Procedura penale

26
Stadet e procedurës penale 1.Procedura paraprake- paragjyqësore e cila përfshinë fazën e hetimit dhe të seancës së konfirmimit te aktakuzës 2.Shqyrtimi gjyqësor me marrjen dhe shpalljen e aktgjykimit. 3. Procedura sipas mjetit juridik. 4.Ekzekutimi i sanksionit penal. Dy stadet e para përbëjnë procedurën penale në shkallë të parë stadi i tretë procedurën penale në shkallë të dytë e nganjëherë edhe në shkallë të tretë, ndërsa stadi i katërt pason pas përfundimit të procedurës penale dhe i takon të drejtës se ekzekutimit të sanksioneve penale. E drejta e jonë e procedurës penale njeh tre forma themelore të procedurës penale në shkallë të parë: 1. Procedura e rregulltë e cila zhvillohet në gjykatë të qarkut dhe në gjykatë komunale për të cilat është paraparë dënimi mbi tre vjet burgim. 2. Procedurën e shkurtë sumare e cila zhvillohet në gjykatë komunale për të cilën parashihet dënimi me gjobë ose burgim deri në tre vjet burg. 3.Procedura ndaj të miturve varësisht nga vepra zhvillohet në gjykatë të qarkut dhe komunale. Kallëzimi penal Veprimtaria e policisë rreth zbulimit të veprës penale gjetjes së kryrësit të saj dhe sigurimit të provave kurorëzohet me kallëzim penal të cilit ky organ ia bënë prokurorit publik. Së bashku me kallzimin penale dërgohen edhe sendet skicat dhe fotografitë raportet e marra, moskallzimi i 1

Transcript of Procedura penale

Page 1: Procedura penale

Stadet e procedurës penale1.Procedura paraprake- paragjyqësore e cila përfshinë fazën e hetimit dhe të seancës së konfirmimit te aktakuzës2.Shqyrtimi gjyqësor me marrjen dhe shpalljen e aktgjykimit. 3. Procedura sipas mjetit juridik. 4.Ekzekutimi i sanksionit penal. Dy stadet e para përbëjnë procedurën penale në shkallë të parë stadi i tretë procedurën penale në shkallë të dytë e nganjëherë edhe në shkallë të tretë, ndërsa stadi i katërt pason pas përfundimit të procedurës penale dhe i takon të drejtës se ekzekutimit të sanksioneve penale.E drejta e jonë e procedurës penale njeh tre forma themelore të procedurës penale në shkallë të parë: 1. Procedura e rregulltë e cila zhvillohet në gjykatë të qarkut dhe në gjykatë komunale për të cilat është paraparë dënimi mbi tre vjet burgim.

2. Procedurën e shkurtë sumare e cila zhvillohet në gjykatë komunale për të cilën parashihet dënimi me gjobë ose burgim deri në tre vjet burg.

3.Procedura ndaj të miturve varësisht nga vepra zhvillohet në gjykatë të qarkut dhe komunale.

Kallëzimi penal Veprimtaria e policisë rreth zbulimit të veprës penale gjetjes së kryrësit të saj dhe sigurimit të provave kurorëzohet me kallëzim penal të cilit ky organ ia bënë prokurorit publik. Së bashku me kallzimin penale dërgohen edhe sendet skicat dhe fotografitë raportet e marra, moskallzimi i veprës penale paraqet vepër penale, megjithatë as për këto vepra penale nuk dënohet personi të cilin kryerësi e ka bashkëshort, partner jashtëmartesorë, personi në gjini gjaku në vijë të drejtë, vëllau ose motra, prindi adoptues ose fëmija i adoptuar, këta persona nuk kanë obligim për deklarim por mbetet obligim moral. Kallzimi penal i paraqitet prokurorit publik me shkrim me mjete teknike të komunikimit ose gojarisht.

Vendimet e prokurorit publik

1

Page 2: Procedura penale

1. E hedh kallzimin penal nëse ekzistojnë rrethana të cilat përjashtojnë ndjekjen penale ose nuk ndiqen sipas detyrës zyrtare prokurori duhet ta hedhë kallzimin penal me aktvendim.

2. Kërkon informata plotësuese, po qe se prokurori nuk ka të dhëna në kallëzim penal nuk sigurojnë bazë të mjaftushme për fillimin e hetimit, nëse prokurori nuk është në gjendje të ndërmerrë këtë kërkon nga policia gjyqësore të mbledhë të dhëna të duhura.

3. Fillon zbatimi i hetimit kur prokurori pas pranimit të kallëzimit penal formon bindjen se ekziston dyshimi i arsyshëm se personi i caktuar ka kryer vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare.

4. Ngrit aktakuzë kur prokurori konsideron se informacionet me të cilat ai disponon për veprën penale dhe kryrësin e saj paraqesin bazë të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës

Hetimi Është faza e parë e stadit të parë të procedurës penale- procedura paraprake. Në hetimin e çështjeve penale prokurori mund të autorizoj policinë gjyqësore që të ndërmerrë veprime hetimore lidhur me marrjen e provave e cila vepron nën mbikqyrjen e tij, përndryshe aktiviteti i policisë në procedurë penale është e rreguluar me standarde ndërkombëtare, po ashtu duhte të thuhet fakti se gjyqtari i procedurës paraprake e drejton seancën për konfirmimin e aktakuzës. Në të drejtën tonë hetimin e zbaton prokurori publik i cili merr aktvendim për zbatimin e hetimit dhe një kopje ia dërgon gjyqtarit të procedurës. Hetim i zbatohet kundër personit konkret kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se ai ka kryer vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare. Qëllimi i hetimit është mbledhja e prova dhe të dhënave të nevojshme për të vendosur se a do të ngritet aktakuza apo të puhohet.Hetimi mund të pezullohet atëherë kur për zhvillimin e mëtejmë të procdurës penale paraqitet pengesa procedurale. Pezullimin e hetimit e bënë

2

Page 3: Procedura penale

prokurori publik me aktvendim në këto raste: kur i pandehuri pas kryrejes së veprës penale vuan nga një çrregullim mendor, kur i pandehuri është arratisur ose rrethana tjera që pengojnë hetimine suksesshëm.Hetimi pushohet me aktvendim të prokurorit me të cilën pushon procedura penale në përgjithësi: nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri ka kryer vepër penale, vepra e kryer nuk është vepër që ndiqet sipas detyrës zyrtare, vepra penale është parashkruar, vepra penale është përfshirë me amnesti, dhe ekziston rrethana që e përjashton ndjekjen.

AktakuzaFaza e dytë e stadit të parë të procdurës penale është akuzimi, pas përfundimt të hetimit paditësi i autorizuar paraqet akuzen në mënyrë që çështja penale të kaloj në gjykatë. Aktakuzën e përpilon prokurori ose paditësi subsidiar. Aktakuza duhet te mbaj elementet vijuese: emrin dhe mbiemrin e të pandehurit dhe shënimet personale të tij të dhënat e ti mbi paraburgim nëse ndaj tij është caktuar paraburgimi emërtimi i veprës penale për të cilën akuzohet dhe i dërgohet gjykatës kompetente.

Konfirmimi i aktakuzës

Pas pranimit të aktakuzës në gjykate gjyqtari i procedurës paraprake i cili zbaton procedurën për konfirmimin e aktakuzës verifikon se a është përpiluar aktakuza sipas ligjit, kur ka vërejtë që në përmbajtjen e saj aktakuzën ja kthen paditësit me rekomandim që brenda afatit prej tri ditësh ta ndryshoj. Aktakuza i dërgohet te pandehurit dhe mbrojtësit të tij së paku tetë ditë para seancës se konfirmimit. I pandehuri ka tri mundësi veprimi: të heqë dorë nga shqyrtimi i aktakuzës dhe i provave, të heq dorë nga konfirmimi i aktakuzës dhe të paraqes kundërshtim me shkrim kundër aktakuzës, të vazhdohet me seancës për konfirmimin e aktakuzës. Seanca për konfirmimin drejtohet nga gjyqtari i procedurës paraprake, në të duhet të jenë prokurori publik dhe i pandehuri ose mbrojtësi. Kur i pandehuri pranon fajësinë gjyqtari shikon se a kupton i pandehuri natyrën dhe pasojat e pranimit.

Shqyrtimi gjyqësor

3

Page 4: Procedura penale

Pasi aktakuza të fitoj formën e prerë, kalohet në stadin e dytë të procedurës penale në shqyrtim gjyqësor në të cilin gjykata pas shqyrtimit të gjithanshëm të provave duhet të vendosë për arsyshmërinë e aktakuzës. Në kuadër të përgaditjeve në shqyrtim gjyqësor thirren i akuzuari, mbrojtësi i tij paditësi, i dëmtuari, përfaëqsuesi ligjor përfaqësuesi i autorizuar si dhe përkthysi. Po ashtu thirren dëshmitar dhe ekspertë, anën tjetër palët dhe i dëmtuari edhe pas caktimit të shqyrtimit gjyqësor mund të propozoj prova te reja. Kur thirren eksperti ose dëshmitari e nuk mundë të vijnë në shqyrtim gjyqësore për shkak të sëmundjes ata pyeten në shtëpi. Në shqyrtimin nëqoftë se i akuzuari ka pranuar fajësinë kryetari i trupit gjykues nuk i thërret dëshmitarët dhe ekspertët në shqyrtim gjyqësor.

Roli i kryetarit te trupit gjykues

Shqyrtimin gjyqësor si stad qëndror te procedura penale e zhvillon trupi gjykues nën udhëheqjen e kryetarit të trupit gjykues, kryetari i trupit gjykues ka për detyrë të kujdeset që trupi gjykues të formohet sipas ligjit dhe ti pengohet pjesëmarrje gjyqtarit i cili duhet të përjashtohet, kryetari ka për detyrë që të kujdeset për shqyrtimin e gjithanshëm edhe për mbajtjen e rendit në gjykatore dhe për ruajtjen e dinjetetit të gjykatës, sjellja pa takt qëndrimi jo korrekt prishja e rregullit dhe qetësisë nga ana e pjesmarrësve në shqyrtim gjyqësor, në këtë drejtim ai disponon me mundësinë e largimit nga gjykatorja dhe me dënim në të holla deri në 1000 Euro, për largim të avokatit nga shqyrtimi gjyqësor njoftohet oda ekonomike e avokatëve.

Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor

Për të gjithë veprimtarinë që zhvillohet në shqyrtim gjyqësor përpilohet procesverbali me shkrim i shqyrtimit gjyqësor, në të shënohet thelbi i shqyrtimit gjyqësor. Përveç kësaj shqyrtimi mund të regjistrohet në mënyrë auditive ose vizuele ose në mënyrë stenografike, për mënyrën e regjistrimit vendos kryetari i trupit gjykues. Procesverbalin e nënshkruajnë kryetari i trupit gjykues dhe procesmbajtësi, procesverbali duhet të mbahet në

4

Page 5: Procedura penale

mënyrë pedante. Në fjalën përfundimtare trupi gjykues tërhiqet për këshillim dhe votim dhe aty formohet edhe një procesverbal.

Rrjedha e shqyrtimit gjyqësorPas përgaditjeve për shqyrtim gjyqësor të kryera nga kryetari i trupit gjykues ditën kur është caktuar shqyrtimi gjyqësor hapet seanca në të cilën bëhet zbardhja e gjithëanshme dhe e plotë e çështjes penale, rrjedhimisht gjatë shqyrtimit gjyqësor duhet të analizohen të gjitha faktet për të cilat gjykata konsideron se janë të rëndësishme për gjykim të drejtë.

Procedura provuesePrezantimi i provave përfshinë argumentimin e të gjitha fakteve që gjykata i konsideron të rëndësishme për një aktgjykim të saktë dhe të drejtë. Zhvillimi i procedurës provuse rrjedh duke pyetur dëshmitarët, ekspertët, duke lexuar procesverbalet e ndryshme për shikimin jashtë shqyrtimit gjyqësor- shikimin e vendit të ngjarjes, të kontrollit të banesës etj. Poashtu gjatë procedurës provuese mund të shikohen sendet të cilat mund të shërbejnë për sqarimin e çështjes dhe të shikohet fotodokomentacioni i vendit të ngjarjes. Me rastin e të dhënave personale kryetari i trupit gjykues duhet të shikoj nëse është fjala për dëshmitar të privilegjuar dhe duhet përjashtuar. Procesverbali mbi deklarimin e dëshmitarit të ekspertit të bashkëakuzuarit ose të dënuarit trupi gjykues mund të lexoj vetëm kur personi i marrë në pyetje ka vdekur ka çrregullime ose paaftësi mendore ose ardhja e tij në gjykatë është e pamundur atëherë lexohet deklarimi i dëshmitarit ose ekspertit. Dhe mund të pyeten së fundi se a kanë për të shtuar.

Fjala përfundimtare e palëvePërcaktohet sipas radhës që përcaktohet me ligj, së pari e merrë fjalën paditësi, pastaj i dëmtuari, mbrojtësi dhe në fund i akuzuari. Në fjalët e tij prokurori paraqet vlerësimin përkitazi me provat e prezantuara në shqyrtimin gjyqësor, pastaj paraqet

5

Page 6: Procedura penale

konkluzionet e veta për faktet e rëndësishme për vendim, varësisht nga rezultatet e procedurës provuese prokurori mund të tërhiqet nga aktakuza, të ndryshoj ose të zgjeroj aktakuzën ose të qëndroj pranë aktakuzës së vetë dhe të kërkoj që i akuzuari të dënohet sipas ligjit. Zgjerimi i aktakuzës bëhet kur gjatë shqyrtimit gjyqësor konstatohet se i akuzuari ka kryer edhe vepra të tjera penale. Veprat e tjera mund të jenë të kryera më parë ose vepra të tjera të kryera në shqyrtim gjyqësor, pra prokuroria mund të bejë zgjerimin e aktakuzës duke përfshirë veprën e re penale. Me rastin e zhvillimit të fjalës përfundimtare mund të vij deri te replika ku fjalën përfundimtare e merr i akuzuari dhe kryetari i trupit nuk ia ndërpret veç kur i akuzuari fyen dhe shanë gjykatën.

Shtyrja dhe ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor

Për shkaqe të caktuara shqyrtimi gjyqësor mund të shtyhet apo të ndërpritet, si shkaqe e imponojnë shkaqet e caktuara për shtyerje, paraqitet nevoja për paraqitje të aktakuzës së re, nevoja për përgaditjen e mbrojtjes, nevoja për mbledhjen e ndonjë prove të re. Për shtyerje të shqyrtimit gjyqësor vendos trupi gjykues me aktvendim, dhe caktohet dita kur duhet të vazhdohet shqyrtimi gjyqësor. Shqyrtimi gjyqësor duhet të filloj rishtas nëse është ndërruar përbërja e trupit gjykues. Por dëshmitarët dhe ekspertet nuk merren më në pyetje, shqyrtimi gjyqësor duhet të filloj rishtas nëse është shtyrë më tepër se tre muaj ose është ndërruar kryetari i trupit gjykues.

Marrja e aktgjykimit

Është vendim gjyqësor i cili merret dhe shpallet në emër të popullit, dhe njëherit, përfaqëson zbatimin e kodit penal në një rast konkret. Nëpërmjet tij zbatohen masat e shtrëngimit shtetëror kundër atyre që është konstatuar se kanë kryer vepër penale.Aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit për rastet konkrete penale që është zgjidhur me të dhe si i tillë është i detyrueshëm për të gjithë, gjykata ka për detyrë që me ndërgjegje të çmoj çdo provë një nga një dhe në lidhje me provat tjera dhe në bazë të vlerësimit të tillë të

6

Page 7: Procedura penale

nxjerr konkluzionin se a është provuar një fakt. Andaj vendimi gjyqësor duhet të pasqyroj të vërtetën, dhe gjykata të mbështetet në fakte që janë objektivisht të vërteta.

Llojet e aktgjykimeve

Në seancë për këshillim dhe votim varësisht nga situata konkrete gjykata mund të shqiptoj aktgjykimin meritor dhe jomeritor. Si aktgjykim meritor konsiderohet aktgjykimi lirues dhe dënues. Aktgjykimi jomeritor është aktgjykimi me të cilën refuzohet akuza. Me këtë lloj aktgjykimi gjykata fare nuk lëshohet në zgjedhjen dhe vendosjen e çështjes kryesore për të cilën është filluar procedura, por për arsye se në rastin konkret është paraqitur ndonjë pengesë procedurale, gjykata jep aktgjykim me të cilën refuzohet akuza.

Aktgjykimi refuzuesKëtë aktgjykim e jep gjykata kur në rrugë për zgjedhjen e çështjes kryesore paraqitet ndonjë pengese procedurale, me këtë lloj aktgjyimi çështja kryesore mbetet e pazgjedhur. Ky aktgjykim i tillë është 1.Kur paditësi është tërhequr nga akuza nga hapja deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, dihet se në procedurën tonë paditës është prokurori publik, prandaj çdo herë që paditësi tërhiqet nga ndjekja gjatë rrjedhës së shqyrtimit gjyqësor çdoherë gjykata merrë aktgjykim refuzues.2.Kur i dëmtuari tërhiqet nga propozimi për ndjekje 3.Kur i akuzuari për të njëjtën vepër penale është dënuar me vendim të formës së prerë. 4.Kur vepra penale është parashkruar ose përfshihet me amnesti me falje.

Aktgjykimi lirues

Kur gjykata konstaton se:

7

Page 8: Procedura penale

1.Vepra me të cilën i akuzuari akuzohet nuk përbën veprën penale. Pra mund të ndodh se vepra mos ti ketë tiparet e veprës penale por të ndonjë kundërvajtje, delikti disciplinor apo delikt ekonomik, andaj gjykata në raste të tilla jep aktgjykim lirues.2.Ekzistojnë rrethana që përjashtojnë përgjegjësin penale. 3.Nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar me ç’rast gjithashtu duhet të jepet aktgjykimi lirues. Kur gjykata merr aktgjykim lirues, aktgjykimi duhet të përfshij përshkrimin e veprës me të cilin akuzohet i akuzuari.

Aktgjykimi dënuesPas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, në seancë për këshillim dhe votim gjykata gjenë se ekzistojnë prova të mjaftuara në bazë të cilave pa mëdyshje provohet fajësia e të akuzuarit për kryerjen e vepre penale për të cilën është akuzuar, merr aktgjykim me të cilin te akuzuarin e shpall fajtor.

Shpallja e aktgjykimit

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor gjykata duhet të shpall aktgjykimin menjëherë, e po qe se këtë nuk mund ta bëjë menjëherë atëherë duhet caktuar ditën dhe vendin dhe duhet ta bëjë shpalljen brenda tre ditësh. Pastaj trupi gjykues tërhiqet në seancë për këshillim dhe votim për të marrë aktgjykimin.Me rastin e shpalljes së aktgjykimit lexohet dispozitivi i tij publikisht, pavarësisht nga ajo se a ka pasur publicitet me rastin e zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor apo jo. Në rast që ka pasur publicitet gjatë shqyrtimit gjyqësor atëherë vendos gjykata të përjashton. Pas shpalljes së aktgjykimit kryetari i trupit gjykues i udhëzon palët për të drejtën në ankesë, është me rëndësi edhe çështja e paraburgimit të të akuzuarit mund të transferohet me kërkesë të tij.

Përpilimi me shkrim i aktgjykimitMe shpalljen e aktgjykimit nuk përfundon aktiviteti gjyqësor rreth çështjes penale konkrete. Aktgjykimi i shpallur duhet të përpilohet me shkrim dhe tu

8

Page 9: Procedura penale

dorëzohet palëve, dhe duhet ta përpiloj brenda 15 ditëve nga momenti i shpalljes ndërsa brenda 30 ditësh në raste tjera.Aktgjykimin e nënshkruajnë kryetari i trupit gjykues dhe procesmbajtësi. Aktgjykimi përbëhet prej tre pjesëve: hyrjes, dispozitivit dhe arsytimit, hyrja përfshinë shënimet se aktgjykimi jepet në emër të popullit emërtimin e gjykatës emrin dhe mbiemrin e kryetarit dhe të antarëve të trupit gjykues dhe të procesmbajtësit dhe emrin dhe mbiemrin e të akuzuarit. Dispozitivi i aktgjykimit paraqet pjesën qëndrore të aktgjykimit në të cilën përmbledhet rezultati i procesit të gjykimit, si dhe arsytimi i aktgjykimit përmban arsyet për çdo pikë të aktgjykimit.

Mjetet juridikeJanë veprime procedurale, me të cilën palët e atakojnë vendimin të cilin e konsiderojnë jo të drejt dhe jo të ligjshëm dhe pas konstatimit gjykata e ndryshon ose e prish atë vendim të vet. Dallimi është ndërmjet mjeteve juridike në kuptimin e gjerë dhe të ngushtë, mjetet juridike në kuptimin e gjerë përfshinë si psh kundershtimi i aktakuzës, lutja për kthim në gjendjen e mëparshme etj,ato në kuptimin e ngushtë konsiderohen të gjitha mjetet juridike me të cilat atakohet vendimi gjyqësor, mjetet juridike ndahen në mjete të rregullta juridike dhe mjete jo të rregullta të jashtëzakonshme. Mjetet e jashtëzakonshme përdoren kundër vendimeve të cilat kanë fituar formën e prerë. Kundër të njëjtit vendim nuk mund të paraqiten mjetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme, si mjet i rregullt juridik konsiderohet ankesa kundër aktgjykimit dhe ankesa kundër aktvendimit, kurse mjeti i jashtëzakonshëm, kërkesa për rishikimin e procedurës penale, kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.Mjetet juridike ndahen në mjete juridike devolutive dhe jodevolutive. Karakterin devolutiv i mjeteve juridike duhet të vendos gjykata e rangut më të lartë nga ajo që e ka dhënë vendimin i cili sulmohet, por në raste të caktuara vendoset në të njëjtën gjykatë për nga një instancë tjetër, gjithashtu edhe mjetet e jashtëzakonshme kanë karakter devolutiv dhe për to vendos Gjykata Sypreme e Kosovës. Ekziston edhe ndarja në mjete juridike suspenzive dhe jo suspenzive.

9

Page 10: Procedura penale

Mjetet suspenzive janë kur e pezullon ekzekutimin e vendimit gjyqësor, kurse i mungon kjo karakteristikë kur ato nuk ndalin ekzekutimin e vendimit. Ankesa kundër aktgjykimit gjithëherë ka karakter suspenziv. Mjetet e jashtëzakonshme nuk kanë karakter suspenziv

Ankesa kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parëPas përfundimit të gjykimit të shkallës së parë procedura penale mund të vazhdohet në shkallë të dytë vetëm në bazë të iniciativës së personit të autorizuar për paraqitjen e ankesës, gjykata në shkallën e dytë mund të iniciohet me ankesë po qe se subjekti i ankesës konsideron se me aktgjykim është bërë ndonjë gabim i natyrës faktike. Kundër aktgjykimit të shkallës së parë personat e autorizuar mund të bëjnë ankesë brenda afatit prej pesëmbëdhjetë ditësh nga dita e dërgimit të kopjes së aktgjykimit

Personat e autorizuar për paraqitjen e ankesës

Sipas KPP ankesën mund ta paraqesin palet, mbrojtësi, përfaqëuesi ligjor i të autorizuarit dhe i dëmtuari, prokurori mund të paraqesë ankesë në dëm dhe në dobi të të akuzuarit, i pandehuri mund të paraqes ankesë ndaj aktgjykimit për vendimin e gjykatës lidhur me sanksionet penale, mbrojtësi mund të paraqesë ankesë edhe pa autorizimin e posaçëm të të akuzuarit por edhe jo kundër vullnetit të tij, përveç kur i është shqiptuar dënimi me burgim afatgjatë. Pas shpalljes së aktgjykimit kryetari i trupit i bënë me dije personat që kanë të drejtë në ankesë se duhet ta paralajmërojnë ankesën menjëherë por jo më vonë se tetë ditë nga dita e shpalljes së aktgjykimit.

Përmbajtja e ankesës Forma e ankesës eshte e përcaktuar me ligj, ankesa duhet të perfshij:1.Të dhënat për aktgjykimin i cili ankimohet 2.Arsyet e ankimit të aktgjykimit 3.Arsytimin e ankesës

10

Page 11: Procedura penale

4.Propozimin për prishjen e tërësishme ose të pjesërishme të aktgjykimit ose për ndryshimin e tij 5.Nënshkrimin e ankuesit. Po sa të pranoj ankesën, gjykata shikon a është hartuar në përputhje me ligjin dhe nëse kupton se ajo është e mangët, e thërret ankuesin që ta plotësoj ose atë e hudh.

Bazat e ushtrimit të ankesës ndaj aktgjykimit

Bazë për ankesë janë të metat të cilat figurojnë në gjykim dhe mund të ankimohet aktgjykimi:1.Shkeljet esenciale dispozitive të procedurës penale. 2.Shkelja e kodit penal. 3.Vërtetimi i gabueshëm dhe jo i plotë i gjendjes faktike 4.Vendimi mbi sanksionin penal sekuestrimi i dobisë pasurore, shpenzimeve të procedurës penale, kërkesa pasurore juridike,

Shkeljet esencialeTë gjitha shkeljet ndahen në shkelje absolute dhe relative, shkeljet absolute të procedurës penale janë nëqoftëse gjykata e shkallës së dytë konstaton shkeljen e KPP ajo duhet ta prish aktgjykimin e shkallës së parë. Në këtë drejtim ekzistojnë supozime se nuk mund të ekzistoj aktgjykim i drejtë po qe se ai permbanë ndonjë shkelje absolute. Shkelje relative të KPP nuk paraqiten në mënyrë taksative por me një formulim të përgjithshëm. Shkelje absolute janë: 1.Kur gjykata nuk ka qenë e përbërë në pajtim me ligjin 2.Kur shqyrtimi gjyqësor është mbajtur pa praninë e personave 3.Kur në kundërshtim me ligjin është përjashtuar publiku nga shqyrtimi gjyqësor 4.Kur gjykata ka shkelë dispozita procedurale lidhur me çështjen. 5.Kur aktgjykimi bazohet në prova te papranueshme. 6.Kur aktgjykimi ka tejkaluar akuzën.7.Kur dispozitivi i aktgjykimit është i pakuptushëm. Shkeljet relative janë:

11

Page 12: Procedura penale

1. Kur nuk është zbatuar ndonjë dispozitë e KPP ose është zbatuar gabimisht 2.Janë shkelur të drejtat e mbrojtjes etj.Shkeljet e ligjit penal

Ekiston nëse është cenuar kodi penal në çështjen:1.Nëse vepra për të cilën i akuzuari ndiqet është vepër penale2. Nëse ekzistojnë rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale 3. Nëse ekzistojnë rrethana që përjashtojnë ndjekjen penale 4.Nëse lidhur me veprën penale e cila është objekt i akuzës është aplikuar ligji i cili nuk mund të aplikohet.5.Nëse në marrje të vendimit për dënim, dënim alternativ, vërejtje gjyqësore 6.Nëse janë shkelur dispozitat mbi llogaritjen e paraburgimit dhe të dënimit të mbajtur.

Vërtetimi i gabueshëm ose jo i plotë i gjendjes faktike

Ekziston kur gjykata ka vërtetuar gabimisht ndonjë fakt vendimtar relevant apo përmbajtja e dokumentit, procesverbalit mbi provat e shqyrtuara ose të inçizimit teknik vë në pikëpyetje saktësinë e vërtetimit të fakteve të rëndësishme, vërtetimi jo i plotë i gjendjes faktike ekziston kur gjykata nuk ka vërtetuar ndonjë fakt vendimtar.

Procedura lidhur me ankesë në gjykatën e shkallës së parëNë gjykatë të shkallës së parë ankesën e pranon kryetari i trupit i cili e ka dhënë aktgjykimin, ai sipas ligjit e kontrollon ankesën a është e afatshme, a është paraqitur nga personi i autorizuar dhe a i përmbanë elementet sipas të cilave mund të vendoset lidhur me të. Po qe se konstaton se ankesa është e paafatshme ose është paraqitur nga personi i paautorizuar, me aktvendim e hedhë poshtë. Ankesën e afatshme të lejuar kryetari i trupit ia dërgon palës kundërshtare e cila në afat prej tetë ditësh ka të drejtë të paraqesë përgjegje në ankesë.

12

Page 13: Procedura penale

Procedura lidhur me ankesën në gjykatë të shkallës së dytëKur ankesa së bashku me shkresat arrinë në gjykatën e shkallës së dytë dhe kryetari i kolegjit ankimor shikon se a është e afatshme dhe e lejuar. Në këtë drejtim sipas nevojës mund të kërkoj nga gjykata e shkallës së parë raport mbi shkeljet e dispozitave të procedurës penale ose në ndonjë mënyrë tjetër ti vërtetoj pretendimet në ankesë lidhur me provat dhe faktet e reja. Kolegji mund të kërkoj nga palët dhe mrojtësi që të prezantojnë në seancë sqarime të nevojshme lidhur me pretendimet e tyre në ankesë. Gjithashtu palët mund të propozojnë që për plotësimin e raportit të lexohen shkresat e caktuara. Pas dëgjimit të raportit dhe propozimeve eventuale të palëve kolegji ankimor e mbyll seancën dhe tërhiqet në seancë jo publike në të cilën merret vendimi lidhur me ankesë dhe aktgjykimin aktimor.

Vendimet e gjykatës së shkallës së dytë lidhur me ankesë Duke shqyrtuar aktgjykimin e atakuar me ankesë gjykata e shkallës së dytë në seancë kolegji ose në shqyrtim ka mundësi ta hedhë ankesën ose ta aprovoj ankesën, dhe gjykata mund të merrë vendimet vijuese:1.Hedh ankesën si të paafatshme ose të palejuar 2.E refuzon ankesën si të pabazë dhe vërteton akgjykimin e shkallës së parë3.E prish aktgjykimin dhe çështjen ia kthen gjykatës së shkallës së parë për rigjykim dhe vendim.4.E ndryshon aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë Siç shihet gjykata e shkallës së dytë ka mundësi ta vërtetoj ta prishë ose ta ndryshoj aktgjykimin e shkallës së parë, vlenë të thuhet se vendimi i gjykatës së shkallës së dytë nënshkruhet nga gjithë anëtarët e kolegjit, një antarë i kolegjit mund të jap mendimin e ndarë mospajtues ose pajtues dhe të gjitha këto i bashkangjiten aktgjykimit.

Rigjykimi

13

Page 14: Procedura penale

Kur gjykata e shkallës së dytë duke vendosur lidhur me ankesën ose e prish aktgjykimin e shkallës së parë, pra të gjitha shkresat e lëndës ja kthen gjykatës së shkallës së parë për gjykim të sërishëm. Në këtë shqyrtim gjyqësor palët mund të paraqesin fakte të reja, gjykata e shkallës së dytë nuk mund ti urdhëroj gjykatës së shkallës së parë së çfarë vendimi duhet të marrë në rastin konkret, deri te rigjykimi mund të arrihet edhe kur aktgjykimi prishet sipas mjetit të jashtëzakonshëm.

BENEFICIUM COESIONIS dhe REFORMATIO IN PEIUSKëto dy terme kanë lidhmëri të ngushtë me mjetet juridike dhe janë të parapara në dobi të të akuzuarit. Beneficium coesinis – beneficioni i bashkangjitur është një benificion të cilin e hasim në procedurë penale përkitazi me mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Esenca e këtij benificioni është se gjykata është e detyruar që përshtatshmëritë për të cilat ka konstatuar së ekzistojnë për të pandehurin i cili ka përdorë mjetin juridik, ti zbatoj edhe ndaj të pandehurve të tjerë edhe pse ata nuk kanë paraqitur mjet juridik ose jo në atë drejtim. Ndalimi reformatio in peius- moskeqësimi i pozitës së të pandehurit është një institut procedural i cili shkon ne favor të të akuzuarit, ky institut zbatohet në procedurë tonë penale.

Ankesa kundër aktgjykimit të shkallës së dytë Me marrjen e aktgjykimit të shkallës së dytë sipas rregullit çështja penale konsiderohet çështje e gjykuar res iudicata sepse aktgjykimi e fiton formën e prerë në disa raste KPP lejon mundësinë e treshkllshmërisë, në të vërtetë ankesa e gjykatës së shkallës së dytë mund të paraqitet në rastet vijuese:1.Kur gjykata e shkallës së dytë ka shqiptuar dënimin afatgjatë ose vërteton aktgjykimin e shkallës së parë.2.Kur gjykata e shkallës së dytë në shqyrtim të mbajtur ka vërtetuar gjendjen faktike tjetër nga ajo e gjykatës së shkallës së parë3.Kur gjykata e shkallës së dytë ka ndryshuar aktykimin e gjykatës së shkallës së parë me të cilën

14

Page 15: Procedura penale

i akuzuari është liruar nga akuza dhe ka dhënë aktgjykimin më të cilin i akuzuari është shpallë fajtor.Vendimi i gjykatës së shkallës së dytë nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e kolegjit.Ankesa në aktvendim

Në grupin e parë bëjnë pjesë aktvendimet e gjyqtarit të procedurës paraprake si dhe aktvendime të tjera të gjykatës së shkallës së parë kundër të cilëve ekziston e drejta në ankesë, në grupin e dytë bëjnë pjesë aktvendimet e kolegjit të përbërë prej tre gjyqtarësh kundër të cilëve nuk lejohet ankesa në procedurë paraprake. Ankesa kundër aktvendimit sipas rregullit ka karakter suspenzive dhe devulotiv

Mjetet e jashtëzakonshme juridike

Vendimi gjyqësor i formës së prerë sipas rregullit eshte definitiv dhe i pandryshueshëm. Aktgjykimi i formës së prerë ka fuqinë e ligjit për çështjen konkrete penale e cila është zgjedhur në bazë të tij ndaj duhet të ekzekutohet po qe se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për ekzekutimin e tij. Mjetet e jashtëzakonshme juridike janë: 1.Rishikimi i procedurës paraprake 2.Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit3.Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Këto janë mjetet e jashtëzakonshme juridike dhe janë të drejtuara kundër vendimeve të formës së prerë.

Rishikimi i procedurës penaleProcedura penale e cila është përfunduar me aktvendim të formës së prerë ose me aktgjykim të formës së prerë, me kërkesë të personit të autorizuar, mund të rishikohet vetëm në rastet dhe sipas kushteve të parashikuar me KPP. Rishikimi i procedurës penale si mjet i jashtëzakonshëm juridik është i drejtuar kundër gjendjes faktike të vërtetuar me vendim të formës së prerë me të cilën është zgjedh çështja penale.

15

Page 16: Procedura penale

Rishikimi i drejtë i procedurës penaleMund të shikohet 1.Kur provohet se aktgjykimi është bazuar në dokumente të falsifikuar, ose në deklarim të rremë të dëshmitarit ekspertit 2.Kur konstatohet se aktgjykimi është pasojë e veprës penale e kryer nga gjyqtari laik.3.Kur zbulohen fakte të reja ose prezantohen prova të reja 4.Kur një person për të njëjtën vepër është dënuar disa herë.

Kërkesa për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit

Ky mjet i jashtëzakonshëm juridik mund të ushtrohet vetëm në dobi të të pandehurit, kërkohet që aktgjykimi i formës së prerë të ndryshohet për sa i përket vendimit lidhur me dënimin, këtë kërkesë e paraqesin personat e autorizuar, në rast që pas dhënies së aktgjykimit të formës së prerë kanë ekzistuar rrethana të tjera ku gjykata nuk ka ditur për to, këtë kërkesë mund ta bëjë prokurori i dënuari dhe mbrojtësi kërkesa në falje nuk ka karakter suspenziv. Për kërkesë për zbutjen e jashtëzakonshme të dënimit vendos Gjykata Supreme e Kosovës.

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë

Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë gjithashtu paraqitet kundër vendimeve gjyqësore të formës së prerë si: shkelja e ligjit penal, shkelja esenciale e dispozitave të procedurës penale. Kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë mund ta paraqesin prokurori, i pandehuri dhe mbrojtësi i tij. Pas vdekjes së të pandehurit kërkesën mund ta paraqesin personat e përmendur. Afati për paraqitjen e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë është tre muaj në përjashtim të prokurorit. Kur Gjykata Supreme konstaton se ka të meta vendimi i formës së prerë e prish vendimin e shkallës së parë në tërësi apo pjesërisht ose vërtetohet vetëm në

16

Page 17: Procedura penale

vërtetimin e shkeljes së ligjit, në gjykatë të shkallës së parë edhe të asaj të lartë.

Procedura e rregullt në gjykatë komunaleGjykata komunale ka kompetence te zbatoj procedure penale per vepra penale per te cilen eshte parapar denim gjer ne pes vjet burgim

Fillimi i procedurës sumareProcedura sumare është procedure e skurtër dhe nuk ka procedure për konfirmimin e aktakuzës, nëqoftëse kallëzimin penal e ka paraqitur i dëmtuari e prokurori brenda afatit prej nje muaj nuk e ka ngritur propuzimakuzen as qe e ka hedhur kallzimin penal i demtuari ka te drejt qe en cilesin e paditesit subsidar ti paraqes gjykates propuzimakuzen pra del qe procedura sumare nuk zhvillohet faza e hetimit.

Procedura për ndërmjetësimKPP parashehë mundesinë e zbatimit të procedurës për ndërmjetësim, prokurori mund ta dërgoj kallëzimin penal për vepër penale për të cilën është paraparë dënimi me gjobë ose dënimi me burgim deri në tre vjet burgim për ndërmjetësim, para se të vendos se a do ta qoj çështjen në procedurë për ndërmjetësim prokurori merrë parasysh: llojin dhe natyrën e veprës penale, rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, marrëveshja për zbatim të procedurës për ndërmjetësim mund të arrihet vetëm me pëlqimin e të pandehurit dhe të dëmtuarit. Ndërmjetësi duhet ta pranoj çështjen e dërguar nga prokurori dhe të paraqitet brenda tre muajve të arrij marrëveshjen e palëve.

Zhvillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe marrja e aktgjykimit

Rrjedha e shqyrtimit gjyqësor në procedurë sumare permbanë disa specifika të cilat kanë të bëjnë me vendin e zhvillimit te seancës, shqyrtimin gjyqësor në procedurë sumare e zbaton gjyqtari i vetëm shqyrtimi gjyqësor mbahet në selinë e gjykatës, në shqyrtim gjyqësor nëse nuk është e detyrueshme

17

Page 18: Procedura penale

mbrojtja mund të mbahet edhe pa praninë e mbrojtësit, shqyrtimi fillon me leximin e propozimakuzës, aktgjykimin e shpall gjykata dhe brenda pesëmbëdhjetë ditëve e përpilon me shkrim dhe ua dërgon palëve.

Procedura për dhënien e urdhërit ndëshkimorQëllimi i zgjedhjes së tillë ligjore është përshpejtim i zgjedhjes së një çështje penale e cila është objekt gjykimi në procedurë sumare. Në procedurë për dhënien e urdhërit ndëshkimor nuk mund të shqiptohet dënimi me burgim ku dënimi është gjoba, prokurori mund të kërkoj shqiptimin e dënimeve si: dënim me gjobë, ndalimin e drejtimit të automjetit, urdhërin për publikim të aktgjykimit, konfiskimin e sendit, vërejtjen gjyqësore ose konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale.

Shqiptimi i vërejtjes gjyqësoreKodi penal i Kosovës në nenin 74-75 e njeh vërejtjen gjyqësore si një sanksion të llojt të posaçëm e cila mund të shqiptohet ndaj kryerësve te veprave penale të një rrezikshmërie shoqërore relativisht të vogël te të cilat është paraparë dënimi me burgim deri në një vit ose dënimi me gjobë. Vërejtja gjyqësore mund të shqiptohet edhe të veprat penale ku parashihet dënimi deri në tre vjet por ku parashihet se është për vërejtje, dhe vërejtja shqiptohet me aktgjykim

Karakteristikat themelore te procedures ndaj te miturveKodi penal i Kosovës përcakton moshën katërmbëdhjetë vjet si kufi më të ulët kur një person kryerës i veprës penale ka përgjegjësi penale. Personi nuk konsiderohet përgjegjës nëse në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë 14 vjeç pra përkufizon termin fëmijë i mitur. Nga dispozitat tjera për të mitur të cilat përcaktojnë masat diversiteti, masat edukuese dhe dënimet me

18

Page 19: Procedura penale

gjobë burgim për te mitur dhe dënim alternativ nga termi i mitur dalin dy kategori prej moshës 14- 16 dhe 16-18 vjet, i mituri nuk mund të gjykohet në mungesë, prindërit kanë të drejtë ta shoqëroj gjatë gjithë kohës. mbrojtja është e detyrueshme praninë e prindit është e detyruar.

Fillimi dhe zbatimi i procedures përgaditoreNë procedurë për të mitur ndjekja ushtrohet sipas parimit të officialitetit, sepse për të gjitha veprat penale procedura fillon vetëm në bazë të kërkesës së prokurorit publik, prokurori e inicion procedurën. Parimi i legalitetit zbatohet edhe në procedurë për të mitur sepse ligjvënësi në disa raste lejon edhe zbatimin e parimit të oportunitetit, nëse i mituri kryen vepër penale të re sa është në shqyrtim gjyqësor prokurori mund të vendos të mos filloj procedurën përgatitore për veprën e re të të miturit, prokurori fillon procedurën përgatitore me aktvendim, kur është e nevojshme të vërtetohet gjendja mendore e të miturit mund të caktohet ekspertimi përkatës

Paraburgimi i të miturit Arresti i përkohshëm, ndalimi në polici dhe paraburgimi si masë për sigurimin e pranisë së personit të mitur në procedurë urdhërohet vetëm si masë e fundit për një kohë sa më të shkurtër të mundshëm arresti dhe ndalimi i të miturit mund të kalojë 24 orë. Gjyqtari për të mitur e urdhëron paraburgimin në ato raste: nëse alternativat e paraburgimit nuk do të ishin të mjaftueshme për të siguruar praninë e të miturit, për të ndaluar veprën e serishme penale.I mituri mund të qëndroj në paraburgim sipas aktvendimit të gjyqtarit për të mitur më së shumti një muaj ndërsa trupi kolegji për të mitur mund t’ia caktoj deri në dy muaj .

Mjetet juridike Kundër vendimeve të trupit gjykues për të mirë të gjykatës së shkallës së parë mund të ushtrohen mjetet juridike. Personat e autorizuar për paraqitjen e ankesës mund të paraqesin ankesë kundër aktvendimit për shqiptimin e divesitetit aktvendimin për pushimin e procedurës në

19

Page 20: Procedura penale

shqyrtim gjyqësor, për shqiptimin e masës edukuese kundër aktgjykimeve.

petritos©2008

20