc. Magdalena BregasiArjan Kadareja, PhDArianit Shkurti, PhDMimoza Durrësi, PhDNevila Xhindi, PhD

Dr. Anilda BozdoDr. Arben BakllamajaDr. Edlira GjurajDr. Elvin MekaDr. Ermira QosjaDr. Indrit BaholliDr. Kreshnik BelloArbi Agalliu, DoktorantErmela Kripa, DoktorantHoltjana Bello, DoktoranteHerion Ndreka, Doktorant

Avis Andoni, DoktoranteTeuta Xhindi, DoktorantePatris Poshnjari, DoktorantEdmond Bello, MAMimoza Kaçi, MAArtan Gjergji, MAGenti Beqiri, MAEnea Zafiri, MBAEvis Gjebrea, MAManol Simo, MNDBesart Kadia MSC

Pegagogët e Fakultetit Ekonomik dhe Teknologjive të Informacionit

Page 19: Guida Bachelor 2012 - 2013

19uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Jam në përfundim të

studimeve Bachelor në UET dhe

gjatë tre viteve më është dashur

t’i përgjigjem shpesh pyetjes:

pse zgjodha të studioj një

program si Financë-Bankë dhe

pse pikërisht në UET?!

Studimet i konsideroj

investimin më serioz në jetë.

Pikërisht për këtë zgjodha UET-

in, sepse cilësia në edukimin

dhe formimin e studentit,

stafi akademik, i gatshëm

për të motivuar gjatë ciklit

studimor, mjedisi favorizues për

orientimin drejt tregut të punës,

u dhanë përgjigje të gjitha

pikëpyetjeve të mia. Krahas

vlerave, eksperienca e mirë e

brezit të parë të të diplomuarve

në Fakultetin Ekonomik në UET

më bindi më tepër që ky ishte

universiteti i duhur. Tani që

jam pjesë e tij, e angazhuar me

aktivitetet e larmishme, e ndiej

këtë ditë pas dite.

Marinela Seitaj

Studente nga qyteti i Beratit

Ku mund të punosh pas studimeve

• Specialist në të gjitha strukturat e sistemit bankar dhe financiar • Specialist/analist të tregjeve financiare dhe bursave • Specialist i shoqërive të sigurimit, fondeve të pensioneve, fondeve të

investimeve, leasing • Specialistë finance dhe kontabiliteti në biznese të ndryshme • Punonjës të degëve të tatim-taksave, të sistemit doganor etj. • Ekspertë të auditimit dhe të kontrollit • Specialistë të sistemit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Ky program është i projektuar për ata që duan të studiojnë marrëdhëniet ekonomike që krijohen në fushën e financave dhe organizimin e bankave. Programi përgatit ekonomistë të specializuar në problemet financiare, banka, shoqëri sigurimesh, financë, kontabilitet, etj.

Programi

Financë-Bankë

Page 20: Guida Bachelor 2012 - 2013

20 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Ku mund të punosh pas studimeve

• Ekonomist i specializuar në problemet e drejtimit dhe manaxhimit të bizneseve

• Ekonomist i bizneseve në sfera të ndryshme aktiviteti• Specialistë marketingu dhe komunikimi për të gjitha

llojet e bizneseve• Drejtues të përgjithshëm apo sektorialë të bizneseve

private e publike

Ky program përgatit ekonomistë të specializuar në problemet e drejtimit dhe menaxhimit të bizneseve të kategorive të ndryshme. Në fund të programit do të njihni shumë më mirë sistemet e menaxhimit të Biznesit duke krijuar edhe një ide të plotë mbi hallkat e ndryshme që vënë në lëvizje një biznes.

Programi

Manaxhim Biznesi

Kur vendosa profilin e studimeve të mia të larta erdha në kryeqytetin e shqiptarëve për të parë se cilin nga universitetet do të zgjidhja. I vizitova disa, por nuk u binda se i plotësonin kërkesat e mia, derisa vizitova UET-in. Dallonte nga të gjithë të tjerët. Kishte stafin akademik më të përgatitur, kushtet brenda universitetit ishin më të mirat, një staf i tërë të qëndronte shumë afër për të të ndihmuar në çdo lloj problemi që mund të kishe, ishin shumë rigorozë e shumë arsye të tjera. Të gjitha këto u vërtetuan edhe pas sondazhit të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencave të Republikës së Shqipërisë, ku UET-in, gjegjësisht e radhiti

si universitetin më të mirë në Shqipëri. Anton Lulgjuraj Student nga qyteti i Ulqinit

Page 21: Guida Bachelor 2012 - 2013

21uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Ka plot arsye pse duhet të

zgjedhësh UET! Për mua

ishte besimi tek ëndrra.

Besova që UET-i i kishte të

gjitha mundësitë për të më

mbështetur deri në fund, në

profesionin që zgjodha. UET-

in mund ta zgjedhësh për

marrëdhënien mes studentëve

dhe pedagogëve, marrëdhënie

që më ka bërë të ndjehem

e dobishme dhe asnjëherë e

nënvlerësuar.

Mund të zgjedhësh të studiosh

në UET edhe për ambientet me

standarde evropiane.

Sot, ëndrra ime për të studiuar

është realitet që e jetoj çdo

ditë. Gjej gjithçka kam dashur

të marr nga një universitet;

mundësinë për të shprehur atë

që mendoj dhe udhëheqjen

drejt të ardhmes së suksesshme.

Është shumë e rëndësishme të

bësh zgjedhjen e duhur. Jam e

bindur se e imja, ishte e duhura!

Kestrina Ramallari

Studente nga qyteti i Kukësit

Ku mund të punosh pas studimeve

• Specialist dhe drejtues të zyrave të marketingut, shitjeve dhe marrëdhënieve me klientët

• Ekspert e drejtues të agjencive publicitare apo edhe turistike

• Ekspert dhe drejtues të bizneseve të specializuara në aktivitete import-eksporti

• Ekspert dhe drejtues në sektorin financiar, bankat dhe sigurimet në sferën e marketingut financiar dhe shërbimeve për klientët

• Ekspert dhe drejtues i marketingut ne media

Ky program formon ekspertët dhe specialistët e së ardhmes së hartimit të strategjive të marketingut të një biznesi, organizate apo institucioni. Pedagogët përcjellin njohuritë themelore teorike, praktikat ndërkombëtare dhe eksperiencën shqiptare në fushën e marketingut, funksionimit dhe menaxhimit të strukturave të specializuara në fushën e marketingut, promocionit dhe reklamave, analizës dhe funksionimit të tregjeve specifike, psikologjinë e marketingut dhe negociatat në marketing, etj.

Programi

Marketing

Page 22: Guida Bachelor 2012 - 2013

22 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Në fund të maturës ndjehesha

plot pasiguri për të zgjedhur

programin ku do të vazhdoja

studimet. UET më ofroi mjedis

të përshtatshëm dhe të duhurin

për t’u ndjerë e vlerësuar dhe

të thelloja njohuritë e mia në

fushës e ekonomisë. Zbulova se

UET të ofronte jo vetëm kushte

të përshtatshme për të studiuar,

por edhe gjerësi informacioni,

me literaturë të spikatur, të

huaj dhe vendase. Mbështetja,

orientimi i vazhdueshëm dhe

këshillimi i pedagogëve, më ka

ndihmuar shumë. Jam e bindur

se diploma që do të marr në

fund të studimeve të mia në

UET në programin Informatikë

Ekonomike do të më shërbejë

si bazë e çmueshme për

studimet e mëtejshme dhe

karrierën që aspiroj.

Arianita Toçi

Studente në programin

Informatikë Ekonomike

Page 23: Guida Bachelor 2012 - 2013

23uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Ku mund të punosh pas studimeve

• Specialist ekonomie dhe informatike në biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha• Specialist ekonomie dhe informatike në institucione e organizata• Specialist për tregun e komunikimeve elektronike, telekomunikacion dhe media elektronike• Ekspert në fushën e teorive të rritjes ekonomike dhe të zhvillimit• Specialist të modeleve dhe teorive ekonomike• Specialist të kontabilitetit nacional• Ekspert për Bankat Qendrore dhe Tregtare• Specialist në fushën e ekonomisë dhe tregtisë ndërkombëtare• Drejtues apo menaxherë të instituteve apo qendrave kërkimore-shkencore në fushën e

ekonomisë dhe financave• Ekonomistë të bizneseve në sfera të ndryshme aktiviteti• Drejtues të përgjithshëm apo sektorialë të bizneseve private e publike të llojeve të

ndryshme, biznese kombëtare e ndërkombëtare

Ku mund të punosh pas studimeve

• Ku mund të punosh pas studimeve• Specialistë ekonomie dhe informatike në biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha• Specialistë ekonomie dhe informatike në institucione publike dhe organizata• Specialistë ekonomie dhe informatike për tregun financiar, në sistemin bankar, shoqëritë

e sigurimeve, si dhe institucionet financiare, përfshirë tatim-taksat, doganat dhe buxhetet • Specialist në të gjitha strukturat e sistemit bankar dhe financiar• Ekspert i shoqërive të sigurimit, fondeve të pensioneve, fondeve të investimeve, leasing-ut• Ekspert kontabël të niveleve të ndryshme• Financier dhe kontabilist të bizneseve të ndryshme• Punonjës të degëve të tatim-taksave, të sistemit doganor etj• Ekspertë të auditimit dhe të kontrollit• Specialistë të sistemit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore

Sot gjithnjë e më shumë po aplikohen arritjet e informatikës, të teknologjisë së informacionit dhe të sistemeve të informacionit, aplikime këto që kanë gjetur një shtrirje tepër të gjerë, sidomos në fushën e Menaxhimit të Biznesit. Programi që ofrojmë është një ndërthurje e lëndëve teorike dhe aktiviteteve praktike ku ju mund të shikoni aplikimin konkret të asaj që do të studioni në të tria vitet.

Konceptet në lidhje me kompjuterët, rrjetet dhe sistemet e informacionit shihen të lidhura ngushtë me objektivat dhe nevojat që kanë sistemi financiar dhe ai bankar për këto sisteme, gjithmonë në funksion të rritjes dhe përmirësimit të performancës si dhe cilësisë së shërbimit. Në fund të studimeve fitohen aftësi të orientuara dhe të specializuara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të aplikimeve praktike të saj në sistemin financiar dhe atij bankar.

Programi

Informatikë Ekonomike(Financë & Banka)

Programi

Informatikë Ekonomike(Menaxhim Biznesi)

Page 24: Guida Bachelor 2012 - 2013

24 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Fakulteti i Shkencave Sociale dhe të EdukimitËshtë një nga fakultetet që jep mundësi zgjedhjeje për të rinjtë në programet cilësore që ofron në Sociologji, Antropologji, Marrëdhënie Publike-Komunikim, Psikologji, Shkenca Edukimi, Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare, e deri tek Komunikim-Dizajn. Ofron programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë. Ky fakultet e mbështet mësimdhënien dhe kërkimin shkencor mbi programe bashkëkohore, të mbështetur me literaturë prestigjioze të vendit e të huaj, me artikuj shumë të vlefshëm shkencorë në revistën shkencore “Polis”, që vijnë në shqip me botime cilësore nga UET-Press. Një i diplomuar në Shkenca Sociale në UET ka mundësi të bëhet aktor i suksesshëm në tregun e punës dhe mundësitë e punësimit shtrihen nga arsimi i mesëm e i lartë, tek administrata publike, media, institucionet kërkimore, sektori i shëndetësisë, institucionet financiare dhe sektorë të tjerë të shërbimit publik.

Fakulteti i Shkencave Sociale dhe të Edukimit në UET përbën në vetvete zemrën e këtij universiteti. Në të, janë investuar dhe provuar së pari vizioni dhe pikëpamjet e themeluesve të Universitetit Europian të Tiranës. Fakulteti ynë ofron programe studimi, të cilat së bashku me profilet shoqëruese përkatëse të rrëmbejnë në aventurën e të studiuarit të mendjes, studimit të mjedisit social, ndërtimit të punës për ndryshime sociale, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun, apo zhvillimit të politikave aktuale shqiptare, rajonale dhe ndërkombëtare.Mundësitë që ofrohen janë të shumta dhe të shumëllojshme, që nga Shkencat Politike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Sociologjia, Antropologjia, Psikologjia, Shkencat e

Edukimi, e deri tek Komunikim-Dizajni. Përvoja e gjatë në mësimdhënie e stafit akademik, kërkimi i shquar shkencor i anëtarëve të tij, arsimimi i pjesës më të madhe të tyre në universitetet më të spikatura perëndimore, metodat e avancuara të mësimdhënies, shoqëruar me klimën socializuese dhe atmosferën trendi për studentët tanë, garantojnë profesionalizëm të lartë, studime normale e pa stres dhe kalimin e një dite plot surpriza akademike, njohëse, aftësuese dhe sociale. Diploma e fituar në Shkencat Sociale dhe Edukimit në UET, është dinjitoze dhe mundëson vijimin e edukimit të mëtejshëm dhe punësimit edhe përtej kufijve të Shqipërisë."Dr. Tomi TRESKADekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Edukimit

Prof. Asoc. Dr. Tonin GjurajProf. Asoc. Dr. Aleksandër DhimaProf. Asoc. Dr. Çapajev GjokutajProf. Asoc. Dr. Enika AbaziProf. Asoc. Valjer PeshkëpiaProf. Dr. Bujar KapexhiuProf. Dr. Përparim FugaDr. Tomi TreskaHenri Çili, PhDGilman Bakalli, PhD

Artur Jaupaj, PhDKlejd Këlliçi, PhDFatos Tarifa, PhDOdeta Barbullushi, PhDBelina Budini, DoktorantHolta Heba, MARoland Lami, DoktorantEnri Hide, DoktorantIna Zhupa, DoktoranteKlodiana Turhani, Doktorante

Marsel Cara, DoktorantRudina Shkullaku, DoktoranteAlfred Nini MAJonida Këllezi, MAKlementin Mile, MAKlejd Kapexhiu, MAEltion Hoxha, DoktorantAnjeza Xhaferraj, DoktoranteErmira Danaj, DoktoranteBlerjana Bino, Doktorante

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit

Page 25: Guida Bachelor 2012 - 2013

25uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Kam zgjedhur UET-in, sepse

besoj tek vetja. Besoj se do

të formohem akoma më

shumë me një edukim cilësor.

Menjëherë sapo erdha në UET

ndjeva një sens protagonizmi

që më ndihmoi në përfshirjen

time në aktivitete.

Kam zgjedhur Shkencat Politike

sepse përfshin të gjitha fushat

e jetës. Hapësira në tregun

e punës dhe profesionet, jo

domosdoshmërisht të qenit

politikan, janë të shumta dhe të

larmishme. Eksperienca në UET

bëhet gjithmonë e më e bukur.

Jam i lumtur që jam në radhët

e këtij universiteti dhe çfarëdo

që të më rezervojë e ardhmja,

padyshim do të them me

krenari se ku mori fill plotësimi

im drejt së ardhmes dhe në

kushtet e një të ardhmeje të

garantuar.

Morin Radoniqi

Student në programin

Shkenca Politike

Ku mund të punosh pas studimeve

• Nëpunës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Punës e Çështjeve Sociale• Specialist në Bashki e Komuna• Kërkues shkencor pranë institucioneve/instituteve kërkimore • Kërkues shkencor pranë instituteve, institucioneve apo organizatave.• Nëpunës pranë Ministrisë së Integrimit• Gazetar që mbulon fushën e politikës• Nëpunës në të gjitha institucionet publike pranë zyrës së

marrëdhënieve me jashtë• Konsulent i pavarur për analizën e riskut në fusha të ndryshme

Programi përgatit specialistë të nivelit universitar në shkencat politike. Në këtë program studiohet rreth zhvillimit të politikës botërore dhe shqiptare me profesorët dhe një pjesë të politikanëve më në zë duke e bërë kursin të orientuar drejt shembujve konkretë.

Programi

Shkenca Politike

Page 26: Guida Bachelor 2012 - 2013

26 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Ku mund të punosh pas studimeve

• Nëpunës i Ministrisë së Jashtme• Pjesë e trupit diplomatik• Kërkues shkencor pranë institucioneve, instituteve apo organizatave të

ndryshme• Nëpunës pranë organizatave ndërkombëtare • Nëpunës pranë Ministrisë së Integrimit, si specialist • Gazetar që mbulon fushën e politikave ndërkombëtare• Nëpunës në Ministrinë e Mbrojtjes, si specialist/konsulent për çështje të sigurisë • Nëpunës në të gjitha institucionet publike pranë zyrës së marrëdhënieve me

jashtë• Konsulent i pavarur për analizën e riskut në fusha të ndryshme

Në programin tonë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare ofrojmë njohuritë e duhura për të qenë specialist i nivelit universitar në shkencat politike dhe sektorin e diplomacisë, të njihni shkencat politike në tërësi dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Programi

Marrëdhënie Ndërkombëtare

Ndryshe nga prindërit e mi, të

lindur në komunizëm, unë dhe

bashkëmoshatarët e mi kemi

lindur në demokraci. I kemi

jetuar të njëzet vitet tona në

tranzicion. Tranzit për ku? Me

ç’qëllim? Me ç’mjete?

Unë zgjodha Marrëdhëniet

Ndërkombëtare, sepse

ekzaminojnë natyrën e

ndërkomunikimit global,

ekonominë globale, politikën,

kulturën dhe mbi të gjitha

diplomacinë e strategjisë për

të shmangur luftën dhe për të

sjellë paqe. Ky program ishte

në një farë mënyre rruga për

të hedhur më tepër dritë mbi

pyetjet thelbësore që kam.

Pasi u ktheva nga disa muaj

studimi në Korenë e Jugut,

i vetmi standard që më

përafrohej ishte UET-i. Tani që

jam në UET ndiej se mund të bëj

më tepër nga ç’kisha menduar.

Brenton Kotorri

Student nga qyteti i Elbasanit

Page 27: Guida Bachelor 2012 - 2013

27uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Ku mund të punosh pas studimeve

• Administratë Shtetërore si në Ministrinë e Çështjeve dhe Punëve Sociale apo atë të Shëndetësisë

• Nëpunës në Bashki dhe Komuna • Gjykata dhe institucione të riedukimit të të miturve personave të dënuar• Çerdhe, kopshte dhe shkolla publike• Institucione publike të birësimit të fëmijëve me apo pa prind• Qendra të shëndetit publik • Shkolla dhe arsim parashkollor privat• Organizata jofitimprurëse me projekte psiko-sociale• Zyrat e personelit• Media e shkruar dhe vizive

Nëse kërkon të studiosh për psikologji, në UET ofrohet një program i hartuar në mënyrë shumë të kujdesshme për të hedhur bazat e një karriere në këtë fushë të shkencave sociale. Programi synon përgatitjen e psikologëve duke filluar që nga teoritë bazë mbi rritjen dhe zhvillimin njerëzor, mbi sjelljen sociale dhe personalitetin, të menduarit e të nxënit dhe deri tek vlerësimi dhe trajtimi i psikopatologjisë dhe problematikave të ndryshme psiko-sociale.

Programi

Psikologji

E zgjodha UET-in pasi

kisha dëgjuar që është

një universitet dinjitoz

dhe serioz. Pedagogët

janë të kualifikuar me një

eksperiencë akademike të

pasur. Ka cilësi të lartë në

mësimdhënie, programi

mësimor dhe ambientet

u përgjigjen standarteve

evropiane. Kam zgjedhur

programin Psikologji, sepse

ka qenë gjithmonë një

program që më ka tërhequr

dhe intriguar, besoj se

kushdo nga ne, sa më shumë

studion në psikologji, aq më

shumë arrin të kuptojë veten

dhe gjithashtu sjelljen dhe

problemet e të tjerëve.

Odeta Cacaj

Studente nga qyteti i Vlorës

Page 28: Guida Bachelor 2012 - 2013

28 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Page 29: Guida Bachelor 2012 - 2013

29uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Ku mund të punosh pas studimeve

• Specialist i problematikave dhe teorive edukative• Sociolog në Institute kërkimi• Specialist në organizata jofitimprurëse• Gazetar i çështjeve sociale• Analist i çështjeve sociale• Specialist pranë grupeve të interesit / cikël i ulët parashkollor

Programi Sociologji dhe Antropologji në UET ofron një program që fokusohet në disiplina dhe fusha të tilla si: historia e mendimit sociologjik klasik dhe bashkëkohor; antropologjia sociale; shkollat antropologjike klasike dhe bashkëkohore; sociologjia urbane dhe rurale; familja, farefisnia dhe gjinia; feja, ideologjia dhe shoqëria; etnografia, etj.

Programi

Sociologji dhe Antropologji Sociale

Ku mund të punosh pas studimeve

• Ekspert i marrëdhënieve publike në administratën shtetërore• Eksperti i marrëdhënieve publike në kompani PR• Zëdhënës në institucione apo organizata• Drejtues i marrëdhënieve publike në partitë politike• Drejtues i marrëdhënieve publike në organizatat ndërkombëtare

Marrëdhëniet e duhura me publikun dhe njohja e teknikave të komunikimit është tashmë një domosdoshmëri për krijimin e lidhjeve të qëndrueshme me audiencat e targetuara. UET ofron programin më të mirë për të fituar aftësitë teorike dhe praktikat e nevojshme për t’u transformuar në një ekspert i fushës së medias, komunikimit dhe ndërtimit të strategjive të komunikimit.

Programi

KomunikimMarrëdhënie Publike

Profesioni më i ri për të cilin ka nevojë tregu i punës sot është ai i Marrëdhënieve Publike. Profesion, i cili lidhet drejtpërsëdrejti me shumë fusha të tjera. Nëse dikur nuk ishte aq i njohur, sot është kthyer në domosdoshmëri për kompani e organizata të ndryshme. UET është i vetmi universitet që e solli këtë program në kohën e duhur duke më dhënë kështu mundësinë të eksperimentoja në një fushë të re, e cila ka nevojë për ekspertë dhe njerëz të aftë. Tre vitet e studimit në UET kanë qenë investim më i mirë që kam bërë për të ardhmen; kam marrë përgatitjen e duhur nga stafi pedagogjik dhe mendoj se jam gati të vë në praktikë të gjitha njohuritë teorike. Në të ardhmen e afërt e shoh veten më së miri si drejtuese e marrëdhënieve me publikun, në zyrën e komunikimit apo edhe në Departamentin e Burimeve njerëzore në kompani të ndryshme.Anita Hasanaj Studente në programin Marrëdhënie Publike-Komunikim

Page 30: Guida Bachelor 2012 - 2013

30 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Ku mund të punosh pas studimeve

• Ekspert i komunikimit, dizajnit, marketingut• Dizajner në studio grafike• Dizajner në studio fotografike• Dizajner në studio montazhi• Dizajner në institucione të ndryshme të medias• Specialist i dizajnit në institucione prodhuese• Krijues i lirë

Të rinjve që duan të ndërtojnë një karrierë të sigurt dhe të suksesshme në fushën e komunikimit kreativ u ofrojmë të gjitha mundësitë për ta realizuar. Në fund të kursit do të fitohen njohuri teknike të fushës së dizajnit grafik, ndërthurur me njohuritë teorike të fushës së komunikimit, në mënyrë që të keni si aftësi krijuese ashtu edhe konceptuese, duke u veshur me aftësi profesionale të përshtatshme për kërkesën e tregut të punës në këtë fushë.

Programi

KomunikimDizajn

Ku mund të punosh pas studimeve

• Gazetar në median e shkruar dhe elektronike• Redaktor, kryeredaktor në institucionet e medias• Pjesëtar në ekipet televizive • Këshilltar në organet administruese të mediave• Skenarist emisionesh dhe dokumentarësh televizive• Ekspert i komunikimit në agjenci ose institucione të ndryshme

publike ose private

Ky Program bën një ndërthurje të disiplinave të gazetarisë me ato të fushës së komunikimit. Pas diplomimit do të keni njohuri analitike të larta në shkencat e komunikimit dhe aftësi për të kryer funksione të ndryshme në tregun e punës si specialistë të medias dhe të komunikimit.

Programi

KomunikimGazetari

Rrugëtimi im, nga një qytet

që e ndan lumi në mes, drejt

Universitetit Europian të Tiranës

ishte sfidë, aventurë mirë e

menduar dhe e veçantë!

Prej kohësh më ka kureshtuar

sistemi, përkushtimi ndaj

dijes dhe bashkëpunimi i

pedagogëve me studentët.

Kurrikulat mësimore, aktivitetet

dhe publikimet e vazhdueshme

e pasurojnë përditë jetën

akademike të universitetit.

Shumë i rëndësishëm është

fakti se në UET gjërat trajtohen

jo vetëm për karakterin e

tyre teknik, por detajisht si

fenomene me qasje kritike dhe

analitike. UET-i, si institucion mishëron

vlerat dhe diversitetin e

natyrshëm!

Fjolla Spanca

Studente nga Mitrovica

Page 31: Guida Bachelor 2012 - 2013

31uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Page 32: Guida Bachelor 2012 - 2013

32 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Ku mund të punosh pas studimeve

• Institucione arsimore• Institucione administrative të

pushtetit qendror apo lokal• Qendra të specializuara/grupe

ekspertësh në fushën e edukimit• Veprimtari private në fushën e

edukimit• Institucione arsimore jopublike,

qendra edukimi, etj.

Programi më i ri i studimit në UET përgatit mësues për 6 klasat e para të shkollës 9-vjeçare. Ky program është një nga prioritet e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit, e veçanërisht për Departamentin e Edukimit. Programi është një investim afatgjatë për studentët që e zgjedhin. Tre vjet studime në nivelin Bachelor, një vit përkujdesje në praktikë dhe një vit në masterizim profesional, i jep mundësinë mësuesit të ardhshëm të demostrojë njohuritë, shprehitë dhe aftësitë e tij personale në tregun e punës.Kurset e ndjekura në këtë program ofrojnë një bazë të gjerë teorike dhe praktike, mbi të cilën mësuesi mund të specializohet lehtësisht edhe në drejtime të tjera si në sociologji, psikologji apo menaxhim dhe administrim i shkollës, etj.

Programi

Mësuesi –Cikël i ulët

Page 33: Guida Bachelor 2012 - 2013

33uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Apliko në: [email protected]

5-9 korrik 2012Aktivizmi, komuniteti dhe unë• Je në gjimnaz? • Do të mësosh se si të përfshihesh në aktivitete sociale? • Bëhu pjesë e shkollës verore që organizon UET!• Programi i shkollës verore të UET do të zgjasë tri ditë. • Shkolla Verore e UET është pa pagesë.

SHKOLLA VERORE / SUMMER SCHOOL

Page 34: Guida Bachelor 2012 - 2013

34 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Realizimi i një projekti është përherë një sfidë e vështirë pasi nuk mjafton vetëm ideja, por edhe mjetet për ta realizuar. Ke ideuar i vetëm një projekt, me një grup miqsh apo me një organizatë brenda gjimnazit? Dërgojeni projektin tuaj tek Universiteti Europian i Tiranës dhe ne do t’ju ndihmojmë ta realizoni duke ofruar mbështetje financiare si edhe teknike. Na kontaktoni për të kërkuar formularin e aplikimit dhe ne do t’ju ndihmojmë që projekti juaj të marrë jetë. Kërko formatin e aplikimit në: [email protected]

Realizo projektin tënd

Page 35: Guida Bachelor 2012 - 2013

35uet.edu.al/bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

Mos shfleto, lexo!

Page 36: Guida Bachelor 2012 - 2013

36 Universiteti Europian i Tiranës Programet bachelor............................................................................................................................................................................................................................................

NE JE

MI K

UDO!

JURI

DIK -

EKON

OMIK

- SHK

ENCA

SOCI

ALE &

EDUK

IMI,

ITAd

resa

: Bule

vard

i Gjer

gj Fis

hta,

Nd. 7

0, H.

1, Tir

anë,

www.

uet.e

du.al

, info

@ue

t.edu

.al, C

el: 06

8 20 1

6 616

Na gj

eni e

dhe n

ë: